E mërkurë, 15 Dhjetor 2021
15:55
Imazhet e burrit kinez bëhet virale për ngjashmërinë identike me manjatin e hapësirës Elon Musk (fotot)

Një burrë është bërë i famshëm në internet pasi përdoruesit kanë vërejtur “ngjashmëri të çuditshme” mes tij ddhe kreut të kompanisë SpaceX, Elon Musk.

15:45
Nis konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Pranë Dhomave të Specializuara në Hagë ka nisur konferenca e tetë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

15:44
“Mashtruese, kush të ka paguar”/ Tensione para selisë së PD-së, Evi Kokalari përplaset me militanten demokrate

Ishte menduar këtë të mërkurë nga Albana Vokshi si një mbledhje e zakonshme e Lidhjes Demokratike të Gruas në selinë e PD-së, por siç duket nuk ka rezultuar e tillë. Një incident u shënua jashtë selisë blu në praninë e gazetarëve mes një militanteje të Partisë Demokratike dhe Evi Kokalarit.

15:37
Ilaçet doping në futboll/ Mjekët dhe drejtuesit e klubeve njihen me problematikat

Përherë të parë mjekët dhe drejtuesit e klubeve të kategorisë Superiore u njohën sot me agjencinë kombëtare antidoping dhe me problematikën që mund të kenë futbollistët me përdorimin e ilaçeve që konsiderohen doping.

15:35
Omicron në janar “mbyt” Europën, OBSH: Riktheni maskat!

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen paralajmëroi se varianti Omicron i koronavirusit do të bëhet shumë shpejt dominues në kontinentin e vjetër, edhe pse blloku sipas saj, ka mjaftueshëm vaksina për t`i bërë ballë situatës.

15:31
Kukës/ Po transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 60-vjeçarit

Vijon operacioni policor i koduar “Morina”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

15:30
Londra, vatër e madhe e infektimit! “Omicron” bëhet varianti dominues në mesin e infektimeve të reja

“Omicron” është shndërruar në shtamën dominuese në kryqytetin britanik, pasi shtrimet në spitale me të infektuar me këtë shtamë janë rritur me 50 përqind, që kur ky variant i Covid-it u shfaq për herë të parë, më 24 nëntor.

15:30
“Sir” Lewis Hamilton/ Kampioni britanik i F1 merr titull kalorësie nga Princi Charles pas titullit të tetë (fotot)

Kampioni britanik i garave Formula 1, Lewis Hamilton ka marrë sot titullin mbretëror të kalorësisë, megjithë zhgënjimin e garës së javës që shkoi në Abu Dhabi.

15:25
Çfarë pengon vaksinimin?/ Ekspertët shpjegojnë se përse qytetarët ndikohen nga teoritë e konspiracionit

Ekspertë të shëndetësisë evidentojnë, se ka njerëz, që janë të prirur të besojnë më shumë teoritë konspiracioniste, për sa i përket vaksinimit kundër Covidit, sesa fjalën mjekut, që në botën e zhvilluar është “ligj”.

15:21
Kosova regjistron 11 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 15 dhjetor se në Kosovë janë regjistruar 11 raste të reja me koronavirus.

15:17
Gjyqi i vrasësve të biznesmenit/ Autorët e ngjarjes pranojnë se vrasja ndodhi pas sherrit

Gjykata e Kurbinit dha masën e sigurisë arrest me burg për tre të dyshuarit.

15:15
Në kërkim të policit në arrati/ Arbër Sula qëlloi dhe vrau me armën e shërbimit 29-vjeçarin Jurgen Duka

Pavarësisht negociatave të shumta për t’u vetëdorezuar , një oficer policie vijon të jetë në arrati për vrasjen e të riut Jurgen Duka.

15:14
Albana Vokshi akuzon Lulzim Bashën se i ka shpërthyer zyrën dhe i ka ndryshuar bravën

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi të mërkurën ka denoncuar ndryshimin e bravës së zyrës së Lidhjes Demokratike të Gruas në selinë e PD-së. Ajo akuzoi drejtpërdrejt Lulzim Bashën si njeriun që ka urdhëruar ndryshimin e tyre, me qëllim pengimin e punës së Komisionit të Rithemelimit të PD-së.

