E premte, 13 Tetor 2023
09:19
Pamje nga vendet e bombarduara në Izrael, gazetari: Ka pasur të vdekur, shihni dëmet

Gazetari Artur Bibe ka raportuar nga Izraeli, në një nga ambientet e bombarduara nga raketat e Hamasit, nga ku kanë ngelur të vdekur dhe dy persona.

09:13
OKB njofton për mbi 400.000 të zhvendosur në Gaza

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi të premten herët se më shumë se 400.000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës dhe se 23 punonjës humanitarë janë vrarë qëkur Izraeli i nisi bombardimet hakmarrëse ndaj sulmit nga militantët e Hamasit në Izrael në fundjavë. OKB-ja i ka kërkuar gati 300 […]

09:11
SHBA: Irani nuk mund t’i tërheqë tani për tani 6 miliardë dollarët e depozituar në Katar

Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se Irani nuk do të ketë qasje së shpejti tek 6 miliardë dollarë në fonde iraniane, të depozituara në një bankë të Katarit muajin e kaluar, si pjesë e një marrëveshje për shkëmbim të burgosurish dhe se Uashingtoni vazhdon të ruajë të drejtën për ta ngrirë plotësisht llogarinë.

08:59
Live në TCH kur Gaza lëshon raketa drejt Izraelit, gazetari raporton nga operacioni i ushtarëve izraelite

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka qenë në një lidhje direkte me “Wake Up”, i cili tregon se ndodhet së bashku me ushtarët izraelite, në një operacion pranë kufirit të Gazës.

08:50
Ndryshimi i Himnit në Parlamentin Evropian

Parlamenti Evropian më 13 tetor 2008, ndryshoi procedurën e përdorimit të Himnit të Bashkimit Evropian dhe vendosi për t’u luajtur vetëm në hapjen e Parlamentit pas zgjedhjeve dhe në seancat formale.

08:40
Sylvinho e thotë shqip: Ne jemi një! Grupi, forca e Shqipërisë

“Ne Jemi një”!

08:30
Dy senatorë amerikanë sot takojnë Osmanin dhe Kurtin

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

08:20
Shtëpia e Bardhë: Korridori humanitar për Gazën, gjëja e duhur për t’u bërë

Shtëpia e Bardhë u bëri jehonë thirrjeve për ndihmë humanitare dhe një korridor jashtë Gazës ndërsa Izraeli po intensifikon përgjigjen e tij ushtarake ndaj sulmit të fundjavës nga militantët palestinezë të Hamasit.

08:11
Izraeli, ultimatum Gazës: 1.1 milionë vetë të ikin brenda 24 orësh!

Mes bombardimeve që nuk reshtin, Izraeli i bëri thirrje të gjithë banorëve që ndodhen aktualisht në Gaza, rreth 1.1 milionë vetë sipas përllogaritjeve, të zhvendosen brenda 24 orësh në jug të territorit.

08:01
Mot i ngrohtë dhe i qëndrueshëm, si do jenë temperaturat për sot

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me vlera të larta presioni e mbizotërim të motit të kthjellët.

E enjte, 12 Tetor 2023
23:58
Seferi: Jam shumë i lumtur që pas shumë kohësh gjeta sërish golin me Kombëtaren

Duke folur pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë në “Air Albania” në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024, Taulant Seferi theksoi se është shumë i lumtur që u rikthye te goli me Kombëtaren.

23:21
Shqipëria me hapa të sigurt drejt “Euro 2024”, shpërthen festa në rrugët e qytetit

Në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit ka nisur festa pas fitores së Kombëtares 3-0 ndaj Çekisë dhe hedhjes se një hapi të sigurt drejt Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

23:03
Kosova i bashkohet festës “kuqezi”, triumfojnë me tre gola

Kosova merr një super fitore në “Estadi Nacional” ndaj Andorrës, duke ndezur më shumë festën “kuqezi”.

23:01
Kuqezinjtë i vunë në rresht skuadrat e grupit! Kualifikimi në Euro 2024, formalitet

Euro 2024 është më pranë se kurrë dhe tifozët kuqezi mund të nisin të prenotojnë biletat për në Gjermani.

22:50
Shkurte Fejza ndez stadiumin, tifozët këndojnë njëzëri këngën simbol “Mora fjalë”

E magjishme ishte pushimi i ndeshjes së Shqipërisë me Çekinë.

