22 gazetarë kritikë me qeverinë u përgjuan me softuerin Pegasus në El Salvador

13/01/2022 13:47

Një hetim nga instituti kanadez i kërkimit Citizen Lab dhe disa organizata të tjera që merren me të drejtat e njeriut dhe sigurinë kibernetike zbuloi të mërkurën se të paktën 22 gazetarë nga një gazetë e pavarur në El Salvador shumë kritike ndaj qeverisë ishin spiunuar me programin Pegasus. Gazeta quhet El Faro dhe konsiderohet si një nga operacionet më masive të kryera përmes programit Pegasus.

Hetimi i referohet një periudhe kohore nga korriku i 2020 deri në nëntor të 2021. Gazetarët e El Faro-s janvë vetëm disa nga 35 persont e përgjuar, duke përfshirë disa gazetarë nga media të tjera dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Të gjithë personat e përgjuar, thuhet në hetim, ishin të përfshirë në mënyra të ndryshme në dokumentimin dhe denoncimin e aktiviteteve të paligjshme të Presidentit të ri dhe autoritar të El Salvadorit, Nayib Bukele. Gazeta El Faro në veçanti është e njohur për disa hetime mbi aktivitetet e administratës së Bukeles, duke përfshirë edhe bashkëpunimin me bandat kriminale, për të rritur fuqinë e saj mbi territorin.

Sipas rezultateve të hetimit, telefoni inteligjent i Oscar Martinez, një gazetar investigativ nga El Faro, u hakerua 42 herë.

Ndërsa të dhënat që u mësuan nga hetimi i Citizen Lab tregojnë se tentativat për t’i përgjuar kanë ardhur me urdhër të drejtpërdrejtë të qeverisë Bukele.

Kompania NSO u themelua në vitin 2010 dhe prej kohësh dyshohet se ka ofruar sistemet e saj të përgjimit për qeveritë e vendeve të ndryshme, për të spiunuar gazetarët, aktivistët e të drejtave të njeriut, diplomatët dhe drejtues të ndryshëm biznesi.

Aktivitetet e kompanisë NSO prej kohësh janë vendosur në qendër të disa hetimeve mediatike.

Pretendimet e shfaqura se teknologjia e kompanisë izraelite Pegasus është përdorur për të spiunuar 50,000 telefona – që u përkasin krerëve të shteteve, gazetarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut, kundërshtarëve politikë dhe më shumë – mund të jenë akuzat e një profili më të lartë kundër firmës, por nuk janë të parat.

Pegasus, i cili infekton telefonat me spyware përmes mënyrave të ndryshme, është një ndihmë për autoritarët digjitalë që duan të gjurmojnë këdo që cilësohet si kritik ndaj sundimit të tyre. Grupi ka qenë gjithashtu objekt i proceseve të shumta gjyqësore dhe ankesave ligjore.

Prokurorët francezë kanë hapur një hetim rreth pretendimeve se Pegasus ishte përdorur për të spiunuar gazetarët francezë nga inteligjenca marokene, pasi Forbidden Stories udhëhoqi një hetim dhe zbuloi se shtetet përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Maroku ishin duke përdorur teknologjinë për të spiunuar qytetarët dhe disidentët, përfshirë  Syve Madawi al-Rasheed dhe Azzam Tamimi .

Familja, miqtë dhe kontaktet e ngushta të gazetarit saudit të vrarë Jamal Khashoggi ishin midis mijëra njerëzve të anketuar.

NSO ka kërkuar vazhdimisht të heqë përgjegjësinë për mënyrën se si shtetet përdorin teknologjinë e tyre për të spiunuar gazetarët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Kjo kompani pretendon se ndjek të gjitha rregulloret e Izraelit që përmirësojnë eksportin e produkteve të saj dhe u shet programin vetëm aleatëve Izraelitë, kurrë armiqve të Izraelit.

NSO gjithashtu pretendon se programi u është shitur vetëm qeverive dhe asnjëherë individëve ose përdoruesve të paautorizuar dhe se Pegasus ka për qëllim vetëm të luftojë krimin dhe terrorizmin.

Top Channel