15:13
Krizat e PD shtyjnë reformat në janar/ Balla: Në 2022 nisim punën për reformën zgjedhore dhe vetting-un

Situata kaotike ku është përfshirë Partia Demokratike, natyrshëm e vendos në plan të dytë jetën parlamentare të kësaj force politike dhe prioritetin e kuvendit në zgjatjen e afatit të veprimit të organeve të vetting-ut.

15:10
Si të mbroni mëlçinë nga diabeti? Hapat që sugjerojnë mjekët

Diabeti rrit mundësinë e të prekurit nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë. Një sëmundje e cila shkaktohet nga sasia e lartë yndyrore në mëlçi edhe pse ju mund të konsumoni pak ose aspak alkool.

15:09
Papunësia në rënie të lehtë/ Qëndrojnë të larta shifrat e papunësisë mes të rinjve  

Papunësia ka shënuar rënie në tremujorin e tretë të vitit. Sipas të dhënave të Instat shkalla zyrtare e papunësisë llogaritet në 11.3%, në rënie të lehtë prej 0.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si dhe me tremujorin paraardhës.

15:08
Komisioni Europian: No Comment për PD, shtoni afatin e organeve të vetingut

Në të gjitha progres raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë, theksohet roli i rëndësishëm që merr opozita në proceset e integrimit.

15:06
Paga mesatare është ulur! Rënia si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në sektorin privat

Paga mesatare në ekonomi është ulur si në sektorin privat dhe në atë shtetëror.

15:03
Miratohet shpërblimi për festat/ Pensionistët dhe familjet në nevojë do marrin një pagesë shtesë

Qeveria miratoi shpërblimet e fund-vitit për 668.000 pensionistë të cilët do të përfitojnë nga 5.000 lekë secili.

14:55
Covid-19 te Real Madrid, dy lojtarë të infektuar

Dy lojtarë të “Los Blancos” kanë rezultuar pozitivë me covid.

14:45
Kë takoi Sabiani sapo doli nga Big Brother VIP?

Sabiani, ish-konkurrenti i Big Brother Vip ka treguar se kë ka takuar sapo doli nga shtëpia.

14:40
Efekti i rënies së lirës, shtetasit e huaj blejnë prona të paluajtshme në Turqi

Edhe pse rënia e vlerës së lirës i ka sjellë probleme qeverisë turke, gjendja ekonomike në anën tjetër i ka ardhur mirë shtetasve të huaj që e shfrytëzuan për blerje masive të pronave të paluajtshme në Turqi.

14:36
Korporata Energjetike e Kosovës: Ngrohja nga Termokosi rikthehet të enjten

Mungesa e avullit që çoi në ndërprerjen e ngrohjes për konsumatorët në Prishtinë nga ndërmarrja “Termokos” erdhi si pasojë e problemeve në njësinë B1 të termocentralit ‘Kosova B’.

14:32
Mes dëborës dhe terrenit të vështirë, rikthehet energjia në Petran, Maliq dhe Shupenzë

Grupet e OSSH vijojnë punën duke avancuar drejt territoreve të thella, pavarësisht terrenit, ku trashësia e dëborës arrin në 60 cm.

14:23
Në Kosovë pritet të rritet edhe çmimi i ujit

Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit të ujit, një sasi e madhe e ujit të prodhuar për pije nuk arrin të faturohet fare.

14:20
“Vuçiç po dobësohet”, analistët: Presidentit serb po i lëkundën këmbët nga protestat

Protestat masive të qytetarëve javët e fundit në Serbi detyruan qeverinë të kthente mbrapsht ligjin për shpronësimet dhe ndryshimet në ligjin për referendumin, kërkesat kryesore këto të nismës “Kreni-promeni” (Nisu-Ndrysho).

14:19
Protestat në Serbi/ A po dobësohet Vuçiçi?

Protestat në mbarë Serbinë çuan në tërheqjen dhe ndryshimin e dy ligjeve të diskutueshme në parlamentin serb. Organizata dhe lëvizje të ndryshme paralajmëruan vazhdimin e protestës.

