foto ilustruese

Dy adoleshente u aksidentuan këtë pasdite në Shkodër.

Automjeti, që drejtohej nga 24-vjeçari me iniciale L.K. dhe ku pasagjere ishin dy vajza 17-vjeçare, doli nga rruga rreth orës 14:05, në lagjen “Skënderbeg”.

Për pasojë, dy adoleshentet u lënduan dhe u dërguan në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shoferi u shoqërua në komisariat, për t’u marrë në pyetje.

Top Channel