E enjte, 13 Janar 2022
02:20
Franca regjistron mbi 360 ​​mijë raste të reja me COVID-19

Në Francë në 24 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 361.719 persona, ndërsa kanë vdekur 249 pacientë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

01:58
Shkon mbi 842 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 842 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins me 2 mijë e 822 viktimat gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 842 mijë e 322.

01:40
Kanada/ “Nuk kam nevojë për kafe, kjo më zgjon, dhe më jep përqendrim”, lahen në liqen në -20 gradë

Dy kanadezë hapën sot sezonin e banjës së akullt në liqenin e Ontario, ku temperatura e mëngjesit arrinte në -20°C.

01:21
Opozita e partia sulmojnë Johnson/ Kryeministri i Britanisë ka marrë pjesë në festë gjatë kohës së lockdown

Kjo mund të cilësohet si një nga periudhat më të vështira të kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Ai po përballet me sulmet e vazhdueshme nga lideri i opozitës laburiste, Keir Starmer, ndaj asaj që tani marrë konturet e një skandali të vërtetë.

00:59
Klopp optimist për rinovimin me Salah: Duhet kohë, por jemi në rrugë të mbarë

Jurgen Klopp ka besimin se Mohamed Salah do të rinovojë kontratën me Liverpool. Ylli egjiptian është futur në 18-muajt e fundit të kontratës me The Reds, megjithatë tekniku gjerman ka një ndjesi pozitive se sulmuesi do të qëndrojë në Anfield.

00:40
Real Madrid mposht Barcelonën, notat e lojtarëve

Real Madridi ka arritur ta fitoj takimin gjysmëfinal në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës 3-2.

00:20
Interi mposht Juventusin 2-1, notat e lojtarëve

Interi ka triumfuar përballë Juventusit 2-1 për Superkupën e Italisë duke fituar me një realizim të vonshëm pas vazhdimeve.

00:01
Gol në sekondat e fundit, Interi mposht Juventusin dhe fiton Superkupën e Italisë

Superkupa e Italisë fitohet nga Interi. Skuadra zikaltër mposhti me rezultatin 2-1 rivalët e përjetshëm të Juventusit. Por sfida ishte më e vështirë për kampionët në fuqi sesa parashikohej.

E mërkurë, 12 Janar 2022
23:48
Los Blancos fitojnë El Clasicon dhe shkojnë në finalen e Superkupës së Spanjës

Real Madrid tregon muskujt dhe përballë Barcelonës, duke marrë biletën e parë për në finalen e Superkupës së Spanjës, por duke u munduar jo pak, për shkak se iu deshën 120 minuta lojë për të marrë fitoren.

23:29
Top Story/Konflikti i interesit, Allajbeu i Spitalit Amerikan aleancë në tendera me kompaninë që paguan me rroge 29 mln lekë nënën e ish-drejtoreshës

Le të ndalemi në disa raste konkrete që nxjerrin zbuluar një fenomen masiv. Nëna e një ish drejtoreshe të rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë rezulton e punësuar në një kompani që mbikqyrte vajza e saj. Kompania e paguan nënën e ish drejtoreshës 29 milionë lekë në muaj.

23:24
Top Story/ Skandali i pagave nxjerr zbuluar punësimet elektorale dhe nepotike

Publikimi i listës së pagave është një skandal i madh që cënoi hapur të drejtat e njeriut duke bërë publike të dhëna private sensitive. Por, nga ana tjetër nxorri zbuluar me fakte disa plagë të shoqërisë shqiptare. Lista vërtetoi punësimet nepotike dhe punësimet elektorale.

23:21
Top Story/ Si mund ti përdorë krimi i organizuar të dhënat personale të bëra publike

Referuar analizave nga ekspertët e teknologjisë së informacionit, dokumentet e pagave të muajit janar dhe Prill 2021 janë përpunuar nga llogaria e shtetases Mimoza Seraj, ish punonjëse e drejtorisë së tatimeve. Në fakt, rezulton se zonja Seraj është larguar nga detyra që në vitin 2019. Top Story ëhstë përpjekur të kontaktojë me Serajn e cila ka dhënë një mesazh të shkurtër përmes telefonit.