14:16
Këto katër shenja të zodiakut ka shumë të ngjarë të mendojnë gjërat më shumë se ç’duhet

A e gjeni shpesh veten duke lexuar shumë në një mesazh të thjeshtë ose duke u menduar rezultatin e mundshëm të çdo vendimi që merrni?

14:10
Përse gratë kanë nevojë për më shumë gjumë?

Është vërtetuar shkencërisht se gratë  kanë aktivitet më kompleks të trurit se sa meshkujt, prandaj kanë nevojë për më shumë gjumë.

14:10
“Unë do jem në finale”/Monika bisedon me banorët

Monika ka biseduar me banorët edhe është shprehur se ajo ka një qëllim edhe i vetmi qëllim është të jetë në finale.

14:07
OBSH: Omicron nuk mund të ndalet vetëm me vaksinim

Omicron po përhapet me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë dhe deri më tani është nënvlerësuar. Të paktën kështu e vlerëson OBSH rrezikun që vjen nga mutacioni i ri Covid-19.

14:01
Putin dhe Xi lavdërojnë raportet dypalëshe

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai kinez, Xi Jingping zhvilluan një takim virtual të mërkurën, më 15 dhjetor, ku biseduan për raportet dypalëshe dhe për çështjet ndërkombëtare. Ky takim vjen në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit mbi grumbullimin e trupave ruse afër kufirit me Ukrainën.

13:59
Ndryshime në masat e shpërblimit për sportistët/ Kushi: Peshëngritësit medalistë do të përfitojnë në të gjitha garat

Sportistët tashmë do të përfitojnë shpërblim sipas rregulloreve ndërkombëtare, sipas ministres të Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

13:40
Berisha i përgjigjet DASH: Bullizëm diplomatik! Ambasadorja të kërkojë ndjesë publike

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur Departamentit të Shtetit, pasi ky i fundit hodhi poshtë akuzat e bëra ga ish-kryeministri ndaj ambasadores amerikene, Yuri Kim.

13:36
Shpërblimi i fundvitit/ Manastirliu: Përfitojnë 66 mijë familje me ndihmë ekonomike dhe 72 mijë persona me aftësi ndryshe

Qeveria shqiptare, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që të mbështesë me paketën e solidaritetit (shërblimin e fundvitit) disa kategori në nevojë.

13:31
Basha: Qeveria Rama më e korruptuara në Europë, vettingu i politikanëve i nxjerr zbuluar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë e ka konsideruar qeverinë Rama si më të korruptuaren në Europë.

13:22
Prezantohet Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë 2021-2030, Manastirliu: Synojmë financim mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin

Mbulimi shëndetësor universal është në fokus të strategjisë për Strategjisë së Shëndetësisë 2021-2030, tha sot Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

13:04
Planifikohej vrasja e kryeministrit, Gjermania “lëshon” forcat speciale!

Policia në Dresden nisi bastisje masive pas kërcënimeve dhe zbulimit të planeve për vrasjen e kryeministrit të Saksonisë, Michael Kretschmer në rrjetin social Telegram.

12:58
Turqia aleancë ushtarake me Spanjën, alarmohen grekët

Greqia shprehu shqetësim pas deklaratave të Turqisë mbi vullnetin e saj për të rritur bashkëpunimin ushtarak me Spanjën. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri këto komente pas bisedimeve me homologun spanjoll, Hoze Manuel Albares, në Athinë.

12:52
SHBA vë Serbinë “në grykën e pushkës”, Hill: Përse po i drejtohet Rusisë për armë

Shtetet e Bashkuara po i ndjekin me shumë vëmendje lëvizjet e Serbisë. Christopher Hill, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Serbi e cilësoi shqetësues faktin që Beogradi po i drejtohet për armë Rusisë e Kinës, edhe pse shtoi se nuk mungon gatishmëria për ta ndihmuar vendin t’u rezistojë ndikimeve dashakeqe, përfshirë ato nga Rusia dhe Kina.

12:47
Putin nuk heq dorë: Zgjerimi i NATO-s na kërcënon, do reagojmë

Vladimir Putin kërkon ta rrahë hekurin sa është i nxehtë. Presidenti rus e bëri të qartë se nevojiten bisedime të menjëhershme me vendet perëndimore për të parandaluar zgjerimin e NATO-s në lindje, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo kërkesë.

