Berisha – Meta, bashkë edhe në zgjedhjet e ardhshme?! Deklarata e ish-kryeministrit

26/05/2023 12:57

Sali Berisha hyri në zgjedhjet lokale në koalicion me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, me qëllim për të fituar, por rezultati ishte një humbje e thellë.

Por, a do të bashkëpunonte sërish Berisha me Metën? I pyetur këtë të premte nga gazetarët, demokrati kujtoi se me Metën fitoi në zgjedhjet e vitit 2011.

“Këto zgjedhje me Ilir Metën janë të dyta. Me Ilir Metën fituam zgjedhjet e vitit 2011 dhe kryeqytetit. Me këtë kombinim! U fitua Tirana dhe u fituan zgjedhjet”.

Sipas Berishës, Rama ndikoi që të kishte opozitën që donte.

“Në këto zgjedhje, Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që mbronte vetë. Të gjitha vendimet erdhën në funksion të opozitës së vërtetë. Ky akt, përbën aktin më antikombëtar në historinë e vendit”.

Por, kush doli më i fituar nga dy politikanët në këto zgjedhjet. Përgjigjen, Berisha e jep duke kujtuar se në lokalet hyri pa logo.

“PD u fut pa logo, pa kryetarin. Në këto kushte, përqendrimi i Berishës ishte kandidati. Mbështetje në mënyrë absolute. Procesi i mbrojtjes së votës është proces në vazhdim”.

Top Channel