Tirana pret dënimet, komisioni i disiplinës analizon dhunën në ndeshjen me Bylis

26/05/2023 15:30

Incidentet e ndodhur pasditen e djeshme në Rrogozhinë mes Tiranës dhe Bylisit për pretendimet bardheblu ndaj një gjykimi jo korrekt në atë takim që prodhoi edhe barazimin që i humbi kryesimin kryeqytetasve, duket se është vetëm fillimi i problemeve të mbylljes së këtij sezoni për skuadrën kampione në fuqi deri në këto momente.

Komisioni I Disiplinës pranë federatës Shqiptare të Futbollit ka niosur punën për të analizuar raportet e gjyqtarëve të takimit për atë cka ndodhi ku mes tifozëve ishin të pranishëm edhe lojtarët dhe drejtues të stafit Teknik të ekipit bardheblu.

Si rrjedhojë priten dënime të tjera shtesë veç atyre sportiveve që dha në fushë gjyqtari Kridenc Meta, ku për shkak kartonash në ndeshjen e fundit të kampionatit Tirana është praktikisht vetëm me një mesfushorë të formacionit, Hilën, Aleksi e Deliu së bashku me Lushkjen e dëmtuar nuk do të jenë në ndeshjen ku ndahet edhe matematikisht titulli me Erzenin.

Një situatë aspak e favorshme për Tiranën që ka kryesuar gjatë sezonin deri në javën e 35-të, ndërkohë që ndodh krejt e kundërta në kampione  Partizanit që tashmë në krye edhe pse me pikë të barabarta, por me klasifikim të bazuar në përballjet direkte, pret të festojë titullin ditën e hënë në ndeshjen përball Teutës.

Pasi ka humbur kryesimin rrjedhimisht edhe kampionatin, me shumë mundësi, bardheblutë do të shkojnë të gjymtuar, jo vetëm sportivisht por edhe psikologjikisht edhe për finale e Kupës së Shqipërisë që dot ë luajnë më 1 qershor përball Egnatias, duke humbur praktikisht një sezon që të luftuar deri në momentet e fundit.

Top Channel