Infektimet me numrin më të lartë! Komiteti i Ekspertëve nuk ndryshon masat kufizuese

13/01/2022 15:10

Numri i të infektuarve nga Covid kanë arritur shifrën më të lartë  në këto 22 muaj pandemi.

Por edhe pse në këtë situatë, ku qarkullojnë dy mutacione të koronaviruist “Delta” dhe “Omicron” , virusi i gripit e shumë viroza të tjera stinore, Komiteti nuk ka ndryshuar asnjë masë, pasi tashmë nuk zbatohen as ato që janë fuqi.

Ka një rritje të lehtë të numrit të shtrimeve në spital, i cili pritet të rritet edhe me shtimin e të infektuarve, po janë kryesisht të pavaksinuar. Edhe pse ka një interes për t’u vaksinuar, Shqipëria ka një përqindje të ulët të vaksinimit të popullatës që përllogaritet 38%.

Vaksinimi në Shqipëri nisi një vit më parë me bluzat e bardha dhe në mars për popullatën target, ndërkohë që idetë konspirative kanë ndikuar te qytetarët, duke bërë që të kemi një numër të lartë të pavaksinuar.

Top Channel