22:42
Shqipëria, një hap larg Gjermanisë! Fitore e thellë ndaj Çekisë

Kuqezinjtë ishin të pandalshëm sonte në Arenën Kombëtare përballë Çekisë, të cilën e mundën me rezultatin 3 me 0.

22:35
Rama dhe Kurti në stadium, ndjekin ndeshjen larg njëri-tjetrit

Mijëra tifozë kuqezi mbushën sonte stadiumin dhe tashmë kanë nisur festën për fitoren e thellë të Shqipërisë ndaj Çekisë.

22:33
Presidenti i Autoritetit Palestinez reagon për herë të parë: Jepini fund sulmeve

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për të ndalur sulmet ndaj popullit civil palestinez.

22:32
Rama feston fitoren e Shqipërisë në stadium, puthje dhe përqafime me bashkëshorten

Kryeministri Edi Rama e festoi golin e tretë të Shqipërisë ndaj Çekisë, me një puthje për bashkëshorten e tij, Linda Ramën.

22:15
Ngjela habitet me Ramën: Sjellje prej diktatori, mos u çudisni kur të nxjerrë dekret për të fshirë opozitën

Sjellje prej diktatori, e quajti analisti Spartak Ngjela fjalimin e kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend për rezolutën e Kosovës.

22:11
Izraeli mobilizon mijëra ushtarë! Vijojnë sulmet nga palët, rëndohet bilanci viktimave

Izraeli ka mobilizuar 300 mijë ushtarë rezervë izraelitë, një pjesë e madhe po dërgohen në kufirin me Rripin e Gazës dhe në kufirin verior me Libanin.

21:58
Vangjeli shfryn ndaj deputetëve: Për 3 orë u bëtë bashkë për Izraelin, 3 javë deshët për Kosovën

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në Top Story akuzoi deputetët se rezoluta për Kosovën u firmos shumë vonë, krahasuar me reagimin për luftën në Lindjen e Mesme, mes Izraelit dhe Hamasit.

21:44
Ambasadori i Amerikës, Hill: Propozime interesante do t’iu prezantohen Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, tha për televizionin N1 në Serbi gjatë takimeve që priten të zhvillohen në Kosovë dhe Serbi, do të ketë “disa propozime interesante për të dyja palët”.

21:42
Presidenti i Iranit flet me princin e Arabisë Saudite për herë të parë, prej konfliktit Izrael-Palestinë (fotot)

Disa javë më parë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i tha Joe Biden se Lindja e Mesme ishte në prag të një “linjëzimi të ri” me marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, por ngjarjet e ditëve të fundit me mijëra të vrarë në Palestinë dhe Izrael bëjnë të duket se “linjëzimi i ri” është i një natyre krejt tjetër, shkruan e përditshmja britanike Daily Mail.

21:23
Betohet “Qeveria emergjente” e Izraelit

Ligjvënësit izraelitë kanë mbështetur “qeverinë e zgjeruar emergjente”, një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi për bashkimin në ekzekutiv me rivalët e tij, për aq kohë sa të vazhdojë konflikti me militantët palestinezë të Hamasit.

21:18
Aeroportet e Damaskut e Alepos, jashtë shërbimi pas sulmeve ajrore izraelite në Siri (fotot)

Bombardimet e ushtrisë izraelite kanë shënjestruar sot aeroportet kryesore të Sirisë në kryeqytetin Damask e Alepo në veri, njoftonte televizioni vendas, duke shtuar se aktualisht ato janë jashtë shërbimi.

21:14
Ekskluzive/ Top Channel sjell pamje të trishta nga festivali ku Hamasi ekzekutoi 260 të rinj

Top Channel ndodhet në Izrael, aty ku situata është e pazakontë dhe tepër e rëndë. 

21:09
Akuzë tjetër për Menendez, dyshohet të ishte agjent i paregjistruar i qeverisë së Egjiptit

Prokurorët federalë kanë riformuluar aktakuzën e tyre kundër senatorit amerikan Bob Menendez nga Nju Xhersi dhe bashkëshortes së tij, duke i akuzuar për konspiracion, me qëllim që ai të vepronte si agjent i Egjiptit dhe zyrtarëve egjiptianë.

