3 fëmijë të vdekur, gruaja e plagosur në vrasje-vetëvrasjen e mundshme në Kaliforni (fotot)

13/01/2022 18:25

Tre fëmijë janë gjetur të vdekur dhe një grua e plagosur rëndë dje në një apartament në Kaliforni, SHBA, në incidentin e tmerrshëm që autoritetet po hetojnë si vrasje-vetëvrasje e mundshme.

Zbulimi i vrazhdë u bë në rezidencën Le Grand kur policia u thirr për një kontroll mirëqenie për banorët që nuk dukeshin prej ditësh, raportonte rrjeti lokal amerikan yourcentralvalley.com

Fëmijët tragjikë ishin të gjithë nën moshën 8 vjeç dhe autoritetet ende nuk kanë komentuar mbi mënyrën e vrasjeve.

Gruaja dukej se kishte plagë të vetë-shkaktuara, thanë autoritetet, dhe është dërguar në spital për trajtim.

Zyra e sherifit nuk tha se çfarë lidhje kishin mes tyre banorët e apartamentit, por deklaroi se do të japë të tjera informacione pas hetimeve paraprake.

FOTO GALERI
1/3
Tre fëmijë janë gjetur të vdekur dhe një grua e plagosur rëndë dje në një apartament në Kaliforni

Top Channel