12:44
Xhaçka pret homologun malazez Radulović: Marrëdhëniet Shqipëri-Mali i Zi, faktor stabiliteti dhe model për rajonin

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka priti këtë të martë homologun malazez Đorde Radulović.

12:39
Treg i ri për rrobat e përdorura/ Veliaj: Para festave, 100 tregtarët do zhvendosen

Banorët e komunitetit rom dhe egjiptian në zonën e Selitës në Tiranë, do të kenë një treg të ri të formalizuar, ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre të shitjes së rrobave të përdorura.

12:36
Një rreze shpresë për portierin që fundosi Liverpoolin në finale e madhe

Loris Karius nuk do ta harrojë kurrë atë finale Championsi, përballë Realit të Madridit.

12:34
Komisioni i Rithemelimit çon në gjykatë ndryshimet statutore të miratuara më 11 dhjetor

Komisioni  për Rithemelimin e Partisë Demokratike këtë të mërkurë ka çuar në gjykatë ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar  të 11 dhjetorit.

12:28
AMF zhvillon aplikacionin për përllogaritjen e dëmeve ndaj personit në aksidentet rrugore

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka zhvilluar aplikacionin e llogaritësit të dëmeve ndaj personit, në rastet e aksidenteve nga mjetet motorike në sektorin e transportit.

12:21
Durrësi pushtohet nga mbetjet dhe leshterikët

Bregdeti i Durrësit është pushtuar nga mbetjet dhe leshterikët pas përfundimit të sezonit.

12:19
Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për Bashkëqeverisjen

Komisioni për Çështjet Ligjore ka rrëzuar të mërkurën dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin e projektligjit “Për bashkëqeverisjen”.

12:14
Erozioni po rrëzon urën/ Në Llakatund rrezikohet objekti që lidh disa fshatra

Ura e fshatit Llakatund, e cila lidh fshatrat e bashkisë së Selenicës, Picar, Lubonjë, Armen me njësinë administrative Shushicë sot gjendet në kushte kritike.

12:08
Bardhaj në errësirë! Fshati afër Shkodrës ka gjithmonë mungesë energjie

Në Shkodër ndodhet dy nga hidrocentralet më të mëdha në vend, por në këtë bashki ka edhe fshatra që kanë probleme me energjinë elektrike për gjatë gjithë muajve të vitit.

12:07
Vizita në Kosovë, Balla takon kreun e  LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe delegacioni që e shoqëronte zhvilluan një takim me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

11:55
“Për mua falja është e shenjtë”/Einxhel debaton me Monikën

Mbas spektaklit të mbrëmshëm Monika ka debatuar me disa nga banorët e shtëpisë ku në këto debate është përfshirë edhe Einxhel.

11:44
KE: Omicron në janar do të jetë varianti kryesor në Evropë

Mutacioni i ri Omicron do të jetë varianti kryesor në Evropë duke filluar nga mesi i muajit janar.

11:42
Lojëra fati, drogë e para të jashtëligjshme/ Dy të arrestuar në Vlorë

Pronari i një lokali në Vlorë u arrestua, pasi në organizonte aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit në biznes.

11:25
Përhapja e variantit Omicron, Kupa e Kombeve të Afrikës drejt anulimit

Kupa e Kombeve të Afrikës, kompeticion i programuar për t’u zhvilluar nga 9 janari deri më 6 shkurt, mund të fshihet nga kalendari.

11:24
Vrasja e Rakip Rolit në Sanxhak/ Gjykata lë në burg tre të dyshuarit

Gjykata e Kurbinit vendosi të lejë në burg tre të dyshuarit e vrasjes së Rakip Rolit në Sanxhak, pas dy orësh seancë.

11:22
“Kasaforta” e re për Olaf Scholz kushton më shumë se…

Punë e re, fat i ri dhe… një makinë e re për Olaf Scholz.

11:17
“Do të zihesh që të jeni të gjithë kundër?”/Antonela debaton me Monikën

Antonela me Monikën mbrëmjen e djeshme kanë debatuar me tone të larta për arsye se Monika e ka quajtur Antonelën si sekretare ku ajo e mori si ofendim.

