Kupa e Ligës në Angli/ Chelsea në finale, eliminoi Tottenham

13/01/2022 15:34

Chelsea është skuadra e parë finaliste e Kupës së Ligës në Angli, e quajtur ndryshe Carabao Cup.

Blutë e Tuchel fituan derbin londinez me tottenham të antonio Contes që vinte në këtë përballje si kundërshtar, me rezultatin 1-0 për të çuar rezultatin e përgjithshëm të kësaj gjysmëfinaleje 3-0 pasi Chelsea kishte fituar edhe ndeshjen e parë 2-0.

Fati i kësaj ndeshjeje u vendos në minutën e 18 të saj kur Rudiger shfrytëzoi mjaft mirë një dalje të gabuar të Gollinit duke shënuar golin e avantazhit për Chelsean, një gol ky që qëndroi në fuqi deri në përfundim të 90-minutëshit që iu dha mundësinë Bluve të eliminojnë Tottenhamin e ish trajnerit të tyre Antonio Conte dhe të kualifikohen për në finalen e Kupës së Ligës. Në finale, Chelsea do të luajë ndaj fitueses së ciftit Liverpool-Arsenal.

Top Channel