23:19
Top Story/ Zbulohen ekspertët e AKSHI-t që shërbyen si patronazhistë të PS

Në 23 Dhjetor, ditën që u shëprnda publikisht materiali i targave, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e serverave dhe pajisjeve të portalit lapsi.al dhe dy editorëve Armand Shkullaku dhe Andi Bushati. Ata nuk pranuan të dorëzojnë materialin, duke arguentuar se rrezikohej burimi i tyre. Bushati ishte një prej personave që mori dokumentin përmes aplikacionit WhatsApp. Ai ka dëshmuar se burimi e ka informuar që të dhënat janë marrë nga E-Albania.

22:57
Top Story/ Zbulohen provat/“Patronazhisti” dhe pagat nga e njëjta dorë, ja pikënisja e komplotit

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është autoriteti rregullator, koordinues dhe përgjegjës për të dhënat shtetërore. E gjithë siguria teknike e institucioneve shtetërore, infrastruktura, ngritja e rrjeteve dhe kujdesi është i qendërzuar tek Agjencia e cila në vetvete është nën varësinë e Këshillit të Ministrave. Nëse platformat kompjuterike thyhen apo ka ndërhyrje, është ky institucion i cili duhet të mbajë përgjegjësinë.

22:54
Top Story/ Krim zgjedhor me të dhënat personale? Çfarë thuhet në dokumentet e SPAK

Skandali i ka fillesat në datë 11 Prill 2021, në kulmin e fushatës elektorale. Atëherë u shpërnda masivisht një dokument i emërtuar “Data-Tirana” ku ndodheshin të dhënat për 910061 qytetarë.

22:52
Top Story/ Moska e përfshirë në skandalin e pagave? Lidhjet me oligarkun Rus dhe hetimet

Nga kontrolli në databazën publike, Ikonomi rezulton drejtor i kompanisë “Credit 2 All”. Nga verifikimi në QKB subjekti është në pronësi të oligarkut rus Oleg Boyko, një personi me pasuri mbi 1.3 miliardë dollar. Në një raport të senatit amerikan ai konsiderohet person me lidhje shqetësuese me qeverinë ruse, strukturat e inteligjencës ruse si dhe krimin e organizuar.

22:46
Debat me Monikën dhe Donaldin? Ja si e komenton bashkëshortja e Ilirit

Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel ka nisur sezoni i dytë i emisionit “Goca dhe Gra” në moderimin e Armina Mevlanit, Fatma Haxhialiut, Dalina Buzit dhe Rita Petros.

22:45
Top Story/ Ekskluzive – Zbulohen bisedat, ja plani për vjedhjen e listave të pagave

Më 21 Dhjetor 2021, nisi të përhapej me shpejtësi përmes aplikacionit ËhatsApp një dokument Exel me emrin “Rrogat Janar 2021”.

22:43
Kush janë dy banorët e Big Brother VIP që “nominon” gruaja e Ilirit

Emanuela ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” ku foli për herë të parë për historinë e tradhtisë dhe për rrugëtimin e Ilirit në Big Brother VIP.

22:38
SHBA, shkon në mbi 842 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 842.322, prej të cilëve 2.822 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

22:34
“Më ka habitur”, Emanuela zbulon anën e Ilirit që nuk e njihte

Emanuela, gruaja e Ilirit ka folur në “Goca dhe Gra” për rrugëtimin e partnerit të saj në Big Brother VIP.

22:28
“Nuk e justifikoj, por qante më shumë se unë”, gruaja e Ilirit flet për herë të parë për tradhtinë

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP, Ilir Shaqiri rrëfeu për tradhtinë dhe mënyrën si ai dhe bashkëshortja shpëtuan martesën. Për këtë u komentua shumë gjatë dhe nga banorët, por edhe nga publiku.

