Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori 07/11 01:23
Teuta është duke kaluar një periudhë të vështirë në kampionat duke qenë se ekipi kampion në fuqi ka tre ndeshje pa marrë pikë të plota.
Së fundmi, durrsakët u ndalën në një barazim 2-2 ndaj Skënderbeut, në një takim ku trajneri Edi Martini vuante mungesa të rëndësishme si pasojë e pezullimeve me kartonë.
Megjithatë, këtë javë, ku Djemtë e Detit do të përballen me Partizanin, trajneri shkodran do të ketë sërish në dispozicion lojtarë të cilët konsiderohen titullarë fiks.
Fjala është për Adolf Selmanin, Albano Aleksin, Jackson dhe Ruben Aquah. Kështu, në ambientin durrsak janë të motivuar për t’u rikthyer te rezultatet pozitive, teksa Partizanin ia dolën ta mposhtnin edhe në fazën e parë.
Top Channel