E veja e Navalnyt: Nuk jam e sigurt nëse funerali i Alexey do jetë paqësor! Mund të arrestohen ata që…

28/02/2024 12:33

Aleksei Navalny do të varroset të premten në Moskë konfirmoi një zëdhënës i liderit opozitar, që sqaroi se shërbimi do të kryhet në varrezën Borisovskoye, pas një ceremonie lamtumire, e cila, siç pohon dhe e veja e tij Yulia, nuk dihet nëse ka për të qenë paqësore apo forcat e sigurisë nuk do t`ia lejojnë as nderim të fundit të kalojë qetësisht për kritikun e shumëanatemuar të Kremlinit, apo do t`i arrestojnë njerëzit që do të paraqiten aty.

Ekipi i Navalnyt pati vështirësi të mëdha për të organizuar varrimin e 47 vjecarit pasi shumë kompani kanë refuzuar të përfshihen kur e kanë mësuar se për kë bëhet fjalë. Aleksei Navalny ndërroi jetë papritur në një burg të rrethit Arktik në 16 shkurt. Për vite me radhë, ai ishte kritiku i profilit më të lartë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Ende shumë pak detaje janë dhënë mbi vdekjen e tij e autoritetet ruse refuzuan fillimisht t`ia kthenin trupin të ëmës, Lyudmila.

Ata pranuan më në fund ta bënin një gjë të tillë 8 ditë pas ndarjes nga jeta të kryeopozitarit në rrethana të mistershme. Ekipi i Navalny-t sqaroi se kishte dashur ta organizonte ceremoninë në 29 shkurt, “por askush e merrte përsipër atë ditë. Arsyeja, sipas Ivan Zhdanov, drejtor i Fondacionit të Navalnyt Kundër-Korrupsionit, është se në këtë ditë, Putini mban fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit.

Detajet e funeralit në kohën kur zonja Navalnaya iu drejtua Parlamentit Europian në Strasburg duke dënuar  luftën “brutale dhe të poshtër” të Rusisë në Ukrainë, por edhe duke tërhequr vëmendjen se strategjia e Perëndimit për të luftuar Rusinë nuk ka funksionuar.

 “Ju nuk mund ta dëmtoni Putinin me një rezolutë tjetër ose një grup tjetër sanksionesh që nuk janë të ndryshme nga ato të mëparshmet”, u shpreh Yulia Navalnaya.

Në vend të kësaj, Navalnaya i kërkoi eurodeputetëve të frymëzoheshin nga bashkëshorti i saj i ndjerë, duke e quajtur atë “një shpikës” i cili “gjithmonë kishte ide të reja për gjithçka, por mbi të gjitha për politikën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA