E premte, 26 Maj 2023
19:03
Posterat e fushatës presidenciale turke mbushin rrugët e Stambollit (fotot)

Postera e fletushka të fushatës elektorale për të dy kandidatët shiheshin sot kudo në rrugët e Stamboll para votës finale te së dielës.

19:01
KFOR shton prezencën në veri të Kosovës, forca të shumta drejt Laposaviçit

Forca të shtuara policore, por edhe përfaqësues të KFOR-it, kanë shtuar prezencën e tyre pranë objektit të Komunës në veri të Mitrovicës.

18:49
Senatori amerikan, Chris Murphy: Kurti t’i japë fund provokimit menjëherë!

Senatori amerikan, Chris Murphy ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit.

18:44
“Mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën”/ Sekretari amerikan i Shtetit do të vizitojë vendet nordike për diskutime

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken do të vizitojë Suedinë, Norvegjinë dhe Finlandën javën e ardhshme për të diskutuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën.

18:38
Tensionet në veri të Kosovës/ Rama: Nuk e ndihmon aspak normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, miqtë më të mëdhenj të shqetësuar

Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. 

18:32
Dënimi nga Disiplina, reagon Tirana: U thyen shumë zemra, u vodh shpirti i tifozëve!

Klubi i Tiranës ka reaguar pas dënimeve nga Komisioni i Disiplinës për ngjarjet e ndodhura në takimin Tirana-Bylis (2-2). Sfidë ku një penallti e akorduar për skuadrën ballshiote shkaktoi dhunë ndaj kryesorit Kridens Meta në fundin e takimit.

18:21
Kryeministri i Holandës: Vendi po e merr seriozisht dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë

Holanda ka dhënë sinjalizime më të forta se mund të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë.

18:20
Ministri Sveçla: Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin në ballafaqimin me grupet kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me ata që i quan “me grupe të organizuara kriminale”.

18:19
Video e tmerrit kur pasagjeri ‘i trazuar’ hap derën e avionit gjatë fluturimit (fotot)

Një pasagjer në bordin e një avioni të mbushur me njerëz të Koresë së Jugut ka hapur dje derën disa momente para uljes së avionit duke shkaktuar kaos e panik mes 194 pasagjerëve në kabinën e përfshirë nga era e fortë.

18:13
“Takimi më i madh në historinë e Serbisë”/ Vuçiç mbledh të gjithë mbështetësit në Beograd, policia rrethon qytetin

Partia Përparimtare Serbe, e kryesuar nga Vuçiç do të mbajë ditën e sotme një takim në sheshin Nikola Pashiç në Beograd, para Kuvendit Popullor, të paralajmëruar si “takimin më të madh në historinë e Serbisë”.

18:06
“Tensionet në veri janë të papranueshme”, Ramush Haradinaj reagon pas situatës së përplasjeve në Kosovë

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas tensioneve në veri të Kosovës, aty ku ka pasur të shtëna me armë dhe përplasje mes policisë e protestuesve serbë.

18:04
Zyrtare/ Trajneri rinovon me kampionët, Tottenhami “mbetet thatë”

Emri i tij u lidh me stolin e Tottenhamit, por Arne Slot nuk do të marrë drejtimin e skuadrës londineze. Trajneri holandez ka rinovuar kontratën me Feyenoordin.

17:58
Vendoset flamuri i Kosovës në komunën e Laposaviçit, kryetari i ri Lulzim Hetemi futet në godinë

Flamuri i Kosovës është ngritur në institucionin e komunës së Leposaviçit.

17:55
“Fëmijët bien në rrjetën e peshkimit në platformat sociale”/ Anila Hoxha tregon dy raste në Top Talk

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar ditën e sotme në “Top Talk” se si fëmijët e adoleshentët bien në rrjetën e zezë të platformave sociale online, dhe impaktohen deri në depresion. 

17:55
​Abdixhiku për situatën në veri: Të jemi të matur dhe në koordinim me aleatët tanë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat diplomatik e shtetërorë për të shmangur destabilizimin në vend.

17:53
Trump vë në lojë rivalin republikan DeSantis pas dështimit të hapjes së fushatës në Twitter (fotot)

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është tallur sot sipas mediave “pa mëshirë” me rivalin e tij presidencial republikan Ron DeSantis, për një nisje të dështuar teknike të fushatës së tij në rrjetin Twitter — në lojën ku u bashkua më vonë dhe presidenti Biden.

17:43
Takim me Donald Trump, Boris Johnson: Fitorja në Ukrainë është e rëndësishme

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson zhvilloi një takim me Donald Trump për rëndësinë e një fitoreje të Ukrainës ndaj Rusisë.

17:35
Dhuna në futboll, AZ përjashton nga stadiumi 43 tifozë

AZ Alkmaar ka marrë vendimin si klub në lidhje me ngjarjet që ndodhën 18 majin e kaluar në përfundim të gjysmëfinales së kthimit të Conference League kundër West Hamit.

17:24
Policia peruane kap 58kg kokainë në pako të veshura me flamur nazist (fotot)

Drogat e gjetura në një ngarkesë që kishte si destinacion Blegjikën kishin gjithashtu emrin e Hitlerit të printuar në pakot.

17:23
Për pak minuta shiu i dendur përmbyti Tiranën, rrugët kthehen në “lumenj”

U deshën disa minuta reshje të dendura të shiu që disa rrugë në Tiranë të përmbyteshin nga uji.

17:20
Zëdhënësi i Putinit: Rusia do “çlirojë” Bjellorusinë nëse populli i saj ngrihet kundër Lukashenkos

Dmitry Peskov, sekretari i shtypit të presidentit rus, ka deklaruar se Rusia do të ndërhyjë në rast se do të ketë kryengritje të armatosur në Bjellorusi, për të përmbysur regjimin e presidentit të saj të vetëshpallur, Alexander Lukashenko.

17:06
Shtohen përpjekjet për vëzhgimin e zgjedhjeve në balotazhin presidencial në Turqi

Në prag të balotazhit presidencial të 28 majit në Turqi, vëzhguesit e pavaruar të zgjedhjeve po forcojnë përpjekjet për mbikqyrje të procesit, mes shqetësimeve të zgjedhësve që raportuan parregullsi gjatë raundit të parë të votimeve.

17:04
Të shtëna me armë edhe në Leposaviç, protestuesit serbë bllokojnë rrugën me kamionë

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot edhe në Leposaviç të Kosovës. 

16:57
Tina Turner shpjegonte dikur përse la qytetarinë amerikane dhe u largua (fotot)

Artistja e ndjerë Tina Turner do të kujtohet në të gjithë botën si një nga legjendat më të mëdha të muzikës ‘rock’ pas ndarjes nga jeta dy ditë më parë.

16:56
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Itali, takohet me presidentin Mattarella

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, i shoqëruar nga Zonja e Parë Armanda Begaj, nisi sot një vizitë zyrtare dy ditore në Itali ku u prit me nderimet e veçanta nga homologu i Italisë, Sergio Mattarella.

16:54
Zëvendëskryeministri i Kosovës: Tё sigurohen kushtet qё kryetarët e rinj të komunave në veri tё ushtrojnё detyrat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se kryetarёt e komunave tё Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, qё u betuan dje e kanё detyrim ligjor tё fillojnё punёn menjёherё.

16:52
Senatori amerikan Chris Murphy në Shkup, nxit ndryshimet kushtetuese

Senatori amerikan Chris Murhpy ishte për vizitë Shkup, ku dërgoi një mesazh të qartë se Maqedonia e Veriut duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese që të mbetet në rrugën e integrimit evropian.

16:43
Shi i rrëmbyeshëm në Tiranë, kryeqyteti përfshihet nga stuhia dhe vetëtima

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë kryeqytetin mesditën e kësaj të premteje.

16:42
Tensionet në veri të Kosovës/ Hovenier: Masat e dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë

Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

16:35
FSHF “fundos” Tiranën! Vendimet pas dhunës në ndeshjen me Bylisin

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së Federatës Shqiptare të Futbollit, ka marrë vendim për çeljen e një hetimi disiplinor për aktet e dhunës të ndodhura ditën e djeshme mes KF Tiranës dhe KF Bylis.

16:28
Tensionet në veri të Kosovës, Kurti nuk jep koment: Do të përgjigjem në Prishtinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk ka komentuar tensionet në veri të Kosovës, teksa ka vizituar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, në Vushtrri.

16:27
Stërvitësi i njohur 42 vjeçar vdes papritur pas stërvitjes duke shokuar fansat (fotot)

Një ‘bodybuilder’ i njohur dhe fitues i titullit Mister India, Premraj Arora, ka vdekur tragjikisht nga një atak kardiak në moshën 42 vjeçare, pak pasi përfundoi stërvitjen e ditës.

16:25
“Prindi 1 dhe Prindi 2”/ Gjykata merr vendimin! Pastori Akil Pano del me njoftimin e rëndësishëm

Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kundër Pastorit Akil Pano, lidhur me iniciativën e komunitetit LGBT që kërkonte zëvendësimin e prindërve me termin Prindi 1 dhe Prindi 2.

16:19
Danimarka dhe Holanda do të udhëheqin programin për përgatitjen e ukrainasve për avionët F-16

Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i përbërë nga drejtuesit ushtarakë të rreth 50 vendeve, u takua të enjten për të diskutuar se çfarë i duhet Kievit për të përballuar sulmin e forcave ruse, si dhe planet për përgatitjen e ukrainasve për përdorimin e avionëve luftarakë F-16.

16:14
Dnipro/ Dy të vrarë dhe 23 të plagosur në sulmin rus në klinikën ukrainase

Një tjetër person është gjetur i vdekur dhe të tjerë janë deklaruar të plagosur pasi një raketë ruse goditi një klinikë në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro gjatë natës.

16:14
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet me 3 lekë nafta

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të hidrokarbureve duke ulur naftën vetëm me 3 lekë.

16:10
Tensionet në veri, lëndohen pesë efektivë të Policisë së Kosovës

Pesë anëtarë të Policisë së Kosovës janë lënduar në Zveçan, pas situatës së tensionuar që është krijuar nga serbët atje.

16:08
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri hyn në komunë

Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka hyrë në objektin e komunës pavarësisht tensioneve dhe kundërshtimeve nga qytetarët serbë.

16:08
Rinovimi i Rrahmanit, Napoli depoziton kontratën e re në Ligë

Pas marrëveshjes së arritur një muaj më parë, Napoli ka depozituar rinovimin e kontratës së Amir Rrahmanit në Ligë dhe tashmë pritet vetëm komunikata zyrtare nga klubi blu.

15:46
67-vjeçari plagos aksidentalisht me çifte fqinjën në Shkodër

Një grua ka mbetur e plagosur sot në mesditë, pasi është goditur me saçmen e armës së gjahut në Shkodër.

15:41
Serbët s’e lejuan të hynte në komunë/ Kryetari i Zveçanit: Situata në kontroll, jam në detyrë

Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci tha për mediat se aktualisht është brenda objektit të kësaj komune. 

15:36
Rikonstruksioni i shkollave, drejt përfundimit gjimnazi “Partizani” në Tiranë

Rikonstruksioni i gjimnazit “Partizani” në kryeqytet është drejt përfundimit dhe në qershor do të presë maturantët për ceremoninë e diplomimit. Ndërkohë që në shtator do të jetë përfundimisht gati, me hapësira më të mëdha e kushte më të mira.

15:30
Tirana pret dënimet, komisioni i disiplinës analizon dhunën në ndeshjen me Bylis

Incidentet e ndodhur pasditen e djeshme në Rrogozhinë mes Tiranës dhe Bylisit për pretendimet bardheblu ndaj një gjykimi jo korrekt në atë takim që prodhoi edhe barazimin që i humbi kryesimin kryeqytetasve, duket se është vetëm fillimi i problemeve të mbylljes së këtij sezoni për skuadrën kampione në fuqi deri në këto momente.

15:28
Rekord turistësh në Durrës/ Në hotele, nuk ka më vende për muajt korrik dhe gusht

Këtë sezon turistik Durrësi pritet të ketë një numër rekord turistësh, krahasuar me vitet e kaluara.

15:27
Emigrantët në gomonen e mbushur refuzojnë anijen franceze: Duam vetëm ndihmë nga anglezët (fotot)

Pesëdhjetë emigrantë të ngjeshur në një gomone në ngushticën Pas De Calais raportohet se refuzuan ndihmën e një anijeje franceze dje duke thënë se donin të ndihmoheshin vetëm nga britanikët, shkruan e përditshmja The Sun.