22:25
Armina Mevlani flet për tradhtinë: Mendoja se do thyeja shtëpinë!

Ka startuar këtë të mërkurë sezoni i ri i emisioni ‘Goca dhe Gra’, programi që bën bashkë Armina Mevlanin, Fatma Haxhialiun, Dalina Buzin dhe Rita Petron.

22:03
Dembele barazon dhe e çon El Clasicon në shtesa

Reali i Madridit gjen në epërsinë në El Clasicon që po zhvillohet aktualisht në Riyad të Arabisë Saudite, falë Vinicius Jr njeriut të momentit që shfrytëzoi asistin e Benzema për të mposhtur Ter Stegen dhe zhbllokuar shifrat në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës.

22:01
Në Mal të Zi kapen qindra kilogramë kokainë

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekuloviq, ka përgëzuar autoritetet kompetente për një aksion të suksesshëm më 12 janar, ku u kapën qindra kilogramë kokainë.

21:57
“Të vetmen herë që do të ishe partner në krim me mua, më tradhtove”, Einxhel mërzitet me DJ Dagz

Në shtëpi ka nisur një tjetër lojë. Banorët duhet të ndahen në dy grupe, anëtarët e së cilëve do të kenë në dispozicion disa gogla. Brenda 10 minutave, njëri grup duhet të fshehë sa më mirë goglat e tyre, ndërsa grupi tjetër do duhet të kërkojë t’i gjejë.

21:47
Benzema fantastik, Reali sërish në avantazh

Reali i Madridit gjen në epërsinë në El Clasicon që po zhvillohet aktualisht në Riyad të Arabisë Saudite, falë Vinicius Jr njeriut të momentit që shfrytëzoi asistin e Benzema për të mposhtur Ter Stegen dhe zhbllokuar shifrat në gjysmëfinalen e parë të Superkupës së Spanjës.

21:40
Dentisti amerikan përfitoi miliona nga sigurimet e jetës pas vrasjes së gruas gjatë pushimeve në Afrikë (fotot)

Një dentist nga Pennsylvania në SHBA akuzohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth $5 milionë pasi kishte vrarë bashkëshorten e tij gjatë një udhëtimi gjuetie në Afrikë.

21:30
Presidenti i Kazakistanit: Trupat e huaja do të fillojnë të tërhiqen më 13 janar

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, tha se trupat e Organizatës të Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) – organizatë që udhëhiqet nga Rusia – do të nisin të largohen nga vendi më 13 janar.

21:14
Escobar: Do të ketë sanksione të reja në Ballkanin Perëndimor

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar tha se dhuna nuk është mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike, teksa dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në selinë e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

21:13
Protesta në selinë e PD, Armina Mevlani: Jap mendim pa u ndikuar! Përjashtimi i doktorit nga shtëpia e vet mu duk anormale

Armina Mevlani, e cila i është bashkuar emisionit “Goca dhe Gra” si moderatore, ka treguar arsyen përse reagoi për protestën e thirrur nga Sali Berisha për të shkarkuar Lulzim Bashën.

21:02
SHBA/ Shkatërrohet nga flakët tempulli mason 120 vjeçar në Ohio (fotogaleri)

Tempulli kryesor i masonerisë në Zanesville të shtetit amerikan Ohio, që qëndronte aty prej 120 vjetësh u shkatërrua tërësisht nga një zjarr i papritur më 6 janar, megjithë historinë dhe misteret që mbaheshin në pesë katet e tij, prej krijimit në 1902.

20:59
FMN: Ekonomia e Kosovës u rrit me 7.5 për qind në vitin 2021

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha të mërkurën se e nxitur nga shkalla e përmirësuar e vaksinimit, rivendosja e lirisë së lëvizjes, veprimet politike dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga diaspora, ekonomia e Kosovës po ripërtërihet nga recesioni i saj më i thellë në një dekadë.

