14:07
109-vjetori i Policisë, Veliaj: Krenar për secilin prej jush! Tirana sot një nga qytetet më të sigurta në Europë
Në 109-vjetorin e Policisë së Shtetit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me drejtues të tjerë të pushtetit lokal, uruan uniformat blu në një ceremoni të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Vendore e Tiranës. Në fjalën e tij, Veliaj theksoi mirënjohjen e thellë ndaj çdo punonjësi të Policisë që sakrifikon për rendin dhe qetësinë e qytetarëve të Tiranës, por edhe gjithë Shqipërisë.