11:10
Operacioni ndërkombëtar “Shpirti”, SPAK mbyll hetimet për 28 të ndaluarit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për 28 personat e arrestuar dhe proceduar në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”.

11:02
“Do doja të kisha dalë nga shtëpia”/ Dj Dagz bisedon me Donaldin

Mbas spektaklit të mbrëmshëm Dj Dagz ka biseduar me Donaldin.

10:49
“Kush mendon se del”/Banorët pyesin Ilirin

Një zgjedhje e vështirë iu paraqit spektaklin e mbrëmshëm Meridianit ku ai u vendos përballë ‘’Kutisë së Pandorës’’ në të cilën ndodhej mundësia për realizimin e një dëshire por me rrezikun edhe të një penalizimi ku nga ky penalizim ai çoi të gjithë banorët në nominim.

10:49
Arteta i hoqi shiritin, sulmuesi i Arsenalit shihet si zgjidhje te Barcelona

Pierre-Emerick Aubameyang nuk ka qenë kurrë më parë kaq pranë Barcelonës. Sulmuesi nga Gaboni ka humbur shiritin e kapitenit tek Arsenali për thyerjen e disiplinës së klubit, jashtë fushës së blertë.

10:43
Ndërtesa merr flakë në Hong Hong, mbi 100 persona bllokohen brenda

Mbi 100 persona kanë ngecur në katin më të lartë të një ndërtese në Hong Kong, pas shpërthimit të zjarrit brenda saj.

10:23
Vrasja e Jurgen Dukës në market/ Bie në pranga për moskallëzim krimi njëri nga djemtë e pranishëm

Njëri nga djemtë e pranishëm në vrasjen e Jurgen Dukës në një market në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë është arrestuar një ditë pas ngjarjes.

10:16
“Do ta mbajë mirë me të gjithë si Sabiani”/Meridiani për Monikën

Mbas spektaklit të mbrëmshëm Meridiani ka biseduar me Einxhel për Monikën.

10:08
Të ardhurat nga sektori i fasonerisë arrijnë nivele rekord këtë vit

Të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga sektori i fasonerisë këtë vit kanë arritur nivelet më të larta të regjistruara për të paktën 13 vjet.

09:57
Dy persona të maskuar grabisin Postën Shqiptare në Babrru, marrin rreth 200.000 lekë

Dy persona të maskuar kanë grabitur Postën Shqiptare në Babrru rreth orës 09:15, ku kanë arritur të marrin 200 mijë lekë.

09:57
Presidenti i Maqedonisë së Veriut pritet me ceremoni shtetërore në Prishtinë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është pritur me ceremoni të lartë shtetërore në Prishtinë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

09:55
Heqja e vizave/ Prej 11 vitesh shqiptarët lëvizin të lirë në vendet e BE-së

Prej 11 vitesh, shqiptarët udhëtojnë pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian.

09:43
Me emigrantë të paligjshëm në “Jeep”, arrestohet 27-vjeçari në Morinë

Një 27-vjeçar që po udhëtonte me pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalimin në doganën e Morinës, u arrestua këtë të mërkurë.

09:20
Autor të vjedhjeve në tre shkolla, arrestohen të miturit në Cërrik

Tre të mitur që dyshohet se kanë kryer vjedhje në tre shkolla të Cërrikut janë arrestuar sot.

09:15
Balla takon Kurtin: Do vijojë puna për forcimin e bashkëpunimin edhe në nivel të grupeve parlamentare

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

09:00
Heqja e vizave/ Basha: Arritja më e madhe e demokratëve, në 18 dhjetor të mblidhemi rreth vlerave më të mira

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar sot 15 dhjetorin e vitit 2010, kur shqiptarët për herë të parë lëvizën pa viza drejt vendeve të Bashkimit Europian.

09:00
Një ishull i verdhë! Unsmoke, te Parku i Liqenit të Tiranës

Nëse në xhiron tuaj rreth Parkut të liqenit të Tiranës shihni një “ishull” të verdhë, me lule, stola dhe parking biçikletash, ajo është zona Unsmoke.

08:48
Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari 25-vjeçar në Fier

Një 25-vjeçar që e kishte përshtatur lokalin e tij në një ambient ku organizoheshin lojëra fati u arrestua këtë të mërkurë në Fier.

08:37
Punime në Unazën e Re, rëndohet trafiku nga Astiri në drejtim të pallatit me shigjeta

Trafiku i rënduar në zonën e Astirit është bërë i përditshëm, teksa shoferëve u duhet të presin deri me orë të tëra për të përshkuar këtë rrugë.

08:18
Laborator droge në Durrës, si rritej kanabisi me llamba dhe ngrohje brenda apartamentit

Një apartament në katin e dytë të një pallati në Durrës, që ishte përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar këtë të mërkurë.

07:39
Diell dhe rritje e temperaturave me 2 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

07:31
Shifra rekord! Shkon mbi 800 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më shumë se 800 mijë amerikanë kanë vdekur nga Covid-19, shifra më e lartë në të gjithë botën.

07:07
Si të mbroni mëlçinë nga diabeti? Hapat që sugjerojnë mjekët

Diabeti rrit mundësinë e të prekurit nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë. Një sëmundje e cila shkaktohet nga sasia e lartë yndyrore në mëlçi edhe pse ju mund të konsumoni pak ose aspak alkool. Ajo zhvillohet kryesisht tek njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2. Megjithatë mbetet ende e paqartë nëse ka zhvillim njëjtë mes atyre me diabet të tipit 1 dhe pjesës së popullsisë obeze, duke qenë se mbipesha është një nga shkaqet kryesore.

06:42
Çaj kamomili dhe livandë/ Kura e gjumit të patrazuar

Lavanda ofron një sërë vlerash të rëndësishme mjekësore falë 150 përbërësve aktivë që luftojnë mikrobet, bakteret dhe radikalet e lira. Kjo bimë ka efekt qetësues dhe shërben si anti-depresant. Bima e lavandës lufton inflamacionin dhe largon stresin. Nëse përdoret në masazh aromaterapeutik, ajo ofron qetësim kundër dhimbjeve të lindjes, pagjumësisë dhe depresionit.

06:16
Trajtimet me mjaltë për të mbrojtur fytyrën në dimër

Me ftohjen e temperaturave, lëkura bëhet më e brishtë dhe ka nevojë për mbrojtje dhe ushqim. Një nga mënyrat më efikase për mbrojtjen e saj, përveç përkujdesit ditor, janë maskat.

05:50
Shenja juaj e horoskopit zbulon cilën pjesë të modës luksoze duhet të merrni në vitin 2022

E sigurt është se ka arsye të mjaftueshme për ta trajtuar sërish veten me diçka – ndaj do t’ju ​​zbulojmë se çfarë sugjeron shenja juaj e horoskopit se në cilin aksesor luksoz duhet të investoni vitin e ardhshëm.

05:15
Brukseli propozon rregulla të reja për menaxhimin e zonës Shengen

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të përditësuara për të forcuar menaxhimin e zonës Shengen, e cila nuk ka kontrolle të brendshme kufitare. Ndryshimet e synuara do të çojnë në një koordinim më të mirë dhe do të pajisin më mirë vendet anëtare për t’u përballur me sfida të reja kur menaxhojnë kufijtë e përbashkët të jashtëm të Bashkimit dhe kufijtë e brendshëm brenda zonës Shengen, tha BE në një deklaratë.

03:46
Votohet vendimi/ Vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë dhe socialë në Britaninë e Madhe

Vaksinimi kundër virusit koronavirus nga sot është i detyrueshëm për punonjësit shëndetësorë dhe socialë në Britaninë e Madhe, si dhe janë futur edhe lejet për COVID-19, të cilat do të jenë të nevojshme për hyrje në vende dhe ngjarje të caktuara në vend.

03:13
Holanda prezanton masa të reja për shkak të Omicron

Holanda do të zgjasë kufizimet për shkak të COVID-19 gjatë festave të Krishtlindjeve, që do të thotë mbyllje e hershme e shkollave, tha sot kryeministri Mark Rutte.

02:44
Haradinaj: Ne kemi interes për një Shqipëri të fortë

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se interesi i Kosovës është për një Shqipëri të fortë.

02:22
Kriza e energjisë/ Qeveria në Kosovë këshillon qytetarët si të kursejnë energji

Qeveria e Kosovës ka publikuar një manual për kursim të energjisë elektrike, pas krizës që ka kapluar vendin dhe gjithë botën nga ngritja e çmimit të saj. Në manualin e publikuar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, këshilla e parë është që të kursehet në ndriçim.

01:57
Ligji për pagat/ VV: Po përgatiten listat dhe koeficientet për secilën pozitë

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në rrjetet shoqërore ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës, Financave dhe Transfereve është duke i përgatitur listat me pozita, dhe koeficientet përkatës, për secilën pozitë.

01:40
Bullgaria do heqë veton/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u penguan nga Bullgaria për çeljen e negociatave me BE

Kryeministri i ri bullgar, Kirirl Petkov, në një intervistë për Finance Time tha se do ta heqë veton për Maqedoninë e Veriut. Ai paralajmëroi se në gjashtë muajt e ardhshëm do të propozojë fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE.

01:21
Covid, rekord viktimash në Greqi/ Pacientët e intubuar të pa vaksinuar, ose pjesërisht të vaksinuar

E “marta e zezë” është quajtur dita e sotme në Greqi pasi Organizmi Kombëtar i Shëndetit në vend ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga koronavirusi 130 persona.

01:02
Nga pula tek gomari, sa buxhet përfituan banorët nga prova javore?

Prova javore konstatoi në një sfidë sa të vështirë aq edhe qësharake për banorët.

00:58
Hasenhuttl “thumbon” Brojën me shokë: Duhet të shënojmë më shumë

Në prag të transfertës ndaj Crystal Palace, trajneri i Southampton, Ralf Hasenhuttl ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka folur për gjendjen e të dëmtuarve dhe ka drejtuar gishtin nga sulmi.

00:53
”Kutia e Pandorës” tundon Meridianin, ai vendoset përballë një zgjedhjeje të vështirë

Një zgjedhje e vështirë iu paraqit mbrëmjen e sotme Meridianit.

00:49
Meridiani hap kutinë e Pandorës, merr dhuratën e veçantë nga lojtarët e Vllaznisë

Futbolli është sporti që mbledh rreth tij shumë të apasionuar, ndërsa një prej tyre është edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP. Fjala është për Meridianin, i cili në spektaklin e sotëm ka pasur mundësinë të takoj disa prej futbollistëve nga ekipi i tij i zemrës, Vllaznia.

00:32
Te Teuta bëhen pishman, rikthejnë Edi Martinin… Ja si do veprohet me Arapin

Në klubin e Teutës duket se nuk e kanë shqyrtuar shumë mirë idenë për të ndarë rrugët me trajnerin Edi Martini, kjo për arsye sepse pak minuta më parë në kampin durrsak kanë zyrtarizuar rikthimin e tij në krye të skuadrës.

00:20
Publiku vendosi, ja cili nga banorët është i preferuari i tyre

Një televotim është hapur në fillim të spektaklit të sotëm.

00:07
A është ftohur me Beatrix? Donaldi: Nganjëherë dua …

Lidhja mes Donaldit dhe Beatrix nuk po ndalet së komentuari në publik por edhe nga banorët.

E martë, 14 Dhjetor 2021
23:57
Trofeu Maradona, Boca Juniors mposht nga pika e bardhë Barcelonën

Barcelona ka shfrytëzuar hapësirën e mesjavës për të organizuar trofeun Maradona, në respekt të legjendës argjentinase. Sigurisht, përballë katalanasve nuk mund të ishte klub tjetër veç Boca Juniors, teksa këta të fundit konsiderohen edhe si shtëpia e Maradonës.

23:52
Mainz “poker” për të prekur zonën europiane, Wolfsburg përmbyset në shtëpi

Në ndeshjet e sotme të javës 16-të, Mainz ka fituar me rezultatin e pastër 4-0, teksa ka mposhtur në shtëpi Hertha Berlin. Vendasit ishin përgjatë gjithë lojës në kontroll teksa e zhbllokuan rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa në minutën e 41 dyfishuan shifrat. Sakaq, në pjesën e dytë, kur pritej një reagim nga ana e miqve, Mainz shënon edhe të tretin në minutën e 49 duke “vrarë” në këtë formë sfidën.