Ndonëse mesjavë dhe ende zyrtarisht jemi në një muaj dimri, ngritja e temperaturave ka sjellë pushues në plazhin e madh të Durrësit.

Moti plot diell dhe temperaturat deri në 22 gradë celsius kanë afruar në kohë nisjen e plazhit.

Banjot e diellit dhe ujit, lojërat në rërë dhe një kafe a drekë buzë Adriatikut kanë ftuar mjaft pushues në plazh. Më të kënaqur shfaqen fëmijët që i gëzohen lojërave dhe shoqërisë buzë detit, po dhe grupmoshat e tjera nuk mbeten pas. Ky mot i ngrohtë dhe pse i karakterizuar nga vranësira të herëpashershme është i mirëpritur dhe nga bizneset e shumta përgjatë bregdetit të Adriatikut. Shumica e njësive të shërbimit dhe akomodimit, si dhe bar-restorantet janë të hapura dhe ofrojnë shërbim gjatë të gjithë vitit, për shkak të frekuentimit të vazhdueshëm të bregdetit të Durrësit në çdo stinë të vitit.

Por ngrohja e motit po tërheq dhe më shumë pushues vendas e të huaj në këtë stinë.

Top Channel