“Nuk e marrim presidencën për të treguar dominim”, Bujar Osmani flet për kandidimin në Maqedoninë e Veriut: Punojmë për një shtet të përbashkët

28/02/2024 16:51

Në Maqedoninë e Veriut kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare qe zhvillohen në fund të prillit dhe fillim të majit.

Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpalli se kandidat i saj do jetë Bujar Osmani, i cili mban detyrën e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut. Osmani i ftuar në “Breaking” diskutoi në lidhje me zgjedhjet për president, ndërsa theksoi se shqiptarët kërkojnë bashkim dhe jo dominim.

Sipas tij, problemi i mënyrës së zgjedhjes së Presidentit në Maqedoninë e Veriut është e gabuar pasi në shoqëritë multieknike, ku zgjedhjet janë monoetnike, shumë komunitete janë të përjashtuara, duke sjellë papëlqyeshmëri ndaj Presidentit dhe si pasojë kriza, pasi nuk pranohen nga një pjesë e popullsisë.

“Roli i presidentit te ne është ndryshe, për shkak se jemi republikë parlamentare. Në shoqëritë multienike roli i Presidentit është të jetë indilidhës, pra t’i mbajë bashkë. Duhet të jetë deeskalues i polimerizimeve etnike politike. Presidentit duhet të jetë gardian i orientimit euroaltantik, deeskalues dhe indlidhës i komuniteteve të ndryshme. Në zgjedhjet në Maqedoni i kemi monoetnike ku komunitetet e tjera janë të përjashtuara nga vendimmarrja, presidentin e kemi pasur burim krizash dhe deri tani i kemi pasur të papranuar nga gjysma e popullit. Kemi dalë me idenë se ky proces nuk është i mirë për shtetet mulietnike”, tha kandidati i BDI.

Osmani e cilëson veten si të denjnë për ta mbajtur atë post pasi është i vetmi kandidat me eksperiencë ndërkombëtare, ndërsa thekson se zgjedhja e Presidentit në bazë të aspektit etnik duhet të marrë fund.

“Akuzat kanë qenë ‘jo shqiptaret duhet të dalin me kandidat që i kalon vijat etike’. Prandaj dalim me kandidat, që jam i vetmi në garë me eksperiencë ndërkombëtare. Kam udhëhequr OSBE. Nëse edhe në këto zgjedhje përsëri përfaqësuesi do të zgjidhet mbi aspektin etik, nuk ka arsye që shqiptarët të jenë alibi i një procesi zgjedhor dhe do të insistojmë që të jenë zgjedhjet e fundit në këtë mënyrë, të ndryshojë kushtetuta dhe presidenti të zgjidhet në parlament nga 2 e treta e votave”, u shpreh Osmani.

Bujar Osmani mori shembullin e Talat Xhaferrit, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, më herët kryetar i Kuvendit por në Maqedoni, post për të cilin Osmani thotë se në fillim nuk u prit mirë nga vendasit.

“Mbi këtë ide do të fitojnë edhe komunitete të tjera. Nuk mund të mbajnë maqedonasit shtet të qëndrueshëm në harmoni me majorizim të një komuniteti tjetri. Nuk humbën asgjë se kishin kryetar Kuvendi apo kryeministër shqiptar. Maqedonasit që duan barazi do të mbështetin këtë ide kurse shqiptarët do të mbështesin një referendum me presidentin e parë shqiptar. Talat Xhaferi u bë kryetari më i mirë i Kuvendit për disiplinën që vendosi. Kur u zgjodh për herë të dytë nuk ishte më lajm në gazeta, u normalizua dhe e kuptuan që është vlerë e shtuar”, tha kandidati.

“Ne punojmë për një shtet të përbashkët, jemi zot në shtëpinë tonë. Nuk jemi pakicë, ne udhëheqim shtetin. Kjo është një qasje që keqkuptohet edhe në Kosovë edhe ne Shqipëri. Nuk na duhet patronazh, ne jemi zot në shtëpinë tonë. Rezidenti është maja e piramidës. Para 20 viteve kemi qenë të përjashtuar. Kemi qenë 0.2 shqiptarë në institucionet atje në 2001, sot është rreth 25%. Nuk e marrim presidencën për të treguar dominim. E normalizuam barazinë atje, u thye tabuja. Nuk është zonë e ndaluar për në. Presidenti që ka rolin e bashkuesit duhet të zgjidhet nga të gjithë bashkë”, u shpreh Osmani.

Top Channel