20:40
Fabrika e përpunimit të ullirit ‘helmon’ banorët/ Institucionet e pranojnë: Operon pa leje

Emisioni Fiks Fare solli rastin e një fabrike përpunimi ulliri dhe bërsive të tyre , në një zonë ku ishte kthyer problem për banorët nga ndotja e ambientit.

20:30
Platforma X mbyll qindra llogari të lidhura me Hamasin që nga sulmi ndaj Izraelit

Platforma e medias social X mbylli qindra llogari të lidhura me Hamasin dhe ka ndërmarrë hapa për të hequr apo shoqëruar me shënime paralajmëruese dhjetëra mijëra postime që prej sulmit të grupit militant ndaj Izraelit, deklaroi të enjten shefja ekzekutive e platformës, Linda Yaccarino.

20:27
Formacionet zyrtare, ja si do zbresin sot në fushë Andorra-Kosovë

Andorra-Kosovë ndeshen këtë të enjte në kuadër të kualifikueseve të EURO 2024.

20:16
SHBA sanksionon dy kompani për shkelje të çmimit tavan për naftën ruse

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive, të cilat po shkelnin çmimin tavan të vendosur vitin e kaluar nga shtetet perëndimore ndaj naftës ruse.

20:12
Ish-sulmuesi i kombëtares, Kapllani: Më është bërë “mishi kokërr”, jam gati të luaj

Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Edmond Kapllani foli para ndeshjes në emisionin “Kuqezi”.

19:45
Mbushet Arena Kombëtare! Tifozët e flaktë brohorasin njëzëri “Shqipëri”

Për një orë do të fillojë ndeshja e shumëpritur e Kombëtares sonë me Çekinë,ndërsa tashmë stadiumi i Arenës Kombëtare është pothuajse i mbushur.

19:42
Ekskluzive! Shqiptaro-palestinezi rrëfen ferrin e bombardimeve në Gaza

Nga Gaza, Top Channel sjell dëshminë e një shqiptaro-palestinezi i larguar prej Shqipërisë bashkë me të motrën në vitin 1998.

19:36
“Në kuadër të dashurisë”/ Filmi shfaqet nga e premtja edhe në kinematë e Korçës

Në kuadër të dashurisë, filmi më i shumëpritur i vitit prej dhjetë tetorit do të jetë në të gjitha kinematë e kryeqytetit, në Cineplexx, Teg, QTU si dhe në Kinema Millenium.

19:31
Të vegjëlit e bretkosave kamuflohen në ambjent si ‘jashtëqitje kafshësh’ si vetëmbrojtje (fotot)

Të sapoçelurit e një bretkose të Azisë juglindore shfaqin një motiv të caktuar ngjyrash në lëkurën e tyre duke u kamufluar si bajga kafshësh, për t’i shpëtuar predatorëve, thotë një studim i ri.

19:09
Njerëzit kërkojnë në rrënoja pas sulmeve ajrore izraelite në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin (pamje të rënda)

Grupe shpëtimi palestineze kërkonin sot në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara nga bombat e avionëve izraelitë, ndërsa të plagosurit shiheshin të trajtoheshin në spitalin lokal, shkruan rrjeti AFP.

18:56
Formacioni zyrtar, Sylvinho zgjedh 11 luftëtarët kuqezinj

Shqipëria luan një nga ndeshjet më vendimtare të eliminatoreve për Euro 2024 me kuqezinjtë që presin në Arenën Kombëtare, Çekinë.

18:36
Tirana vishet kuqezi në prag të ndeshjes! “Plisat” më të zjarrtë se kurrë

Në prag të ndeshjes së Kombëtares me Çekinë, tifozët kuqezi kanë “pushtuar” Tiranën.

18:30
Video ekstreme/ Motoçiklisti merr flakë gjatë performancës së ‘Globit të Vdekjes’ para audiencave të shokuara në Kinë (fotot)

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një motoçilist profesionist aksioni merr flakë gjatë aksidentit në performancën e tij në një park zbavitjeje ekstreme në Kinë.

18:14
DWTS/ Qeni i Arnitës urinon në palestër, Odeta tregon “të metën” e Enit, Sara trembet nga koreografia

Një ditë para spektaklit, konkurrentët e “Dancing With The Stars” vazhdojnë provat në palestër.

