Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Dy senatorë amerikanë kanë qëndruar në Beograd në kuadër të një vizite në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës i përcollën një mesazh të qartë presidentit Aleksandër Vuçiç.
Chris Murphy, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit dhe Gary Peters, nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura, i kanë treguar kreut të shtetit serb se nuk është në dobi të asnjë vendi të mbështesë regjimin e Vladimir Putinit dhe Serbia duhet të harmonizohet me perëndimin në qasjen ndaj Rusisë.
“Marrëdhëniet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë janë të një rëndësie thelbësore. Shtetet e Bashkuara mbështeten në Serbinë si partner ekonomik dhe politik. Sa herë që jam këtu, kam nevojë të theksoj se partneriteti ynë ekonomik është duke u forcuar, ne po forcojmë partneritetin tonë në fushën e diversifikimit të burimeve të energjisë dhe sigurisht që dëshirojmë që Serbia t’u bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, por ne e vlerësojmë që Serbia votoi me ne në Kombet e Bashkuara”, u shpreh Murphy.
Ai tha se shpreson të vazhdojnë bisedimet me zyrtarët serbë për harmonizimin e politikave lidhur me sanksionet kundër Moskës, duke nënvizuar se “e ardhmja e Serbisë është me SHBA-në dhe BE-në, jo me Rusinë”. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë shtuar këto kohë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë në hijen e luftës në Ukrainë. Senatori Murphy theksoi se të dyja palët duhet të hedhin hapat për zbatimin sa më parë të marrëveshjes së arritur në Ohër.
Top Channel