20:52
“Më vjen shumë keq”, Egzona përlotet përballë Beatrix, i jep edhe disa këshilla të vyera

Spektakli duket se la disa gjëra pa sqaruar mes Egzonës dhe Beatrix.

20:45
Banorët ndahen në dy grupe, njëri fsheh goglat dhe tjetri i gjen

Në shtëpi ka nisur një tjetër lojë.

20:45
Romanca Beatrix-Donald, reagon Fifi: Jam këtu…

Mbrëmjen e kaluar, Beatrix dhe Donald kanë diskutuar për disa orë me radhë për romancën e tyre sa në disa çaste dukej sikur po i jepnin fund.

20:40
Skandali në Fiks Fare/ Përmbaruesja shtetërore, 300 mijë ryshfet për të “fshirë” gjobën e vitit 2008

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh në zyrat e shtetit, ku një përmbaruese shtetërore, i mori ryshfet një qytetari 300 mijë lekë të vjetra me qëllim që t’i “fshinte” një gjobë të marrë në vitin 2008.

20:28
Inter-Juventus/ Sot në Digitalb, superkupa e Italisë

Sot në mbrëmje në “San Siro” do të luhet Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit për trofeun e parë të sezonit 2021/2022. Dy skuadrat vijnë në këtë përballje pas fitoreve në kampionat në fundjavë, me bardhezinjtë që ditën të përmbysnin disavantazhin me Romën nga 1-3 në 4-3.

20:19
Mori pjesë në protestën e thirrur nga Berisha, reperi Stresi reagon pasi del nga burgu

Reperi Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu. Ai ishte së bashku me 33 personat e tjerë që u shoqëruan në polici për protestën e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike.

20:14
Lirohen të ndaluarit e protestës në PD/ Nesër thirret në prokurori për tu pyetur, Sali Berisha

Për të shmangur përplasjen mes 34 të arrestuarve të protestës së 8 janarit, Gjykata që më pas i liroi që të gjithë, urdhëroi që të dyja grupet të silleshin të veçuara.

20:06
“Rri urtë!” Plas keq mes Ilirit dhe Eltonin: Mati fjalët me mua, vetëm llap si b*thë turtulli

Debati mes Eltonit dhe Ilirit duket se vijon ende ndërsa ky i fundit zgjodhi ta çojë në nominim së bashku me veten dhe Arbrin. Njëri prej të treve do të lërë shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e së premtes.

19:49
Kupa e Afrikës, arbitri mbyll ndeshjen në minutën e 85

Finale e çmendur në një ndeshje të Kupës së Afrikës.

19:40
Opozita britanike kërkon dorëheqjen e Boris Johnson pas skandalit të festave mes pandemisë (fotot)

Liderët e opozitës në Britani kërkonin sot dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson në një seri replikash në parlament, pas skandalit të festave në kopshtin e kryeministrisë, kur qeveria pretendonte “alarm maksimal” per infektimet me koronavirus.

19:37
NATO refuzon kërkesën ruse/ Stoltenberg tregon detaje të bisedimeve më Moskën

NATO ka refuzuar në mënyrë kategorike kërkesën e Moskës që kërkonte “garanci ligjore” për të frenuar zgjerimin e Aleancës me anëtarë të rinj.

19:33
Mësuesi pensionist hap një muze, me objekte që përfaqësojnë veriun e Shqipërisë

Në fshatin Plezhe, të bashkisë se Vau Dejesit, mësuesi i dale në pension Ndoc Shaben ka krijuar vete një muze të rralle.

19:26
Shkollat e reja në Tiranë/ 5 shkolla të reja dhe gjimnazi ‘Sami Frashëri’ do jenë gati në shtator

Prillin e viti të kaluar gjimnazi Sami Frashëri u shemb për të nisur rindërtimin me kapacitete të shtuara.