18:07
NATO fton Kosovën dhe Serbinë të përmbahen nga hapat që rrisin tensionet

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s kanë shprehur shqetësim për rritjen e tensioneve në Kosovë dhe u kanë bërë ftesë Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin mospajtimet e tyre përmes dialogut dhe mjeteve politike.

18:05
Alpinistet rivale vdesin nga orteku në tentativën e rekordit, kosovarja arrin të shpëtojë në Tibet (fotot)

Dy alpiniste amerikane që garonin për një rekord botëror ngjitjeje raportohet se kanë humbur jetën në pengesën e fundit.

18:00
Ftesë në 5/ Ushqen krimbat e mëndafshit, 22-vjeçarja nga Zadrima: Kam endur pajën time në tezgjah

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuara Emanuela Jaku, vajza nga Zadrima që mban gjallë traditën e tezgjahut.

17:58
Në këmbë drejt Thethit! Turistja bie mes shkëmbinjve dhe humb jetën

Një turiste gjermane ka ndërruar jetë këtë të enjte në Shkodër, teksa po kalonte në këmbë shtegun drejt Thethit.

17:45
Shqipëri – Çeki/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti drejt stadiumit me djalin e Adem Jasharit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të ndjekë sonte ndeshjen Shqipëri – Çeki, në Arenën Kombëtare.

17:43
Përballja e statistikave të ndeshjeve të luajtura, Çekia epërsi të lehtë ndaj Shqipërisë

Shqipëria përballet sonte me Çekinë, në Arenën Kombëtare, në një sfidë që mund ta afrojë edhe më shumë përfaqësuesen kuqezi me finalet e “Euro 2024”.

17:39
Peleshi në Ministerial: NATO dhe BE duhet të bëjnë më tepër për Ballkanin! KFOR të intensifikojë patrullimet

Zhvillimet në Veri të Kosovës morën një vëmendje të veçantë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që u mbajt në selinë e NATO-s, në Bruksel.

17:36
Inteligjenca artificiale e Google bën parashikimin e vrazhdë për botën pas konfliktit Izrael – Hamas (fotot)

Programi i inteligjencës arificiale të Google, i quajtur ‘Bard’, duket se ka dhënë opinionin e tij mbi luftën mes Izraelit dhe Hamas, duke bërë parlajmërime tmerri për pjesën tjetër të botës.

17:35
Ministri Mete me zyrtarët e lartë të BB dhe FMN: Ekonomia shqiptare tregoi rezistencë, iu kthye shpejt rritjes ekonomike

Këtë javë zhvillohen takimet Vjetore të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që po mbahen në Marrakesh, Marok. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete kryeson delegacionin e përbashkët me Bankën e Shqipërisë.

17:29
Tetori rozë! Në Lezhë u mbajt fushatë sensibilizimi për kancerin e gjirit

Me moton “ec për jetën” “vrapo për jetën” ishte aktiviteti sensibilizues në kuadër të muajt rozë, kundër kancerit të gjirit.

16:53
‘Mumjet meksikane nuk janë alienë, janë diçka shumë më keq’, thotë eksperti i UFO-ve (fotot)

Gazetari polemik Jamie Maussan ka pretenduar së fundmi se ka qenë në zotërim të dy mini-kufomave aliene, për të cilat Peruja tha se ishin vjedhur prej saj, por shume kane ngritur dyshime nëse ato ishin vërtet trupa alienësh.

16:53
Avancimi i forcave drejt Gazës/ Gazetari i TCH: Do ketë ndërhyrje nga toka, po festojnë nisjen e ofensivës

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në jug të Izraelit, pak kilometra nga froni i Gazës, ku e cilëson të pazakontë situatën atje. 

16:46
Mes tensioneve në Kuvend, miratohet Rezoluta për Kosovën

Rezoluta për Kosovën u miratua këtë pasdite me 101 vota, pas seancës maratonë në Kuvend.

16:32
“Ushqimi dhe uji po mbaron”/ Paralajmëron agjencia e OKB-së: Situata humanitare në Gaza, shumë e rëndë

Situata humanitare në Gaza është “e rëndë”, me ushqim dhe ujë të kufizuar, ndërsa furnizimet janë drejt përfundimit, tha të enjten zëvendësdrejtori i emergjencave të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, Brian Lander.

