Sfida më e re që ka fiksuar përdoruesit e Tik Tok është një kërcim nën ritmet shqiptare.

Sfida e re e nisur nga dy motra, ka marrë vëmendjen posaçërisht të shqiptarëve.

Aisha dhe Azra Mian kanë një llogari të përbashkët në rrjetin social TikTok, të quajtur Mian Twins.

@miantwins🇦🇱🇦🇱🇦🇱♬ original sound – Sxsryion21 ❧

Motrat binjake janë me origjinë shqiptare nga ana e mamasë së tyre.

Javë më parë, ato publikuan një video të përbashkët, ku mund të shihet teksa kërcejnë në stilin shqiptar, nën ritmet e një kënge e cila ka tinguj të zhanrit popullor shqiptar.

@miantwins Had to hit it again @markellwashington1 ♬ original sound – Sxsryion21 ❧

Ndonëse kënga është e shkurtër dhe e realizuar vetëm për TikTok-un, ka mjaftuar që kjo të zgjojë interesin e mijëra përdoruesve për të realizuar video nën ritmet e këngës.

Një video duke kërcyer në këtë stil e ka publikuar edhe vetë ylli shqiptar, Rita Ora.

@ritaora I had to…my faves I follow @miantwins inspired me 🇦🇱 all the way baby! #fyp #foryoupage ♬ original sound – Sxsryion21 ❧

Ndërkohë, edhe një nga yjet më të mëdhenj të rrjetit social TikTok, Noah Beck, i cili ka mbi 32 milionë ndjekës në këtë rrjet social, shfaqet në një video të publikuar nga miku i tij Markell Washington, duke vallëzuar sërish me këtë këngë.

Ata mbajnë shami të kuqe në duar, duke improvizuar kështu vallëzimin tradicional shqiptar.

Top Channel