Fundjavë me diell dhe e ngrohtë, termometri do të arrijë vlerën 23 gradë Celsius. Parashikimi i motit për javën që vjen Katër shoferë janë arrestuar për thyerje të rregullave të qarkullimit në Elbasan gjatë javës që lamë pas.
Gjithashtu, janë pezulluar 26 leje drejtimi, nga të cilat: 12 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 14 për drejtim mjeti me shpejtësi mbi normën e lejuar
Janë vendosur 693 gjoba gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
-12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
-19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-12 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-285 masa për parakalime të gabuara;
-14 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;
-135 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-2 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-214 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Top Channel