16:28
Shkodër/ Masivi i dheut zë poshtë ekskavatorin, i merr jetën shoferit 56-vjeçar! Po kryente punime në rrugë

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Shkodër.

16:27
42-vjeçari humbi jetën në punë, arrestohet drejtuesi teknik i punës

Një 42-vjeçar humbi jetën në spital, pasi një ditë më parë u aksidentua në punë.

16:19
Siria raporton se Izraeli sulmoi dy aeroporte të saj

Media shtetërore siriane ka raportuar se nga sulmet ajrore izraelite të enjten janë goditur aeroportet ndërkombëtare në kryeqytet, Damask, dhe në qytetin verior të Alepos.

16:16
“24 shtatori këmbanë alarmi”/ Basha në Asamblenë e KiE-së: Serbia ka nisur të realizojë idenë e “botës serbe”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të KiE, ku që në krye të herës dënoi ashpër sulmin terrorist në Izrael.

16:09
49 vjeçarja fiton padinë e ngacmimit seksual ndaj shefit që i kërkonte ‘të vendosej me të në Qipro’ (fotot)

Një drejtuese në një kompani investimesh ka fituar sot në Britani padinë e saj kundër pronarit të martuar të kompanisë që e quante “vajzë çapkëne” dhe i kërkonte të vendosej me të në një vilë në Qipro.

15:43
Ministrja Ogerta Manastirliu “krah për krah” me studentët që protestojnë

Protesta e studentëve të mjekësisë të cilët janë kundër detyrimit për të punuar në shtet pas diplomimit po zgjat prej ditësh por dhe tarifës 240 mijë lekë të reja.

15:39
Aksident në Dimal! Humbi kontrollin e motomjetit dhe u përplas me bordurën, ndërron jetë 65-vjeçari

Një 65-vjeçar ka humbur jetën, pasi u përfshi në një aksident të rëndë në Dimal.

15:38
Burrat me tumor gjiri! Mjekët: Raste të rralla por janë disa të prekur

Kanceri i gjirit prek jo vetëm femrat por edhe meshkujt.

15:32
Studentët e mjekësisë në bojkot! Reagon Ministria e Arsimit për protestën e studentëve

Ndonëse nuk janë në rrugë duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit, bojkoti i studentëve të mjekësisë vazhdon.

15:29
Optika pamore zbulon inteligjencën tuaj, nëse shikoni më parë kafkën apo vajzën në iluzion (fotot)

Një iluzion i ri optik mund të përcaktojë aftësitë tuaja më të forta në varësi të asaj që truri juaj mund të dallojë më parë.

15:26
Qeveria izraelite tërhiqet: Nuk mund të konfirmojmë se foshnjeve u është prerë koka në sulmin e Hamasit

Qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar pretendimin specifik se sulmuesit e Hamasit prenë kokat e foshnjave gjatë sulmit të tyre shokues të shtunën, tha një zyrtar izraelit për CNN, duke kundërshtuar një deklaratë të mëparshme publike.

15:26
Trazira të reja në Kosovë? Kurti flet për plane destabilizimi: Serbët të përmbahen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar tensione të reja në Veri të Kosovës.

15:23
Përplasja Rama-Salianji! Deputeti demokrat: Kryeministri u shpreh kundër rezolutës

Pavarësisht ngulmimit nga deputeti demokrat Ervin Salianji për të marrë fjalën kjo nuk ndodhi. 

15:22
Për të gjithë tifozët shqiptarë, një plis mbi kokë/ DigitAlb dhuron 22 mijë qeleshe për ndeshjen Shqipëri-Çeki

12 tetori është Kuqezi dhe për ta bërë edhe më speciale këtë ditë, ka menduar DigitAlb, që ka shpërndarë 22 mijë qeleshe në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë fantastike shqiptare në shkallët e Arenës Kombëtare, për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

15:19
Izraeli gati për sulm/ TCH pamje nga përgatitjet për ndërhyrjen tokësore

Top Channel ka arritur të sigurojë pamje gjatë fazës përgatitore për sulmin tokësor izraelit.

15:18
Rezolutë për Kosovën! Mazhoranca dhe opozita ranë dakord për një draft

Dakordësia mes mazhorancës dhe demokratëve krah Bardhit e Berishës në konferencën e kryetarëve, për një rezolutë të përbashkët në lidhje me agresionin serb në veri të Kosovës nuk kaloi pa akuza në seancën e posaçme këtë të enjte në parlament.

