Forca të shumta të Policisë së Kosovës janë mbledhur në veri të vendit në Zubin Potok, Leposaviç e Zveçan.

Kryetari i komunës Zubin Potok ka tentuar të hyjë në godinë, por qytetarët serbë nuk e kanë lënë.

Aty janë parë edhe ish zyrtarë të Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Gjithashtu raportohet se është lëshuar alarmi në qendër të qytetit të Mitrovicës së Veriut, ku ndodhet komuna dhe stacioni policor.

Sipas mediave serbe, në Leposaviç dhe Zubin Potok ka pasur grumbullime, prandaj është lëshuar alarmi në Mitrovicën e Veriut.

Në një pjesë të vendit nuk ka energji elektrike dhe balë telefonike dhe interneti.

 

Top Channel