Biznesmeni Italian Roberto Bingaido prej 8 vitesh operon në fushën e fasonerisë në Shqipëri dhe prej 5 vitesh e ka vendosur biznesin e tij në katin e parë të një pallati në zonën e Freskut.

Por, viti i fundit ka qenë një sfidë për të, prej kërcënimeve që ai pret ti zbardhë policia.

Mbrëmjen e së enjtes së derën e biznesit të tij u aktivizua një sasi më pak se 100 gram lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme material në derë dhe në fasadën e jashtme dhe në një mjet të parkuar afër.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë kapur autorin teksa vendos lëndën plasëse. Ai është i maskuar me një skafandër dhe lëviz me një biçikletë të bardhë. Pasi vendos eksplozivin, largohet me shpejtësi nga vendngjarja.

Kjo nuk është hera e parë që biznesi i italianit ka qenë objektiv i sulmeve me eksploziv. Më 5 maj të këtij viti, dyshohet se të njëjtët persona, kishin vendosur një sasi eksplozivi në derë të biznesit, por ai nuk u aktivizua. Pronari bëri kallëzim një ditë më pas, por ngjarja mbeti e pazbardhur, ç’ka solli edhe ngjarjen e dytë, e cila po ashtu deri më tani është pa autor.

Top Channel