14:56
Ministrja Rizvanolli: Serbia po e bojkoton udhërrëfyesin për energjinë

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, e ka akuzuar të enjten Serbinë se nuk po e zbaton udhërrëfyesin për marrëveshjen për energjinë në katër komunat në veri të Kosovës.

14:53
“Nuk doja të vdisja e virgjër”/ Vihet në skenë drama bazuar mbi histori të vërtetë

Dita Ndërkombëtare e Vajzave ngjiti në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit monodramën “Nuk doja të vdisja e virgjër”.

14:50
“Fytyra shqiponjë” e Kombëtares merr nënshtetësinë shqiptare: Në “Euro 2024” udhëtoj me dokumente Kuq e Zi

Ai njihet si “Fytyra shqiponjë” e Kombëtares Kuq e Zi. Besmir Limanit, tifozit më të zjarrtë, që bie gjithmonë në sy për flamurin dhe shqiponjën që mbulon fytyrën i është dhënë sot në prag të ndeshjes Shqipëri-Çeki, nënshtetësia shqiptare.

14:47
“Jo jetë a vdekje”, Duka: Presioni mbi çekët! Tifozë, tregohuni miqësorë

“Ndeshje shumë e rëndësishme, por jo vendimtare, kualifikimi në Euro 2024 vendoset në nëntor”, deklaroi trajneri Sylvinho përpara ndeshjes me Çekinë.

14:45
Bilanc tragjik! Shkon në 1354 numri i palestinezëve të vdekur në Gaza, mbi 6 mijë të plagosur

Të paktën 1,354 njerëz janë vrarë dhe 6,049 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga e shtuna, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

14:39
Këshilli Norvegjez për Refugjatë kërkon krijimin e korridoreve humanitare në Gaza

Këshilli Norvegjez për Refugjatë (KNR) i ka bërë thirrje ditën e sotme komunitetit ndërkombëtar për krijimin e korridoreve në mënyrë që të jetë i mundur dërgimi i ndihmave humanitare në Gaza.

14:34
Stoltenberg: Falenderojmë SHBA për Kosovën e Ukrainën, por edhe Europa s`ka ndenjur duarkryq

Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Bruksel për ditën e dytë të punimeve të një samiti ku diskutohet Ukraina, Izraeli por edhe misioni i aleancës në Kosovë.

14:26
Transportonin emigrantë kundrejt pagesës 3500 – 5000 euro/person, pranga 9 personave! Dy në kërkim

Nëntë persona janë arrestuar për transportim të emigrantëve të paligjshëm kundrejt pagesës.

14:20
Ushtarët bëhen gati për luftë, këndohen vargjet hebraike/ Top Channel pak kilometra larg Gazës, pamje të pazakonta

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe i cili ndodhet në jug të Izraelit, pak kilometra nga fronit, Gaza e cilëson të pazakontë situatën atje.

14:16
Vullnetarët përgatisin ushqim për ushtarët, gazetari i TCH raporton nga Be’er Sheva pranë Gazas

Dhjetëra vullnetarë në jug të Izraelit, po përgatisin ushqim nëpër tenda për ushtarët të cilët po merren me pastrimin e zonave nga ekstremistët e Hamasit.

14:04
Në proces gjyqësor për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës! Lart Haxhiu refuzon takimin me përfaqësuesit e ambasadës shqiptare

Lart Haxhiu ka refuzuar takimin me përfaqësuesit e ambasadës shqiptare në burgun e Koridhalos, ku do të vihej në dijeni për procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017.

13:58
Ju vijnë në shtëpi njerëz që s’i keni qejf? Ja me çfarë t’i qerasni

Nëse ju vijnë në shtëpi njerëz që ju ngarkojnë me energji negative, ka një mënyrë se si të mbroheni prej tyre.

13:51
Habit trajnuesja e shëndetit: Meshkujt shqiptarë janë tullacë sepse kanë shumë testosteron

Mënyra se si ushqehemi ka ndikim të pashmangshëm në shëndetin tonë dhe kryesisht në balancën ose disbalancën hormonale.

