Berisha jep kushtrimin për protesta. Ja si e komenton analisti këtë lëvizje

13/01/2022 17:17

Pasi dha dëshminë në Prokurori për protestën e 8 janarit, Sali Berisha paralajmëroi para mediave se do të përgatiten për protesta më të fuqishme dhe të dielën në orën 11:00 do të ketë takim me demokratët në Shkodër.

Ky paralajmërim i Berishës është komentuar nga analisti Arion Sulo në “Top Talk”, ku tha se ish lideri demokrat lajmëroi fundin e protestave para selisë së PD.

Sulo: Për Berishën sot, pa thonjza fare, lajmëroi nisjen e protestave por fundin e protestave para selisë. Unë e kuptova të tillë, do bëjmë takime. Ai ka thënë është vetëm faqja e parë e këtij revolucioni, por për mua është shtyrë dhe shtyrja do të thotë fillimi i dështimit të tij.

Pyetje: Ishte një truk apo realitet pjesa e deklaratave për fondamentalistë?

Sulo: Është mesazh politik i Berishës. Ka 3 javë në media që thuhet se ka ardhur për të mbrojtur selinë e PD, një grup nga Tetova. Nuk dihet kush janë. 5 kosovarë dolën, por në krahun e protestuesve. Që të dyja palët kanë në krahun e tyre njerëz që janë atje për të goditur ata që janë brenda. Berisha si mjeshtër i përdorimit politik të akuzës e çon deri në fondamentalizëm fetar që të përfshijë dhe amerikanët.

Top Channel