Pse Kim Jong Un i detyron punëtorët të marrin drogë

23/11/2021 17:29

Koreja e Veriut është një nga vendet e pakta në botë që ka një regjim totalitar. Nën udhëheqjen e fortë të Kim Jong Un, e gjithë popullsia e vendit i nënshtrohet disa rregullave. Megjithatë, disa dëshmi të kësaj disipline janë vërtetë të habitshme.

Mësohet se menaxherët që janë të angazhuar për ndërtimin e kompleksit madhështor në Phenian u japin punëtorëve të tyre substanca narkotike për ta përfunduar objektin në kohë. Ky është një kompleks rezidencial shumë i madh dhe shkon deri në 70 kate. Me mijëra punëtorë janë të përfshirë në ndërtimin e këtij projekti.

Punonjësit janë në presion të tmerrshëm dhe janë të detyruar të marrin metamfetaminë, e njohur si metamfetamina kristalore.

Menaxherët e këtij projekti po ofrojnë publikisht për punëtorët e tyre të ndërtimit këtë lloj substance narkotike me idenë për t’u dhënë sa më shumë fuqi për punë”, tha një burim anonim për mediat.

Mirëpo, punën e pengojnë edhe mbishkrimet që shfaqen brenda kompleksit. Aty shkruhet se shpejtësia e Phenianit është si shpejtësia e drogës dhe se njësitë e ndërtimit janë trupa droge. Këto grafite konsiderohen si një krim politik. Oficerët e policisë po përpiqen të identifikojnë autorët, ndërsa banorët janë të detyruar të japin mostrat e tyre të shkrimit për të vërtetuar pafajësinë.

Megjithatë, të rrezikuar janë edhe punëtorët e pafajshëm, të cilët po kërcënohen se do të ndëshkohen ashpër nëse incidente të tilla përsëriten.

Përdorimi i metamfetaminës dhe stimuluesve të tjerë nuk është i pazakontë, veçanërisht në rrethana të vështira.

Të parët që kanë përdorur një substancë të tillë narkotike ishin anëtarët e forcave të armatosura gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përdorimi i drogës, kryesisht metamfetaminës dhe kokainës u rrit në fund të luftës, pasi forca numerike e Wehrmacht ra ndjeshëm dhe ushtarët e tjerë duhej të shpenzonin gjithnjë e më shumë kohë në misione luftarake.

Top Channel