15:26
“Akuza për zyrtarë dhe ish-zyrtarë”/ Kreu i SPAK: Asnjë nuk ka imunitet, do ia lëmë kohës

Kreu i SPAK, Altin Dumani përpara Komisionit Parlamentar të Ligjeve për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit për të cilin u krijua SPAK deklaroi se në 2022, pjesën më të madhe ku është kërkuar përgjimi, e kryesojnë çështjet e hetuara për veprën penale të korrupsionit me 69 procedime penale, ku janë interceptuar 1023 pajisje fundore.

15:22
Ulet çmimi i domateve/ Shiten 30 deri në 60 lekë, fermerët prisnin më shumë

Fermerët, një kilogram domate te grosistët, po e shesin nga 30-60 lekë, çmim ky jo i mirë për stinën e pranverës.

15:03
Luiz Ejlli përgënjeshtron lajmet: Ja marrëdhënia ime me IuteCredit

Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother Albania VIP 2, emri i Luiz Ejllit është bërë shpesh herë objekt përgojimesh, pa miratimin e tij.

15:02
Dieta e jetëgjatësisë: Çfarë duhet të hani për të fituar një dekadë jetë

Disa studime tregojnë se nëse filloni të përmirësoni dietën tuaj edhe pas moshës së mesme, mund të fitoni një dekadë ose më shumë në jetëgjatësinë tuaj. Por si ta bëjmë atë?

15:00
Maqedonia e Veriut e shqetësuar për zhvillimet në veriun e Kosovës: Është e rëndësishme të ulen tensionet

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, vendi i të cilit mbanë kryesinë e radhës së Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë, tha të premten në Prishtinë se është e rëndësishme që të ulen tensionet në veriun e Kosovës për t’i dhënë hapësirë procesit politik të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

15:00
Raketat ruse godasin spitalin në Dnipro, bilanci shkon në 2 të vdekur dhe 23 të plagosur

Ka ndryshuar bilanci i të vdekurve dhe të plagosurve nga sulmi me raketa në një spital në Dnipur. Të paktën dy persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur prej të cilëve 21 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ka deklaruar guvernatori rajonal.

Nga 23 të plagosurit, 21 janë në spital dhe tre janë në gjendje të rëndë.
Të paktën një person është vrarë dhe 15 janë plagosur ndër ta dhe 2 fëmijë, nga një sulm me raketa në një klinikë mjekësore në Dnipro në Ukrainën lindore.

14:55
Vendosi bast kundër skuadrës së tij, dalin arsyet e pezullimit të sulmuesit anglez

Ivan Toney, sulmuesi i Brentford dhe kombëtares së Anglisë u gjobit me 500.000 paund si dhe u pezullua për tetë muaj nga futbolli për shkak të përfshirjes në bastet sportive, diçka që është krejtësisht e ndaluar në botën e futbollit.

14:49
Katedralja kthehet në “mollë sherri”, Kisha Ortodokse Serbe: Policia e Kosovës ndaloi ceremoninë fetare

Kisha Ortodokse Serbe tha se Policia e Kosovës ka ndaluar një ceremoni të planifikuar për të dytin vit radhazi në Katedralen e kontestuar “Krishti Shpëtimtar” e ndërtuar brenda kampusit të universitetit të Prishtinës.

14:37
Dhjetë analizat shëndetësore që çdo burrë mbi 40 vjeç duhet të kryejë sa më parë

Kontrollet shëndetësore janë të rëndësishme për mbrojtjen e organizmit dhe parandalimin e sëmundjeve.

14:36
Çështja e re kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Navalny shkon në gjykatë javën e ardhshme

Gjykata e qytetit të Moskës do të mbajë një seancë paraprake më 31 maj në një çështje të re penale kundër kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, me akuza që përfshijnë nxitje ndaj ekstremizmit.

14:28
Gërryente natën me ekskavator shtratin e lumit Mat, arrestohet 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi gërryente me ekskavator shtratin e lumit Mat për të marrë inertet.

14:27
Tensionet në veri të Kosovës/ ​Bllokohen rrugët në hyrje-dalje të Leposaviçit

Disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviçit.