19:25
“Po më vërsuleni si kafshë”, Ana dhe Fjori përplasen keq në studio

Pas takimit të Samiut me Fjorin, kjo e fundit është përplasur keq me Anën në studio.

19:17
Shkollat, mungesat vazhdojnë/ Fëmijët kanë shumë mangësi që nga koha e mësimit on line

Për të kapur ritmin e mësimit për shkak të mangësive gjatë dy viteve shkollore ku mësimi u zhvillua me orë të shkurtuara apo online, nxënësit pasi mbarojnë shkollën i shoqërojnë në qendra edukimi për programe mbështetëse.

19:08
Omicron kërcënon mjekët/ Brataj: Varianti i ri i Covid po kapërcen edhe vaksinat

Transmetueshmëria e lartë e variantit “Omicron” ka sjellë rritje të të infektuarve në një kohë shumë të shkurtër.

19:04
Ftesë në 5/ Ora e gjuhës shqipe drejtpërdrejtë në studio. Bieta dhe të ftuarit shkruajnë në tabelë

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për gjithë gabimet dhe shtrembërimet që i bëhen gjuhës shqipe.

19:00
“Mos e nxirr ‘majmunin’ se na e shpife”, Samiu e tepron me Fjorin, puth një tjetër: Të dua!

Sjellja e Samiut me Fjorin është komentuar gjatë. Ai është shprehur se një takim në një klub nate me Fjorin nuk i ka pëlqyer dhe s’donte të ishte në takim me të.

18:56
Arkivoli i veshur me flamurin nazist në Romë/ Reagon Kisha: E papranueshme dhe fyese, nuk përfaqëson vlerat e Ungjillit të Krishtit

Kisha Katolike në Romë të martën e ka konsideruar fyese dhe të papranueshme një ceremoni mortore jashtë një kishe në kryeqytetin italian ku sipër arkivolit ishte hedhur një flamur nazist.

18:50
Bashkia e Tiranës e vendosur për të mbajtur pastër qytetin, gjoba qytetarëve dhe bizneseve që ndotin ambientin

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka vepruar me vendosmëri edhe këtë fillimviti ndaj kujtdo që ndot apo zapton hapësirat e përbashkëta.

18:43
“Pse fërkohesh?” Samiu-Fjorit: Po humb kohën! Kur është hera e fundit që ke kryer marrëdhënie?

Takimi i Fjorit dhe Samiut duket se nuk ka shkuar siç duhet.

18:40
Kryetarët e degëve të PD kërkesë Lulzim Bashës, ja çfarë kërkojnë ata!

Burime për Top Channel bëjnë me dije se disa nga kryetarët e degëve të Partisë Demokratike i kanë kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë në terren dhe të takojë demokratët.

18:28
Tërheqja nga politika në Shqipëri, reagon sërish Kokalari: Është e nevojshme të kthehem në Amerikë, por gjithmonë do jem krah Berishës

Pas njoftimit që bëri një ditë më parë për tërheqjen nga jeta politike në Shqipëri, anëtarja e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Evi Kokalari ka reaguar me një tjetër postim.

18:23
6 humbje jete/ Sërish shifra të larta infektimesh në vend, Ministria e Shëndetësisë: 1905 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në vendin tonë.

18:17
“Qëndrimi ynë për Berishën është shumë i qartë”/ SHBA kundër protestës, Escobar dënon dhunën e 8 janarit: Të ndiqet penalisht çdokush i përfshirë

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mun të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

18:13
Protestuesit anti-vaksina tentojnë të mësyjnë parlamentin e Bullgarisë (fotot)

Disa mijëra protestues që kundërshtojnë kufizimet dhe vaksinimet e detyruara të Covid-19 në Bullgari u përleshën sot (e mërkurë, 12 janar 2022) me policinë që mbronte parlamentin e vendit në kryeqytetin Sofje.

18:00
​SHBA vendos sanksione ndaj gjashtë shtetasve të Koresë Veriore

Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksione ndaj gjashtë shtetasve të Koresë Veriore dhe një rus për të cilët ata pretendojnë se janë përgjegjës për prokurimin e mallrave për programet e armëve të Phenianit zyrtar.

17:58
Protesta e dhunshme e 8 janarit, Prokuroria thërret nesër Berishën. Ja kur është radha e Bashës

Ish kryeministri Sali Berisha është thirrur në Prokurinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje për protestën e thirrur prej tij më 8 janar. Ish lideri demokrat do të merret në pyetje ditën e nesërme së bashku me Flamur Nokën.

17:51
23 vjeçarja obeze shfaq humbjen e rrallë 40 kg në peshë kur doktorët i thanë se nuk do të lindte fëmijë (fotot)

Një vajzë e re që prej obezitetit rrezikonte funksionimin e mitrës, tregon se fundmi sesi humbi më shumë se 40 kg kur doktorët i thanë se nuk do të lindte fëmijë nëse nuk binte në peshë.

17:50
MSH: Vdekjet shtesë ndër më të ulëtat në rajon, përllogaritja e “The Economist” për Shqipërinë, njësoj si mesatarja botërore

Nisur nga deklaratat e pavërteta të Partisë Demokratike, mbi të ashtuquajturën “fshehje të vdekjeve nga Covid-19”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton qytetarët se janë raportuar përpikmërisht të gjitha rastet e fataliteteve të raportuara nga spitalet Covid, përgjatë gjithë periudhës së pandemisë.

17:46
Rudina Xhunga në Top Talk: Berisha tronditi politikën, por cikli i tij ka mbaruar

Gazetarja dhe moderatorja Rudina Xhunga ka folur për protestën e 8 janarit duke thënë se Sali Berisha solli një shkundje pasi kishte shkretëtirë politike në vend, por bëri gabim me masën.

17:39
Aksident fatal në Kukës/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin me biçikletë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë pasdite në vendin e quajtur “Ura 6-metroshe”, në Kukës.

17:31
PD, publikon videon: Asnjë kriminel i thirrur nga Berisha nuk ia doli të shkatërrojë selinë

Një video e publikuar nga Partia Demokratike të mërkurën pasdite sjell edhe njëherë në kujtesë protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha me qëllim nxjerrjen jashtë godinës Lulzim Bashën, së bashku me drejtuesit e tjerë të partisë.

17:31
NATO refuzon krahasimin e ndërhyrjes në Kosovë me situatën në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hedhur poshtë krahasimet midis ndërhyrjes së kësaj Aleance në Kosovë më 1999 dhe situatës aktuale në Ukrainë.

17:16
Rudina Xhunga: Ndërhyrja e policisë shmangu gjakderdhjen mes demokratëve më 8 janar

Gazetarja Rudina Xhunga ka folur për protestën e 8 janarit në selinë e PD duke thënë se ndërhyrja e policisë shmangu gjakderdhjen mes demokratëve.

17:10
Digjet kati i tretë i një banese në Lezhë, zonja e shtëpisë: Kërkojmë ndihmë nga shteti për ta rindërtuar

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Grash të Lezhës, ndërsa mësohet se flakët kanë nisur në katin e tretë të banesës duke u përhapur më tej.

16:58
Nis mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD, ja çfarë do të diskutohet

Ka nisur mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD.

16:53
Irakenët duan që ish-kryeministri britanik Blair të “gjykohet për krime lufte” (fotot)

Duke reaguar ndaj dhënies së titullit tw “kalorësisw” nga mbretëresha britanike Elizabeth II për ish-kryeministrin Tony Blair, irakianët mendojnë se Blair duhet të gjykohet për shkak të përgjegjësisë së tij në pushtimin e Irakut.

16:49
Përfshihet nga flakët shtëpia 3 katëshe në Grash të Lezhës

Një banesë tre katëshe në fshatin Grash të njësisë administrative Dajç është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë.

