24 Nëntori është shpallur ditë zie kombëtare në Bullgari

23/11/2021 18:45

24 Nëntori është shpallur ditë zie kombëtare në Bullgari për shkak të zjarrit që ra dje në shtëpinë e të moshuarve dhe aksidentit tragjik që ndodhi të martën në mëngjes në autostradën Struma, rreth 60 km larg Sofjes.

Vendimi është marrë ditën e sotme nga Këshilli i Ministrave. Qeveria bullgare u shprehu ngushëllime të afërmëve të viktimave. Në kujtim të tyre, flamuri kombëtar në të gjitha institucionet shtetërore do jetë i ulur në gjysmë shtizë.

Zjarri që përfshiu shtëpinë e të moshuarve në fshatin Royak, i mori jetën 9 personave.

Ndërsa, aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së martë në Bullgari shkaktoi një bilanc lufte, duke shënuar 46 viktima dhe 7 të plagosur.

Ministri i Brendshëm bullgar Bojko Rashkov tha se trupat e viktimave ishin krejtësisht të shkrumbuar plotësisht dhe se një tragjedi të tillë nuk e kishte parë kurrë me sytë e tij.

FOTO GALERI
1/5
Shtëpia e të moshuarve

Top Channel