Ultimatumi i ri i Iranit për Ngushticën e Hormuzit: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nuk do të kalojnë 10/05 11:40
Lufta ruse në Ukrainë është arsyeja kryesore që Gjermania vuajti nga problemet ekonomike gjatë dimrit, tha një zëdhënës i ministrisë së ekonomisë gjermane.
Përmes një konference për shtyp, zëdhënësi gjerman tha se megjithëse recesioni ishte një çështje serioze, nuk ishte e nevojshme të rivlerësohej situata ekonomike në Gjermani, sepse zhvillimi i përgjithshëm i konsumatorëve ishte pozitiv.
Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 0.3% në tremujorin e parë të vitit kur u rregullua për efektet e çmimeve dhe kalendarit, pas një rënie prej 0.5% në tremujorin e katërt të 2022.
Një recesion zakonisht përkufizohet si dy tremujorë të njëpasnjëshëm të tkurrjes.
Top Channel