14:23
Mihrije Braha: Po e ‘kallnim’ në Top Channel, kur shtëpia jonë po digjej në Prishtinë. Na njoftoi vëllai

Disa ditë më parë Mihrije Brahas dhe Naimit i është djegur kati i dytë i shtëpisë së tyre në Prishtinë.

14:02
Lufta ruse në Ukrainë “arsyeja kryesore” e dobësimit të ekonomisë gjermane

Lufta ruse në Ukrainë është arsyeja kryesore që Gjermania vuajti nga problemet ekonomike gjatë dimrit, tha një zëdhënës i ministrisë së ekonomisë gjermane.

13:53
Të shtëna me armë dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve në veri të Kosovës, Vuçiç urdhëron ushtrinë të jetë në gatishmëri

Situatë e tensionuar raportohet nga veriu i Kosovës, ku janë dëgjuar të shtëna armësh.

13:49
Tentoi të vriste me sëpatë fqinjin e tij, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, që dyshohet se ka plagosur me sëpatë fqinjin e tij në Pogradec, është vënë sot në pranga.

13:46
Lëkundet Scholz: Do të flas me Putinin, por vetëm në momentin e duhur

Duke lënë të kuptohet mundësinë e rivendosjes së komunikimit pas përkeqësimit të ndjeshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve në vazhdën e agresionit rus në Ukrainë, kancelari gjerman Olaf Scholz pohoi se ka në plan të flasë me presidentin rus Vladimir Putin “në momentin e duhur”, siç nënvizoi ai.

13:37
Sherr me grushte, aksident i shumëfishtë dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë.

13:32
Policia parandalon krimin/ 23-vjeçari tentoi të vriste një person në Elbasan, shpallet në kërkim

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Elbasan, ku një 23-vjeçar kishte planifikuar të vriste një person tjetër.

13:28
Burri hap derën e avionit gjatë fluturimit, pasagjerët përjetojnë frikë dhe panik

Një pasagjer ka hapur derën e daljes emergjente të një avioni gjatë një fluturimi në Korenë e Jugut të premten, thanë zyrtarët e linjës ajrore dhe qeveritare.

13:25
Temperatura për plazh, por pasdite me shi! Njihuni me parashikimin e motit në fundjavë

Moti i paqendrueshëm, me paradite të ngrohta me diell e temeratura 27-28 gradë celcius dhe pasdite me rreshje shiu, do të na shoqërojë edhe këtë fundjavë.

13:09
Berisha njofton “revolucion”: Protesta të qëndrueshme

Pasi dështoi të largonte Edi Ramën me votë nga pushteti, Sali Berisha ka në plan të kthehet sërish në rrugë.

13:06
Gjykata e Janinës lë në burg Laert Haxhiun/ Dërgohet në Korydallos, krimineli shqiptar kundërshton ekstradimin

Gjykata e Janinës ka lënë në burg Laert Haxhiun, i cili po dërgohet në burgun e Korydallos deri në paraqitjen e kërkesës zyrtare për ekstradimin e tij,

12:57
Berisha – Meta, bashkë edhe në zgjedhjet e ardhshme?! Deklarata e ish-kryeministrit

Sali Berisha hyri në zgjedhjet lokale në koalicion me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, me qëllim për të fituar, por rezultati ishte një humbje e thellë.

12:44
I maskuar me skafandër, la tritolin te dera e fasonerisë! Zbardhen detaje nga shpërthimi në Fresk

Biznesmeni Italian Roberto Bingaido prej 8 vitesh operon në fushën e fasonerisë në Shqipëri dhe prej 5 vitesh e ka vendosur biznesin e tij në katin e parë të një pallati në zonën e Freskut.

12:42
Video/ Tensione në veri të Kosovës, alarmi “pushton” Mitrovicën e Veriut

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë mbledhur në veri të vendit në Zubin Potok, Leposaviç e Zveçan.

12:39
Sudan/ Gruaja britanike vdiq nga uria dhe burri i saj u qëllua me snajper

Një gjyshe me aftësi të kufizuara vdiq nga uria dhe burri i saj u qëllua pasi qeveria britanike nuk arriti t’i largonte nga Sudani, thotë familja e tyre.

