Protestë masive e minatorëve në Bosnie pas planeve për shkurtim të rrogave (fotot)

23/11/2021 19:41

Mijëra minatorë boshnjakë protestuan sot në kryeqytetin Sarajevo kundër planeve për shkurtimet e rrogave të sektorit me rreth 30 perqind.

Qeveria thotë se zhvillimi vjen në kuadër të direktivave për “tranzicionin te energjia e rinoviueshme.”

Në të njëjtën kohë prodhimi i qymyrit ka ndaluar në 11 minierat e qytetit prej protestave të punëtorëve.

“Ligji i ri i punës thotë që rroga e një minatori të reduktohet nga 870 në 570 marka boshnjake, pra nga 430 në 290 euro. Nuk duam të punojmë për këtë shumë.

“Le të vijnë ata të punojnë në miniera. Këtë tranzicionin e energjisë ata duan ta bejnë brenda muajit, jo për tre dekada siç duhet të ndodhë”, tha sindikalisti Armel Jekalovic.

Një tjetër minator Omer Bacika, tha se rroga aktuale ishte mjaft e vogël dhe reduktimi është i papranueshëm:
“Si do të mund të jetoj me 300 euro në muaj? Ky është një krim në kurriz të punëtorëve. Ata vete paguhen mire, kurse ne jemi ne mjerim”, shtoi ai.

Kreu i sindikatës së minatorëve Sinan Husic, tha se të gjithë punonjësit kanë nisur procesin e mosbindjes.

“Prodhimi është ndërprerë në të gjitha minierat. Nga 1 janari ne do të dërgojmë qymyrin me të njëjtin çmim, kurse çmimi i energjisë elektrike po rritet.

“Në këtë mënyra duan të na vrasin”, tha Husiç.

FOTO GALERI
1/3
Qeveria thotë se zhvillimi vjen në kuadër të direktivave për “tranzicionin te energjia e rinoviueshme.”

Top Channel