Franca në alarm të kuq për vapën ekstreme, ndalohet alkooli gjatë Festivalit të Muzikës, mbyllen qindra shkolla
Momente tmerri janë regjistruar në një park të njohur në Indi kur një elefant i rezortit kapi me noçkën e tij një turiste ruse dhe e rrotulloi në ajër para se ta lëshonte përtokë duke e plagosur.
Pamjet u regjistruan nga kamerat e sigurisë në parkun Amer Fort në qytetin Jaipur ku elefanti femër kap gruan me hundën e tij masive duke e vërvitur ashpërsisht dhe më pas duke e lëshuar në tokë duke i thyer këmbën.
Një tjetër person duket se përfshihet nga furia e elefantit dhe përplaset në muret e kopshtit teksa dy persona të tjerë që përpiqeshin të ndihmonin u plagosën.
I njëjti elefant që përdorej për shetitjet e turistëve raportohet se ka plagosur një punonjës dyqani në tetor 2022, thanë organizatorët.
Megjithëse elefantët rrallëherë reagojnë ndaj njerëzve, grupet e bamirësisë thonë se ata mund të bëhen agresivë dhe të vrasin njerëz kur ndjehen të kërcënuar apo keqtrajtuar.
Mijëra të tillë përdoren për qëllime zbavitjeje turistike në vendet e Azisë.
Në video shihet elefanti i quajtur Gouri që sulmon turisten ruse në sheshin qendror të parkut Amer Fort në Jaipur.
Grupi i mbrojtjes së kafshëve PETA bën thirrje që tashmë Gouri të largohet nga parku turistik prej “traumës së zgjatur të skllavërimit”.
Ata thonë se kjo sjellje është tipike e kafshëve deh nxisin turistët të qëndrojnë larg metodave shfrytëzuese të vendasve.
Elefantët janë kafshë herbivore dhe vetëm në Indi rreth 400 vdesin çdo vit, sipas grupeve të bamirësisë./DailyMail/
Top Channel