12:35
Është prekur SPAK nga sulmet kibernetike? Dumani: Ka pasur tentativa

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha se SPAK nuk është prekur nga sulmet kibernetike, edhe pse ka pasur tentativa.

12:32
Deklarata e Berishës: Vrasësi i grave Dan Hutra mblodhi vota për Rakip Sulin, një rruge në Kamëz do t’i vihej emri i tij

Sali Berisha, në daljen për mediat këtë mesditë, foli sërish për votat që pretendon se janë vjedhur në zgjedhjet lokale të 14 majit.

12:19
Tensione në veri të Kosovës/ Serbët pengojnë kryetarin e ri të Zubin Potokut të hyjë në komunë

Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në veri të vendit në Zubin Potok, Leposaviç e Zveçan.

12:15
Ndotet uji i pijshëm, ankohen banorët e Bulqizës: Po helmohemi!

Linja kryesore e ujësjesllësit në Bulqizë është amortizuar.

11:59
Bujar Osmani në Prishtinë: OSBE mbështet dialogun, mos nxisni tensionet

Ministri i jashtëm maqedonas Bujar Osmani, i cili është kryesuesi i radhës i OSBE-së, ndodhet në Prishtinë për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës është pritur fillimisht nga homologia Donika Gërvalla – Shwarz.

11:51
Trafikantët e kokainës kontaktojnë me vendet e origjinës/ Dumani: Grupet shqiptare kriminale, me ndikim në tregjet botërore

Grupet e organizuar kriminale në fushën e narkotikëve kanë sofistikuar veprimtarinë e tyre dhe kanë arritur të kenë më shumë kontaktet me vendet e origjinës dhe kanabisit dhe kokainës.

11:49
Senatorët amerikanë në Serbi: Të ardhmen e keni me ne, jo me Rusinë!

Dy senatorë amerikanë kanë qëndruar në Beograd në kuadër të një vizite në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës i përcollën një mesazh të qartë presidentit Aleksandër Vuçiç.

11:44
Përfitoi paratë, nuk po zbaton projektet: KE ngrin fondet e Italisë!

Italia vendi më i goditur në Europë nga Covid-19, u bë dhe përfituesja më e madhe e fondeve të Bashkimit Europian prej 724 miliardë eurosh për rimëkëmbje pas pandemisë

11:35
Personat me aftësi të kufizuara protestë para Bashkisë së Durrësit, i shkojnë në zyrë Sakos: Të shlyhen detyrimet për 2005-2010

Personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre kanë protestuar për të disatën herë para Bashkisë së Durrësit për detyrimet e pashlyera për periudhën 2005-2010.

11:28
Raporti i SPAK për vitin 2022, Dumani: Katër ish zyrtarë të nivelit të lartë të dënuar nga GJKKO

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për ecurinë e Prokurorisë së Posaçme në vitin 2022 tha se gjatë të këtij viti janë dënuar katër ish zyrtarë të nivelit të lartë.

11:26
Shkencëtarët zbulojnë mutacionin e rrallë gjenetik, heq dhimbjet dhe shëron lehtësisht plagët

Është gjetur një mutacion i rrallë gjenetik që mbron trupin nga dhimbjet kronike, lehtëson shërimin e plagëve, dhe të bën pothuajse imun ndaj frikës dhe ankthit.

11:23
Ish-dhëndrit të Vladimir Putin i sekuestrohet prona në Amsterdam

Një ngastër toke afër Amsterdamit në pronësi të ish-dhëndrit të Vladimir Putin është sekuestruar nga prokurorë holandezë, raportohet pas një hetimi të përbashkët nga The Guardian me dy organizata të tjera mediatike.

11:11
Mashtronte qytetarët me “bono thesari” dhe familjen Verracaku për lirim nga qelia/ Lihet në burg mashtruesja “600 mijë euro”

30-vjeçarja Milena Deraj, e akuzuar për mashtrim të qytetarëve është lënë në burg nga gjykata.

11:08
Pas SHBA-së edhe Kanadaja pajisje ushtarake shtesë për Ukrainën! Nis raketat АІМ-9 në Kiev

Kanadaja është e vendosur t’i sigurojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake, duke përfshirë raketat ajër-ajër АІМ-9.