16:36
“Nuk kemi pse shkatërrojmë veten kur nuk kuptohemi”/ Pas debatit, Beatrix puth Donaldin

Historia e Beatrix dhe Donald duket se vijon ende. Pas një diskutimi të gjatë pas mbrëmjes së djeshme, nisën shikimet me flirtime mes tyre dhe Beatrix nuk hezitoi ta puthte duke treguar se nuk do t’i japin fund romancës.

16:34
Bebja e gjetur nga adoleshentët në ngricën e Siberisë arrin të mbijetojë e shëndetshme (fotot)

Një bebe e braktisur në temperatura deri në -20C në Siberi është duke mbijetuar, njoftuan sot autoritetet ruse.

16:28
Veliaj: Sot kemi një Polici Bashkiake tërësisht të transformuar, adresojmë çështjen e pagave dhe të orëve shtesë

Bashkia e Tiranës, në kuadër të “Kryeqytetit Evropian të Rinisë”, do të hapë thirrjet për të gjithë ata të rinj dhe të reja që duan të bëhen pjesë e Policisë Bashkiake.

16:21
Coman do një tjetër Champions, Kahn: Stadiumet mbushen për lojtarë si Kingsley

Kingsley Coman firmosi sot kontratën e re me Bayern Munchen.

16:19
“Ishte arritur akordi me Realin”, agjenti i Allegrit zbulon prapaskenën

Max Allegri është një nga trajnerët më të mirë italiane. Tekniku nga Livorno ishte shumë afër marrjes së drejtimit të Real Madrid në majin e vitit të kaluar, por gjithçka u prish në momentet e fundit.

16:12
Stuhitë e forta në Afrikën e Jugut kanë shkaktuar vdekjen e 24 personave në javët e fundit

Njoftohet se 24 persona kanë vdekur në 4 javët e fundit për shkak të stuhive të forta në provincën KwaZulu-Natal, në lindje të Republikës së Afrikës së Jugut.

15:51
Pfizer: Doza përforcuese mund të jepet së bashku me vaksinën kundër pneumonisë

Kompania farmaceutike Pfizer dha se dozat e saj përforcuese kundër Covid 19 mund të administrohen së bashku me vaksinën kundër pneumonisë, dhe ky kombinim vaksinash, sipas kësaj kompanie, prodhon një përgjigje më të fortë dhe më të sigurt imunitare.

15:48
Bie nga kati i dytë i banesës ku po punonte 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës që ishte duke punuar në afërsi të Qytet Studenti.

15:46
17 të vrarë e 8 të plagosur nga përplasja e fuoristradës me autobuzin 22-vendësh (fotot)

Një përplasje e tmerrshme kokë më kokë e një automjeti fuoristradë Toyota me një autobuz 22-vendësh ka lënë 17 njerëz të vdekur dhe 8 të plagosur në Afrikën e Jugut.

15:42
Real Madrid-Barcelona/ Sot, ‘El Clasico’ e superkupës së Spanjës

Reali i Madridit dhe Barcelona do të përballen sot në El Clasico, ku në lojë është një vend për në finalen e këtij kompeticioni.

15:38
Broja shënon sërish! Rrëmben topin nga mesi i fushës

Armando Broja lë sërish gjurmë në ndeshjet e Premier League Angleze.

15:37
Prova javore/Banorët nuk duhet të reagojnë

Comodita Home do ti vendosi banorët përpara disa provokimeve.

15:33
Durrësi, rekord infektimesh/ Rriten me shpejtësi shifrat, ka numrin më të madh pas kryeqytetit

Varianti shumë ngjitës “Omicron” po shkakton një valë të re të përhapjes së infeksionit viral në Durrës.

15:27
SHBA dënon dhunën në PD/ Escobar: Jo çdokush është partner i rëndësishëm joni

Departamenti Amerikan i shtetit i nxori një tjetër karton të kuq Sali Berishën për tentativën e dhunshme në marrjen e selisë të PD-s të shtunën e shkuar.

15:25
Pasagjeri shkatërron levat e kontrollit të avionit para se të tentojë të hidhet nga kabina (fotot)

Pas një konflikti të raportuar me anëtarët e ekuipazhit për bagazhin e tij, një pasagjer avioni ka hyrë me forcë në kabinën e pilotimit duke dëmtuar aparaturat e kontrollit dhe më pas tentoi të hidhej nga dritarja.

15:19
Mbajtja e maskave nuk respektohet! Vëzhgim në Tiranë, ndërsa po rriten me shpejtësi shifrat e infektimit

Autobusët, institucionet, supermarketet janë ndër vendet ku nuk respektohet mbajtja e maskës, që është detyrim në vende të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet distancimi fizik.

15:13
Kuvendi pret vendimin për Metën, kushtetuesja mblidhet më 18 janar/ Balla: Do nisë dhe reforma zgjedhore

E marta 18 janarit do ta gjejë të mbledhur gjykatën kushtetuese për të certifikuar vendimin e parlamentit pas votimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rëndë të kushtetutës.

15:08
Tatimet, letër 10 mijë bizneseve, thirrje të korrigjojnë brenda 20 janarit deklarimin e pagave

Pas 20 janarit, që përkon me afatin e fundit të vetëdeklarimit të listëpagesave nga bizneset, Ministria e Financave do të nisë aksionin në terren në rast se subjektet nuk i përgjigjen thirrjes së tatimeve.

15:03
Inflacioni shkoi në 3.7 për qind/ Rritja për shkak të rritjes së çmimit gjatë festave

Rritja e çmimeve ishte e pandalshme edhe në muajin dhjetor, ndërsa inflacioni ka kapur nivelin më të lartë në 11 vite.

15:01
Lirohen 34 të arrestuarit e protestës së 8 janarit/ Për shumicën detyrim paraqitje

Gjykata e Tiranës këtë të mërkurë vendosi të lirojë nga burgu 34 të arrestuarit e protestës së dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

15:00
Provinca kanadeze e Québec do të vendosë një taksë për ata që s’janë vaksinuar kundër koronavirusit

Kryeministri i provincës kanadeze të Quebec, François Legault tha të martën se do të vendosë një taksë për çdo person që nuk ka marrë qoftë edhe një dozë të vaksinës Covid-19.

14:58
Manastirliu takim me inspektorët e ISHSH: Intensifikoni kontrollet në terren, administratë dhe njësi tregtare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor të të gjitha qarqeve në vend,  ku ka kërkuar intensifikimin e inspektimeve në terren.

14:56
Veliaj: Ndalimi i betoniereve gjatë ditës, vendim i drejtë! Dha rezultat në uljen e trafikut

Vendimi i Bashkisë së Tiranës për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të rënda dhe betoniereve gjatë ditës ka dhënë efektet e para pozitive.

14:48
Katër shoferë të arrestuar, 26 patenta të pezulluara në Elbasan në vetëm një javë

Katër shoferë janë arrestuar për thyerje të rregullave të qarkullimit në Elbasan gjatë javës që lamë pas.

14:47
“Personalitet mund të ketë edhe një grua e qeshur”/Monika bisedon me Ilirin

Mbrëmjen e djeshem Monika ka biseduar me Ilirin me tone të ashpra.

14:36
Pamjet magjike nga shpërthimi i yllit në hapësirë do t’ju lënë pa frymë (Fotot)

Shpërthimi i një ylli në hapësirë ka sjellë pamje të mrekullueshme për banuesit e planetit Tokë.

14:19
Planeti Tokë më i nxehtë se kurrë/ Oqeanet thithën nxehtësi sa 7 bomba atomike që shpërthejnë çdo sekondë

Toka theu një tjetër rekord të nxehtësisë në vitin 2021.

14:15
Vitrina e librit/ “Vals me vrasësin e Pushkinit” -tregim nga Aleksandër Levkovskij

Përktheu nga origjinali: Bujar Hudhri