Linja kryesore e ujësjesllësit në Bulqizë është amortizuar.

Prej muajsh banorët e lagjes së vjetër të qytetit po përballen me rrezikun e ndotjes së ujit të pijshëm.

Siç shihet edhe nga pamjet, në tubacionin kryesor futen jo vetëm ujërat e minierave, të cilat kanë mbetje të lëndëve plasëse që përdoren në galeri, por përzihen edhe ujërat e zeza. Banorët flasin për raste helmimi së fundi.

“Bashkohen ujërat e zeza me të bardhat. S’ka ku shkon uji, nga nëntoka shkon aty. Ne kemi shkuar edhe në spital dhe fajin ua kemi vënë ushqimeve. Por nuk janë ushqimet ato, helmimi vjen nga uji”– shprehet një banor i zonës.

Pak vjet më parë në spitalin e Bulqizës u paraqitën me shenja helmimi mbi 50 banorë kryesish fëmijë, për shkak të kontaminimit të ujërave të bardha me mbetjeve të galerive të kromit.

Top Channel