11:05
Të dielën, gara ndërkombëtare e “Tiranathlon”/ Si ndryshon qarkullimi i mjeteve në kryeqytet

“Tiranathlon” rikthehet këtë të diel për të tretin vit radhazi. Eventi i madh sportiv, që përkon edhe me titullin Tirana Qyteti Europian i Sportit, bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

11:00
Një mrekulli! Zhvarroset murgesha pas 4 vitesh, trupi i saj i pa kalbur

Murgeshat që gërmuan eshtrat e një motre gati katër vjet pasi ajo u varros, nuk po i besonin syve kur panë që trupi i saj nuk ishte kalbur.

10:55
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri: Shqetësuese mungesa e fuqisë punëtore

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, (DIHA-Deutsche Industrie und Handelsvereinigung in Albanien) publikoi të enjten, (25.05) rezultatet e anketimit vjetor për klimën e biznesit dhe të investimeve në Shqipëri.

10:55
Gjykata Kushtetuese i shfuqizoi, Tabaku thirrje qeverisë: Zbatoni vendimet për Bordin e Ushqimeve dhe të Karburanteve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë thirrje qeverisë të zbatojë vendimet e Gjykates Kushtetuese, duke shfuqizuar Bordin e Ushqimeve dhe të Karburanteve.

10:47
“Alpe të pastra”/ Asgjësohen mbi 1400 bimë kanabis në Shkodër! Dy të arrestuar, dy të tjerë në kërkim

Mbi 1400 bimë kanabis sativa janë gjetur në zonat malore të Shkodrës. Në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

10:38
Video/ Shoferi humbi kontrollin, momenti kur kalimtarja dhe qeni i saj i shpëtojnë për mrekulli përplasjes

Një grua amerikane e cila ishte duke bërë një shëtitje me qenin e saj, i ka shpëtuar për mrekulli përplasjes me një makinë e cila doli jashtë kontrollit.

10:38
Hamilton “injoron” Ferrarin: Spekulime, Mercedesi e ndërtoi gabim makinën

Lewis Hamilton është në vitin e fundit të kontratës me Mercedesin dhe së fundmi kanë nisur “zërat” të cilat e shohin britanikun me Ferrarin në sezonin e ardhshëm.

10:37
Përmbytet anija me emigrantë në Mykonos/ Gjenden trupat e tri viktimave, 12 të zhdukur

Një anije është përmbytur në afërsi të Mykonos në Greqi gjatë mëngjesit të së premtes.

10:34
Melanoma, 10 mite dhe të vërteta për kancerin e lëkurës

Kanceri i lëkurës mund të prekë këdo, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo mosha. Edhe pse ekspozimi në rrezet ultravioletë (UV) të diellit dhe makineritë për nxirje artificiale janë shkaku më i zakonshëm, historia familjare dhe faktorë të tjerë mund të rrisin gjithashtu mundësitë për shfaqjen e kancerit të lëkurës.

10:21
SHBA paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, në të raketa hedhëse tokë-tokë dhe municione të tjera

SHBA do të shpallë një ndihmë ushtarake në vlerë prej 300 milionë dollarësh (243 milionë £) për Ukrainën.

10:15
Çfarë është recesioni, ku ka rënë ekonomia gjermane?

Ekonomia gjermane ka rënë në recesion. Sa dramatike paraqitet gjendja?

10:14
22-vjeçarja shkon në ishullin luksoz të Karaibeve për të festuar diplomimin, peshkaqeni i heq këmbën

Një vajzë e sapo diplomuar i është hequr këmba nga një peshkaqen teksa po bënte plazh në një ishull luksoz gjatë një udhëtimi në Turks dhe Kaikos.

09:58
Shkatërrohet grupi kriminal në Morinë/ Bien në pranga gjashtë sirianë dhe algjerianë, trafikonin emigrantë drejt vende të BE-së

Një grup kriminal me shtetas algjerianë dhe sirianë është shkatërruar gjatë një operacioni në Morinë.

09:57
Ekzekutimi i Arjan Gosës/ Habib Rexha del para gjykatës, caktohet nesër masa e sigurisë

I dyshuari për vrasjen e Kavajës, Habib Rexha dhe shoku i tij, Ervis Kurti, do të dalin nesër para gjykatës së Durrësit për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurisë.