Video e tmerrit kur pasagjeri ‘i trazuar’ hap derën e avionit gjatë fluturimit (fotot)

26/05/2023 18:19

Një pasagjer në bordin e një avioni të mbushur me njerëz të Koresë së Jugut ka hapur dje derën disa momente para uljes së avionit duke shkaktuar kaos e panik mes 194 pasagjerëve në kabinën e përfshirë nga era e fortë.

Avioni gjigant Airbus A321 i linjave Asiana Airlines ishte duke ulur në Daegu pasi fluturonte nga ishulli korean Jeju kur pasagjerë papritur tërhoqi dorëzën e emergjencës në lartësi rreth 200 metra në fluturim.

Disa nga pasagjerët u përpoqën të ndalonin personin e çekuilibruar të arrinte te dera por ai arriti ta hapte pjesërisht teksa njerëzit e tmerruar kapeshin pas kaheve të sediljeve.

Fatmirësisht incidenti përfundoi vetëm në disa plagosje të vogla dhe avioni u ul në mënyrë të rregullt, njoftonte ministria vendase e transportit.

Disa pasagjerë treguan vështirësi në frymëmarrje dhe u derguan në spital shkruante agjencia vendase Yonhap report.

“Ishte kaos dhe njerëzit afër derës dukej se po u binin të fikët, ndërsa stafi i fluturimit kërkonte për doktor nga altoparlantët”, tha një pasagjer për mediat.

“Mendoja se avioni do të shpërthente, se do të vdisja aty”, shtonte një 44-vjeçar.

Ndërkohë burri i dyshuar rreth të 30-ave u arrestua në aeroportin e Daegu. Ai ka pranuar krimin por nuk tregon motivin se përse bëri aktin, shkruan rrjeti CNN.

Disa dëshmitarë thonin se pasagjeri i trazuar kishte tentuar të hidhej nga avioni.

“Është e vështirë të bisedosh me të,” tha një prej zyrtarëve sipas rrjetit BBC. “Ne do të hetojmë për motivin e tij dhe do të kërkojmë dënimin.”

Ekspertët thonë se normalisht është shumë e vështirë të hapen dyert gjatë fluturimit dhe nëse kjo ndodh në kabinë hyjnë erëra me shpejtësi më shumë se 200 km në orë.

FOTO GALERI
1/4
Një pasagjer në bordin e një avioni të mbushur me njerëz të Koresë së Jugut ka hapur dje derën disa momente para uljes së avionit

Top Channel