Dasma kthehet në sherr me dy familjesh në SHBA, arrestohen dhe plagosen 3 persona, momenti kur dasmorët dalin të panikosur nga restoranti Boris Johnson po përballet me thirrjet nga konservatorët për të dhënë dorëheqjen si kryeministër pasi pranoi se kishte marrë pjesë në një festë ku u konsumua edhe alkoll, në kohën kur vendi ishte në izolim si pasojë e shpërthimeve të infektimeve nga covid.
Kryeministri kërkoi falje për mënyrën se si e trajtoi ngjarjen në kopshtin e Doëning Street në vitin 2020 dhe tha se e kuptonte “tërbimin” e publikut për të.
Anëtarët e kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin Dominic Raab, i dolën në krah Johnson, por udhëheqësi i konservatorëve skocezë, Douglas Ross dhe deputetët William Wragg, Caroline Nokes dhe Roger Gale i bënë thirrje atij që të largohej.
“Ai është kryeministri, është qeveria e tij që vendosi këto rregulla dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij,” tha një nga deputetët.
Ndërkohë ministrat u kanë kërkuar deputetëve që të presin rezultatin e një hetimi nga zyrtarja e lartë Sue Grey për shkeljen e supozuar të rregullit të Covid në festat e Dowëning Street, të cilat ata thonë se do të publikohen së shpejti.
Top Channel