Aksidenti tragjik me 45 viktima/ Reporteri bullgar: Ja cilat janë pistat ku po dyshohet

23/11/2021 13:29

Reporteri bullgar Svetoslav Todorov ka folur në “Shqipëria Live” rreth aksidentit tragjik me 45 viktima, shumica e të cilëve ishin me origjinë shqiptare.

Sipas tij, shoferi kishte bërë ndalesë pushimi para se të ndodhte aksidenti në Bullgari dhe pistat ku dyshohet janë probleme teknike të autobusit ose humbja e kontrollit të shoferit.

Svetoslav: Para se të ndodhte aksidenti, shoferi kishte bërë një ndalesë pushimi. 2 pistat e aksidentit janë problem teknike të autobusit ose humbja e kontrollit të shoferit. Asnjë prej të mbijetuarve në media nuk ka folur deri tani për ngjarjen e rëndë. Situata është e tmerrshme. Numri total i personave nuk dihet ende, por dyshohet se kanë qenë 52. Ka patur reshje shiu dhe në atë autostradë janë bërë disa aksidente rrugore dhe infrastruktura lë shumë për të dëshiruar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 02:00 sipas orës lokale, në një autostradë pranë fshatit Bosnek në perëndim të Bullgarisë. Aktualisht vazhdojnë hetimet për zbulimin e shkaqeve të aksidentit dhe shpërthimit në flakë të autobusit. Mësohet se 7 persona janë dërguar në spital.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha se autobusi po kthehej për në Shkup pas një udhëtimi nga Stambolli.

Top Channel