Klandestinët “First Class”: Trafikimi me varka luksoze, nuk zbulohen dot

23/11/2021 18:18

Autoritetet italiane po shohin një rritje të madhe të numrit të emigrantëve të paligjshëm, që përdorin një korridor më pak të njohur të trafikut të qenieve njerëzore, që nis nga Turqia në drejtim të rajonin jugor italian, Kalabrisë.

Trafikantët përdorin varka me vela për të transportuar imigrantë të pasur afganë, irakianë, iranianë dhe kurdë drejt Europës.

Këto lloj mjetesh lundruese luksoze janë më të vështira për t’u pikasur nga autoritetet, që thonë se ato shpesh drejtohen nga kontrabandistë ukrainas, që bashkëpunojnë me gjasë me mafiozë turq e me grupin mafioz italian “Ndrangheta”.

Çdo emigrant i rritur paguan rreth 10 mijë dollarë për të hipur në varkë dhe gjysmën e shumës për çdo fëmijë. Punonjësit e ndihmës i quajnë si udhëtime të “klasit të parë”.

Por në kushtet kur rreth 100 imigrantë bëhen të gjithë bashkë, nën kuvertë, për t’iu shmangur patrullave ajrore, apo të rojes bregdetare, situata aty është e kundërta e luksit.

Vitet e fundit, teksa qindra mijëra emigrantë nga Afrika e Veriut kanë lundruar përgjatë Mesdheut për të arritur në Evropë, pak vëmendje i është kushtuar rrugës kalabreze, që nis nga Turqia.

Emigrantët që marrin këtë rrugë priren të jenë më të arsimuar, të paguajnë më shumë para, të udhëtojnë si familje e të mbërrijnë me varka me vela, që shpesh braktisen pranë bregut.

Vendasit i quajnë ato anije fantazmë, sepse lundrojnë pa u pikasur nga autoritetet.

Top Channel