Kuvendi pret vendimin për Metën, kushtetuesja mblidhet më 18 janar/ Balla: Do nisë dhe reforma zgjedhore

12/01/2022 15:13

E marta 18 janarit do ta gjejë të mbledhur gjykatën kushtetuese për të certifikuar vendimin e parlamentit pas votimit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rëndë të kushtetutës.

Numri 1 i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, theksoi se raporti votuar në parlament nxjerr qartësisht shkeljet e kreu shtetit. Sipas tij Gjykata Kushtetuese ka mjaftueshmërisht prova për të marrë e pavarur një vendim, pa ndihmën e komisionit të Venecias.

Do të ishte humbje kohe kërkesa për “Venecian”, janë disa opinione tashmë për këtë çështje”, thotë Balla.

Puna e kuvendit, tha Taulant Balla, duhet të vazhdojë pa asnjë interferencë nga ajo që ndodh në PD. Berishizmi dhe dhuna theksoi zoti Balla janë të dyja anët e një medalje.

Do të vijojmë punën për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore me qëllim miratimin në seancën e 27 janarit”, u shpreh socialisti.

Top Channel