13:50
Kuvendi i Shqipërisë organizon konferencën parlamentare! Në fokus roli i Parlamentit në Procesin e Berlinit

Kuvendi i Shqipërisë organizon për herë të parë ditën e nesërme Konferencën parlamentare mbi “Rolin e Parlamentit në Procesin e Berlinit”.

13:50
Dëshmia prekëse/ E mbijetuara e masakrës nga Hamasi për Top Channel mes lotësh: Vëllezërit i gjeta të vdekur

Një prej të mbijetuarave në Be’er Sheva gjatë sulmit nga Hamasi në një intervistë për Top Channel tha se i kanë vrarë vëllezërit e saj.

13:28
Interpreton këngëtarja e verbër! Marsona Taçe jep koncert në Korçë

Këngëtarja Marsona Taçe ka sjellë në teatrin e Korçës koncertin recital Tinguj zemre, me dëshirën për të rritur ndërgjegjësimin ndaj personave me aftësi të kufizuar në shikim.

13:24
“Sa të keni Amerikën”, Blinken mesazh i qartë në Izrael-SHBA nis armatime!

Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë në krah të Izraelit, premtoi kreu i diplomacisë amerikane Anthony Blinken gjatë takimit me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Tel Aviv.

13:17
Vodhi në një banesë në Unazën e Re rreth 8000 euro dhe sende me vler, vihet në pranga 23-vjeçari

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Home”. Vodhi në një banesë, një shumë parash dhe sende me vlerë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen shuma 8160 euro dhe sendet me vlerë (aksesorë floriri), që u gjetën në banesën e 23-vjeçarit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në […]

13:13
“Kosova”/ Ministri i Jashtëm në Kuvend: Javën e ardhshme takim në KS kushtuar pandëshkueshmërisë së krimeve

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani gjatë fjalës së tij në Kuvend lajmëroi se javën e ardhshme do të ketë takim në Këshillin e Sigurimit kushtuar pandëshkueshmërisë së krimeve në Kosovë.

13:11
Hajduti ikën me të katra! Hyn për të vjedhur, shitësja e nxjerr jashtë

Ky person që shihni në këto pamje që mban në dorë një send në dukje pistoletë çakmak është kthyer në makthin e bizneseve celulare.

13:10
Kosova e Serbia s`kanë rrugë tjetër, ambasadori i SHBA-së: Vetëm zgjidhje politike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, nuk sheh zgjidhje tjetër përveç asaj politike për ngërçin e ri të krijuar mes Kosovës e Serbisë pas sulmit të Banjskës.

13:10
Nga Be’er Sheva në Ashkelon e Kibbutz! Top Channel në frontin e luftës, raportim nga ‘zemra’ e konfliktit në Lindjen e Mesme

Në ditën e gjashtë të konfliktit të Izraelit me palestinezët e Hamas në rripin e Gazës, vazhdojnë bombardimet intensive të ushtrisë izraelite si nga ajri ashtu edhe nga toka drejt Gazës.

12:50
Video/ Më të dashuruar se kurrë, Jori Delli puthje pasionante me De Palmën në rrugët e Tiranës

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” Jori Delli ndodhet në Tiranë së bashku me partnerin e saj Fred De Palma.

12:37
Zyrtari palestinez: Sistemi shëndetësor i Gazës në prag të kolapsit

Infrastruktura shëndetësore në Gaza është afër pikës së thyerjes, tha të enjten Dr. Ashraf Al-Qudra, një zëdhënës i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza.

12:21
Shiste doza kanabisi, arrestohet i riu në Divjakë! Procedohet penalisht blerësi 20-vjeçar

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Done deal”.

12:18
Qëndrimi Ramës për Kosovën, Bardhi: Në një orë fjalim, asnjë fjalë kundër Serbisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas fjalës kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ndërsa po diskutohet çështja e Kosovës.

12:11
Ekskluzive/ “Më nxirrni nga Gaza”! Shqiptaro-palestinezja apelon përmes Top Channel

Ky është palestinezi Naim Abuejad ardhur në Shqipëri si student në vitin 1970.

12:01
“Fitore historike në Kukës, por i vodhën”/ Rama ironizon opozitën: Bjerini tastierës dhe shani Ramoviçin më shumë se Vuçiçin

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer tonet sarkastike përkundrejt opozitës të cilët herë pas here e kanë akuzuar për lidhje me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.