Dnipro/ Dy të vrarë dhe 23 të plagosur në sulmin rus në klinikën ukrainase

26/05/2023 16:14

Një tjetër person është gjetur i vdekur dhe të tjerë janë deklaruar të plagosur pasi një raketë ruse goditi një klinikë në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro gjatë natës.

Dy persona tani janë konfirmuar të vdekur dhe 23 të plagosur në sulmin, të cilin Presidenti Volodymyr Zelensky e ka përshkruar krim kundër njerëzve.

“Një tjetër sulm me raketa ruse, një tjetër krim kundër njerëzimit. Vetëm një shtet i keq mund të luftojë kundër klinikave. Nuk mund të ketë asnjë qëllim ushtarak në këtë. Është terror i pastër rus”, shkroi Zelensky në Twitter, duke përshkruar dëmtimin e një klinike psikologjike dhe një klinike veterinare në Dnipro.

Guvernatori rajonal Serhiy Lysak tha se një 69-vjeçar ishte vrarë, duke shtuar se po lëvizte gjatë kohës kur qyteti u bombardua. Ai shtoi se 21 nga 23 të plagosurit ishin dërguar në spital, tre mbeten të lënduar rëndë.

 

Top Channel