Një e mitur 16-vjeçare raportohet të jetë larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më!

Kallëzimi për humbjen e të miturës është bërë nga babi i saj, shtetasi A.Q., 38-vjeç.

Ky i fundit është shprehur në polici se vajza e tij, shtetasja A.Q. është larguar nga banesa ditën e djeshme dhe nuk është kthyer më.

“Më datë 12.01.2022, shtetasi A. Q., 38 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel