Dashamir Çela në vitin 2010 la Holandën për tu marrë me lopë. Në këtë stallë pas shumë sfidash Dashamiri arriti që të ketë 40 krerë gjedhë.

Dëshira e tij është që të ketë një stallë moderne që garanton siguri ushqimore. Edhe pse u shpall fitues i programit IPARD, ishte Bashkia e Dimalit ajo që e preu ëndrrën e fermerit.

“Unë aplikova në IPArD dhe çova këtë projekt në Bashkinë Dimal ma aprovuan, kështu vazhdova me dokuentacionin në fund shoh që ishte po bashkia që ma refuzoi të drejtën që të ngrija një stallë në fshatina Samaticë”, u shpreh Dashamir Çela.

Dashamiri thotë se do të jetë fermeri i parë që do të shkoj në SPAK për të denoncuar bashkinë e Dimalit. Kjo dosje fermeri i ka kushtuar jo pak por 10 mln lekë të vjetra. Sipas tij për faj të bashkisë ai tani duhet të punoj për të larë borxhet që përgatiti dosjen e IPARD.

“Mu refuzua leja e ndërtimit me pretendimit që nuk respektoja distancën ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. IPARDI ka financuar fermerët e tjera dhe bashkia ua ka dhënë lejen e ndërtimit ndërsa mua jo. Për këtë arsye do të shkoj në SPAK me dosjen që më kushtoi 10 mijë euro, plus që humba dhe fondin e IPARDI-t. Po kërkoja të ngrija një stallë moderne që plotëson kushtet e BE”, tha Dashamir Çela.

Numri i blegtorisë në vend është gjithnjë në rënia. Disa fermeri heq dorë prej gjësë së gjallë për shkak të vështirësisë, ndërsa Dashamiri thotë se nëse ai nuk e gjen të drejtën e tij se përse u refuzua leja e ndërtimit të stallët do të largohet nga ky vend shumë pak të rinj duan të merren me bujqësi dhe blegtori.

Top Channel