Transport të 57 emigrantëve të paligjshëm, bien në pranga tre persona në Tiranë

23/11/2021 16:21

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë në 24 orët e fundit në Tiranë.

38-vjeçari së bashku me dy persona të tjerë janë konstatuar duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm.

“Ky shtetas, më datë 21.11.2021, së bashku me dy shtetas të tjerë ( të arrestuar në kushtet e flagrancës), janë konstatuar duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm. 38-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të metejshme”, sipas policisë.

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 58 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje në një objekt për të cilin kishte një vendim prishjeje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen e shtetasit A. O., 38 vjeç, i shpallur në kërkim nga DVP Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”. Ky shtetas, më datë 21.11.2021, së bashku me dy shtetas të tjerë ( të arrestuar në kushtet e flagrancës), janë konstatuar duke transportuar 57 emigrantë të paligjshëm. 38-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të metejshme. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, të shtetasit O. N., 31 vjeç, inxhinier/drejtues teknik në një firmë, pasi në firmën ku ai punon, është dëmtuar gjatë punës një punëtor, shtetasi A. N., 31 vjeç.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – E. Sh., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur; – M. Q., 27 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen Xh. B., 34 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”, sipas njoftimit.

Sipas policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel