E hënë, 08 Janar 2024
23:10
“Për vetëvrasjet duhet të ketë më shumë hetime”, Bregu: Shoqëria shqiptare bën si e shokuar, thonë si ndodhi?

Gazetari Sokol Bregu i ftuar në Top Story foli për vetëvrasjen tronditëse të Bedrie Lokës, e cila u bullizua në internet dhe u keqtrajtua nga bashkëshorti i saj, Xhemal Loka i cili është arrestuar.

23:01
Drejtori i Policisë Durrës: Pas kallëzimit të Bedrie Lokës i dërguam kërkesë aplikacionit, ja çfarë na tha TikTok

Drejtori i Policisë Durrës, Skënder Hita në një lidhje me skype në emisionin “Top Story” në Top Channel tha se pas kallëzimit të Bedrie Lokës në vitin 2022 për faqen e hapur në TikTok në emër të saj, i është dërguar kërkesë aplikacionit.

22:55
Rakipllari: ‘Non grata’ lidhet me kursin pro ose kundër perëndimor të personave? Ahmeti në Top Story: Arsyet e vërteta…

Kreu i BDI, Ali Ahmeti i ftuar në “Top Story” tha se nuk do të kontestohet nëse do të ketë të zezë, ndërsa komentoi shpalljet ‘non grata’.

22:43
“Në Shkup, parti proruse që kanë shkelur vijën e kuqe”/ Ahmeti ‘bast’ në “Top Story”, thirrje shqiptarëve në RMV: Mos mbështesni forcat që nuk…

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se radikalizimi i besimtarëve shqiptarë nuk është një problem në Maqedoninë e Veriut.

22:21
Ali Ahmeti: Me hyrjen në BE do kemi ndihma të mëdha, Zheji: Ç’do bëjmë deri atëherë?! Ke një emigracion diskriminues, maqedonasit nuk ikin aq sa shqiptarët

Ali Ahmeti, kreu i BDi-së i ftuar në Top Story, u pyet nga Drejtori i Informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, se a ka një plan për rikthimin e shqiptarëve.

22:09
Ndër të preferuarit e Partizanit, Olsi Rama zbulon “fiksimin” me tregun afrikan: Matondo nuk u vlerësua sa duhet

Tregu afrikan është një nga të preferuarit e Partizanit për të gjetur futbollistë cilësitë gjatë viteve të fundit, teksa në emisionin “Elite Show” në SuperSport, drejtori teknik Olsi Rama zbulon edhe arsyet e kësaj tendence.

22:06
Zheji përplaset me Ali Ahmetin: Mendoni se Bullgaria do të heqë veton?! Kreu i BDI: Hyjmë në BE brenda 4 vitesh

Analisti Artur Zheji është përfshirë në një debat me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, këtë mbrëmje në emisionin “Top Story”.

21:51
Emigracioni i paligjshëm, BE kërkon aleancë globale kundër trafikantëve

Greqia ka bërë hapa thelbësorë në menaxhimin modern të emigracionit, ka vënë në dukje Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, në një diskutim të fokusuar në “Zgjidhjet evropiane për sfidën e përbashkët të emigracionit” në Athinë.

21:51
Ministrja e jashtme e Japonisë viziton Poloninë për forcim të lidhjeve me vendin e NATO-s

Ministrja e jashtme japoneze Yoko Kamikawa është takuar sot me zyrtarët e lartë në Poloni për forcimin e lidhjeve me vendin e NATO-s që kufizohet me Ukrainën.

21:46
Ali Ahmeti kundër Albin Kurtit: Po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoni, unë nuk jam amator…

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrimin në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndërhyn në punët e brendshme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

21:45
Incidenti në Elbasan, Policia zbardh detaje: 58-vjeçari u dëmtua me shufrën e hekurit të makinerisë së prodhimit

Detaje të reja nga incidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Kombinatit Metalugjik të Elbasanit.

21:40
Një javë nga heqja e vizave, rriten kërkesat për udhëtime në Kosovë! Shtohet numri i linjave ajrore

Tani e një javë qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa pasur nevojë të pajisen me viza.

21:37
A do qëndrosh përjetë në krye të BDI? Ali Ahmeti rrëfen kur do të heqë dorë nga politika: Dhunshëm…

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se pavarsisht sepse qëndron prej vitesh në krye të BDI-së dhe ka udhëhequr forcën politike që ai përfaqëson drejt fitoreve politike, figura e tij nuk është e çimentuar në krye të kësaj force politike.

21:28
“Ndonjë diamant nuk e pamë gjatë karrierës së Margaritit”, Zheji për ndryshimet në Qeveri: Gonxhja do çeli me shumë petale

Analisti Artur Zheji, i ftuar në Top Story tha se shkarkimi i Margaritit ishte vendim i duhur.

21:17
Dodik kërkoi “Serbi të madhe”/ Avionët amerikanë fluturojnë mbi Bosnjë, paralajmërojnë palën serbe mbi thirrjet për shkëputje

Dy avionë ushtarakë amerikanë fluturuan mbi Bosnjë të hënën në një shfaqje të mbështetjes për tërësinë e vendit ballkanik përballë politikave ndarëse të udhëheqësit pro rus të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

21:13
Pas Gonxhes, do të ketë të tjera surpriza në qeveri? Gazetari për Top Story: Nuk përjashtohen…

Gazetari Muhamed Veliu në një lidhje live për emisionin “Top Story” në Top Channel tha se kryeministri Edi Rama ai kërkon të surprizojë gjithmonë me emërimet në kabinetin qeveritar.

21:11
Pjesa serbe e qeverisë së Bosnjës mban ceremoninë e ditës së kontestuar përkujtimore

Presidenti i etnisë serbe të Bosnies, Milorad Dodik mori pjesë sërish sot në ceremoninë zyrtare në Banja Luka, një ditë para festës së kontestuar që është shpallur diskriminuese nga gjyqësori i vendit.

21:01
BE i quan propagandë ruse pretendimet se Perëndimi nxiti protestat në Serbi

Bashkimi Evropian (BE) i ka hedhur poshtë të hënën pretendimet serbe se Perëndimi i nxiti protestat disa ditore në Serbi dhe se po tenton të ndërhyjë në procesin zgjedhor të Serbisë pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

21:00
Po montonte një pajisje të re, plagoset një punonjës në ish-zonën e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan

Një incident i rëndë ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit Metalugjik të Elbasanit, ku një punonjës ka mbetur i plagosur, teksa po instalonte një pajisje të re në punë.

20:54
Zelensky: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë

Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij mund ta mposhtë Rusinë, me mbështetjen e vazhdueshme dhe në rritje të Perëndimit.

20:45
Fiks Fare/ “Seks” në zyrat e shtetit, punonjësja: Drejtori më tha ‘më rrih një punonjëse’, s’e bëra dhe më hoqi nga puna

Një punonjëse në Portin e Shëngjinit thotë se drejtori i sigurisë në këtë institucion shtetëror, i ka kërkuar që të rrahë një punonjëse sigurie në atë port.

20:44
KFOR-i italian kryen patrullime përgjatë kufirit me Serbinë

Ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kanë kryer patrullime në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

20:35
DETAJE tronditëse/ Gjimnazistja u hodh nga kati i dytë i shkollës, dhunohej nga prindërit me probleme të shëndetit mendor

Detaje të reja kanë dalë në dritë për adoleshenten e cila u hodh nga kati i dytë i gjimnazit.

20:34
Sherri mes 5 personash degradon në përplasje me armë! Një i plagosur në Prizren, arrestohen autorët

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar afër lagjes së spitalit pasditen e sotme në Prizren.

20:23
Me një paketë vlerash për organizmin! 10 superushqimet që nuk duhet të mungojnë në regjimin tuaj

Termi “superushqime” është relativisht i ri, megjithëse përshkruan një paketë vlerash për organizmin.

20:21
“Testamenti” i Leka Bungos, komedia e zezë shfaqet në fund të janarit! Viktor Zhusti: Një nga rolet më të vështira që jam përballur

Testamenti, një komedi e zezë, me autor dhe regjisor Leka Bungon dhe protagonist Viktor Zhustin, do të shfaqet në fund të janarit si premiera e parë e këtij viti në Teatrin Kombëtar.

20:20
Përse ndodhi incidenti në Malin e Zi/ Analisti Agron Camaj tregon kontekstin e ngjarjes

Shqiptarët në Malin e Zi e kanë dënuar sulmin ndaj tre të rinjve shqiptarë të cilët për udhëtonin drejt Gjermanisë.

20:11
Kur është koha më e mirë për t’u peshuar?

Ndoshta doni të bëheni më të shëndetshëm ose po shpresoni të vishni xhinset e preferuara që ju rrinë ngushtë.

20:10
E rëndë në Elbasan, gjimnazistja hidhet nga kati i dytë i shkollës, si është gjendja e saj

Sot në Elbasan në gjimnazin “Vasil Kamami” Elbasan një nxënëse e klasës së 10 e ardhur nga një qendër sociale është hedhur nga kati i dytë i shkollës për arsye që ende nuk dihen.

20:08
Virusi Sinsicial po prek mushkëritë e bebeve! Numër i lartë i shtrimeve në spital, çfarë këshillojnë mjekët

Në këtë situatë të ngarkuar epidemiologjike ku qarkullon grip, Covid e viroza të shumta, fëmijët e vegjël kryesisht ata 0-2 vjeç, janë më të riksuar nga virusi respirator “Sinsicial”, i cili u bllokon mushkëritë bebeve të vogla, ndaj pjesa më e madhe e tyre shtrohen në spital.

19:30
VIDEO EKSKLUZIVE/ “Do të të…”, momenti kur Xhemal Loka dhunon bashkëshorten që kreu vetëvrasje, ai ulëret dhe të madhe dhe…

Top Channel ka siguruar momentet ekskluzive kur Xhemal Loka dhunon 41-vjeçaren Bedrie Loka në banesën e tyre.

19:30
Milani kompleton mbrojtjen, firmos me 21-vjeçarin italian

Filippo Terracciano është futbollisti më i ri i Milanit. Mbrojtësi 21-vjeçar kaloi me sukses testet mjekësore dhe firmosi me kuqezinjtë një kontratë të vlefshme deri në verën e 2028-ës.

19:26
Ministri i mbrojtjes njofton për një “marrëdhënie të re” mes Francës e Afrikës

Ministri francez i mbrojtjes Sebastien Lecornu, fliste sot për një “marrëdhënie të re” të Francës me “partnerët e saj afrikanë” në fushën e stërvitjes ushtarake, si dhe me vendet e Indo-Paqësorit dhe të Gjirit Persik.

19:25
“Ty të ka kap vëllai jot, shkon me të nëpër hotele”/ Zbardhet dëshmia, si djali i mitur i çiftit Loka regjistroi momentet e dhunës në celular: I thash motrës hajde se…

Të tjera detaje dalin në dritë sa i përket motiveve që çuan 41-vjeçaren Bedrie Loka, që në gjendje të rënduar psikologjike, të ndërmerrte aktin e vetëflijimit.

19:24
“Babi i thoshte mamit ke dashnor”, zbardhet dëshmia e djalit të mitur të Bedrie Lokës: E goditi me grushte e shqelma 4 ditë para Vitit të Ri

Fëmijët e mitur të Bedrie dhe Xhemal Lokut rrëfejnë se prindërit e tyre kanë pasur konflikte të vazhdueshme.

19:20
Rama ndryshon qeverinë! Blendi Gonxhe, Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ikën Margariti

Kryeministri Edi Rama këtë fillim viti ndërmerr një ndryshim në kabinetin qeverisës duke larguar ministren e kulturës Elva Margariti e zëvendësuar atë me Blendi Gonxhen, një prej ish-bashkëpunëtorëve të afërt kur drejtonte bashkinë Tiranë.

19:18
Greqi/ U raportua e humbur, gruaja shtatzënë gjendet e pajetë. Arrestohet bashkëshorti, çfarë deklaroi ai

Në mënyrën më tragjike ka përfunduar historia e një 41-vjeçareje që konsiderohej e zhdukur prej datës 1 janar të këtij viti.

19:06
Detaje/ U godit me thikë pas sherrit me bashkëmoshatarin në klasë, si është gjendja e gjimnazistit

Një 15-vjeçar përfundoi në spital këtë të hënë pas një sherri me bashkëmoshatarin e tij në ambientet e gjimnazit “Qemal Stafa”.

18:58
Fermerët gjermanë bllokojnë urën e lumit Elba prej politikave të kursimit ndaj bujqësisë

Fermerë të zemëruar gjermanë kanë bllokuar sot me traktorët e tyre urën mbi lumin Elba në Saksoni ne lindje, teksa protestojnë kundër heqjes së subvencioneve bujqësore nga qeveria.

18:57
“Më vrisni…”/ Masakroi 77 persona në Oslo me armë dhe bombë, bie në “depresion të thellë” vrasësi norvegjez Breivik

Avokati i vrasësit masiv norvegjez, Anders Behring Breivik, i tha gjykatës të hënën se ai po vuan nga “depresioni i thellë” dhe nuk dëshiron më të jetojë dhe kërkoi që ai të largohet nga izolimi në burg.

18:50
Shuhet Kaiser Franz, Rama: Shkëputet një copë e bukur e fëmijërisë, kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur

Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook ndau disa fjalë për legjendarin e futbollit Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 78-vjeçare.

18:40
Kallash e municion luftarak, futur në kotecin e pulave! Si tentoi Xhemal Loka të arratisej jashtë shtetit për t’ju fshehur hetimeve për vdekjen e bashkëshortes

Të tjera detaje dalin në dritë nga rasti i Bedrie Lokës, e cila për shkak të dhunës dhe presionit psikologjik nga bashkëshorti, i ka dhënë fund jetës pak ditë më parë duke konsumuar fotoksinë.

18:39
Sherri me thikë në gjimnazin “Qemal Stafa”, reagon shkolla: Janë nxënës të “Asim Vokshit”

Nxënësit që u konfliktuan këtë të hënë në gjimnazin “Qemal Stafa” janë të shkollës “Asim Vokshi”, të cilët zhvillojnë mësim pasdite.

18:33
Kryeministrja franceze Élisabeth Borne jep dorëheqjen! Macron kërkon të rindërtojë një qeveri të re

Kryeministrja e Francës Élisabeth Borne do të largohet nga posti pas më pak se dy vitesh në detyrë.

18:31
Shisnin lëndë narkotike të ndarë në doza në Korçë, bien në pranga dy të rinj

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale. Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock Down 3”. Vihet në pranga edhe një 23-vjeçar që bashkëpunonte me […]

18:28
Nëse e konsumoni për të humbur peshë, njihuni me rreziqet e pirjes së ujit me limon çdo ditë

Limonët kanë shumë acid, dhe konsumimi i tepërt i ujit me limon mund të rezultojë në shpërbërjen e smaltit të dhëmbëve ose shtresës së jashtme të dhëmbëve, duke çuar në humbjen e mineraleve.

18:13
“Conte, do të vish te Napoli?”, përgjigja ndez entuziazmin e tifozëve

Rikthimi i Mazzarrit në stol nuk po jep fryte, me Napolin që vazhdon të vuajë këtë sezon.

18:12
Blinken takime me drejtues të vendeve arabe, për uljen e tensioneve në rajon

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me një sërë udhëheqësish të vendeve arabe në Lindjen e Mesme mes tensioneve rajonale në rritje për shkak të konfliktit Izrael-Hamas.

18:04
Ndërroi jetë në moshën 78-vjeçare, kush ishte “Kajzeri” legjendar Franz Beckenbauer

“Kajzeri” legjendar Franz Beckenbauer, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 78-vjeçare, është vlerësuar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit.

18:01
Praktika e përçmuar e lindjeve ‘surrogate’ nxit trafikun e fëmijëve, thotë Papa

Papa Françesku bëri thirrje sot për ndalim në të gjithë botën të praktikës së përçmuar të lindjeve të njohura si ‘surrogate’, kur një grua mbetet shtatzënë për llogari të një familjeje tjetër që t’ua japë beben atyre) duke e quajtur “komercializim të shtatzanisë” që cënon paqen dhe dinjitetin njerëzor.

17:51
Video/ Dy makina u bllokuan dje në Vithkuq, borëpastruesja shkon për ndihmë, por ngec vetë

Dëbora e madhe në zonën e Mashkullorës të Vithkuqit, një ditë më parë, ka bllokuar dy mjete xhipa.

17:42
Futbolli gjerman në zi, shuhet legjenda Beckenbauer

Futbolli gjerman është më i varfër sot pasi “Kajzeri” legjendar Franz Beckenbauer u nda nga jeta në moshën 78-vjeçare.

17:39
Sezoni i çiftimit nxjerr luanët e detit në rrugët e qytetit në Zelandën e Re

Kafshët detare janë shfaqur në fusha golfi apo konkurrime surf-i në qytetin bregdetar Dunedin.

17:38
Vëllai i Xhemal Lokës: Nuk kishte dhunë në çift! Armën e vunë pas ngjarjes, kam kërkuar të pi kafe me vëllezërit e Bedries

Fatmir Loka, vëllai i Xhemal Lokës, bashkëshorti i Bedrie Lokës, e cila u vetëvra pak ditë më parë, në një prononcim për media tha se vëllai i tij është i pafajshëm.

17:10
​U arrestua nga Serbia për krime lufte, ish-ushtari i UÇK-së lihet në paraburgim

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakajt i cili u arrestua nga autoritetet serbe të premten në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji në Serbi.

17:09
Shpëtohen pas dy ditësh turistët e bllokuar në shpellën gjigante, të përmbytur nga reshjet në Slloveni (fotot)

Tre turistë dhe dy guidat e tyre te bllokuar në shpellat e famshme të Sllovenisë janë shpëtuar pas dy ditësh, prej përmbytjes së impjanteve natyrore nga reshjet e shumta.

17:08
“Kapacitet e di që ka, për vullnetin kam shumë dyshime”, anëtari i Këshillit Kombëtar të Bashës: Berisha po ia jep topin para portës, i thotë bëje gol, por s’po e bën dot

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Sidi Hasanaj i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News diskutoi në lidhje me zhvillimet në Partinë Demokratike.

17:02
BE: Ky vit sjell shpresë të re për zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian (BE) thotë se ka shpresë që këtë vit Kosova dhe Serbia t’i zbatojnë marrëveshjet e arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku, duke ngulur këmbë se ato janë të detyrueshme dhe se duhet të zbatohen në tërësi nga të dyja palët.

17:00
Kush është ministri i ri/ Blendi Gonxhe, student i dhjetorit, bashkëpunëtor i Ramës dhe Veliajt

Blendi Gonxhe u bë i njohur si pjesë e Lëvizjes Studentore në vitin 1990.

16:49
12-vjeçarja u abuzua seksualisht nga djali i partnerit të mamasë, flet e ëma: Thoshte e kam si motër! I zbulova nga…

Mirela Bosi, nëna e 12-vjeçares, e cila denoncoi pak ditë më parë djalin e bashkëjetuesit të saj 29-vjeçar, për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh ka dhënë deklaratën e saj.

16:35
Reagimi i parë nga opozita për ndryshimet në Qeveri, Zhupa: Udhë të mbarë Elva Margariti, të përdorën si vrasëse të kulturës dhe të hodhën poshtë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër pas vendimit të qeverisë për vendosjen e ministrisë së Kulturës në varësi të Ekonomisë.

16:32
Dy gazetarë palestinezë vriten nga bombardimi i makinës së tyre në Gaza

Dy gazetarë të tjerë palestinezë janë vrarë dje nga ushtria izraelite në Gaza, duke e çuar në 109 numrin e punonjësve të medias që tragjikisht kanë humbur jetën që prej nisjes së konfliktit brutal më 7 tetor.

16:31
Spiuni

NGA EDISON YPI

16:25
Gazment Bardhi letër presidentit Begaj: Ktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komisionet hetimore

Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, i ka dërguar një letër presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ku i kërkon të kthejë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komisionet hetimore.

16:19
Garë e “egër” për Euro 2024, sulmuesit bëjnë me “dhimbje koke” Sylvinhon

Shqipëria do të marrë pjesë për të dytën herë në kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjermani (14 qershor – 14 korrik). Kuqezinjtë u kualifikuan si të parët e grupit E.

16:09
Kujdestari i kopshtit shpëton urangutangun duke i dhënë ‘ndihmë të shpejtë’ pasi ra në moçal (video)

Një punonjës inteligjent i një kopshti zoologjik ka shpëtuar në mënyrë dramatike një orangutang që ra në liqenin dekorativ teksa përpiqej të arrinte ushqimin e hedhur ne bregun e pjerrët nga një vizitor.

15:41
Krijohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kryeministri Rama liston arsyet: E nevojshme për fazën e re të zhvillimit të vendit

Kryeministri Edi Rama njofton krijimin e një strukture të re në qeveri: Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

15:35
Shkarkohet Elva Margariti! Drejtimi plot debate në Ministrinë e Kulturës

Elva Margariti është shkarkuar nga posti i Ministrisë së Kulturës, sipas burimeve zyrtare që konfirmojnë për Top Channel se lirimin e saj nga detyra.

15:32
Çifti në takimin e parë, mbyten në liqen pas aksidentit në vendndodhjen romantike në Itali

Morgan Algeri e Tiziana Tozzo kishin shijuar një darkë në takimin e tyre të parë së bashku pranë liqenit Como në veri të Italisë, kur tragjikisht ranë në ujë me makinë dhe humbën jetën.

15:22
Si të qëndroni të sigurtë dhe të shëndetshëm gjatë të ftohtit këtë sezon dimëror

Stuhitë e dimrit mund të prishin oraret tona ditore dhe planet e udhëtimit, por të ftohtit ekstrem, shiu, era dhe bora mund të ndikojnë gjithashtu në shëndetin tonë.

15:12
Konflikt mes adoleshentëve në shkollë, lëndohet 15-vjeçari

Në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç. Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

15:01
Izraeli vret komandin e Hezbollahut, frikë për “shpërthim” të situatës në Lindjen e Mesme!

Një komandant i lartë i lëvizjes islamike Hezbollah raportohet të jetë vrarë nga një sulm izraelit me dron në jug të Libanit.

15:00
Avionë luftarakë amerikanë mbi Bosnjë, reagon Republika Serbe!

Lajmi se dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në Bosnje Hercegovinë, ka sjellë reagimin e Republikës Srpska.

14:56
Rrugët që hapen në 2024! Balluku tregon projektet në infrastrukturë dhe energjetikë

2024 do të shohë përfundimin e Rrugës së Arbrit dhe Unazës së madhe të Tiranës u shpreh zv.kryeministrja dhe ministrja e Transportit Belinda Balluku.

14:53
Dosja/ Familjarët, të vetëdijshëm për dhunën e vazhdueshme ndaj Bedries, dëshmitë: E njohim mirë Xhemalin, motra piu helm pasi…

Familjarët e Bedrie Lokës ishin të gjithë të vetëdijshëm për dhunën që Xhemal Loka ushtronte vazhdimisht ndaj 41-vjeçares.

14:51
A shkon në protestat te pallati i Berishës? Tabaku shprehet për herë të parë: Askush nga ne nuk duhet….

Jorida Tabaku ka qenë e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, ku ndër të tjera është pyetur nëse ka marrë pjesë në protestat tek shtëpia e Berishës.

14:47
Pas shumë dekadash, nis misioni i parë amerikan në hënë me NASA-n

Një raketë e re ka nisur fluturimin, si misioni i parë i uljes hënore i nisur nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 1972.

14:32
Publikoi foto në fundvit me ministret e PS-së, Jorida Tabaku tregon arsyen: E postova sepse…

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka sqaruar për herë të parë, të vërtetën e fotos së publikuar prej saj në fundvitin e 2023, ku ajo shfaqet në krah me ministret e PS-së Elva Margariti dhe Ogerta Manastirliu.

14:26
Arrestohet 15-vjeçari shqiptar, grabiste në rrugët e Londrës

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar për mbajtje e një thike me përmasa të mëdha dhe dy grabitje telefona celularë.

14:21
Shqiptarët e vdekur në Hungari, tmerri vazhdon: Familjarët nuk tërheqin dot trupat!

Makthi i familjarëve të dy të rinjve nga Kosova që humbën jetën në një aksident tragjik në Hungari gjatë fundjavës, vazhdon

14:18
Kërcënoi me armë zjarri një 40-vjeçar në Cërrik, arrestohet 33-vjeçar me precendent penal në fushën narkotike

Një 33-vjeçar është vënë në pranga, pasi kërcënoi për motive të dobëta, një 40-vjeçar.

14:15
Nis numërimi mbrapsht! Shtëpia e “Big Brother VIP” hap dyert në 13 janar, zbulohen opinionistët

Pak ditë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, që në 13 janar ndez dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

14:07
Ndalimi i suvencioneve, shpërthejnë protestat në Gjermani: Fermerët bllokojnë rrugët!

Planet e qeverisë për një ndalim gradual të subvencioneve bujqësore, kanë bërë që fermerët vendase të nisin sot një javë protestash mbarëkombëtare duke bllokuar rrugët me kamionë.

14:03
“Kam dhimbje më shumë se familjarët e saj”/ Xhemal Loka mohon edhe akuzat për armëmbajtje pa leje

I pyetur nga prokurori i çështjes, Xhemal Loka dha shpjegime se çfarë ndodhi një natë para ngjarjes.

13:56
Habit Klodian Meajt me detajet pas dhunës në Malin e Zi: Në spital s’na merrnin në dorë, kemi paguar çdo shërbim mjekësor! S’na mbështeti askush

Klodian Meaj një nga djemtë shqiptar që u dhunuar në qytetin Herceg Novi në Malin e Zi nga disa persona për arsye të panjohura, ka qenë në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

13:50
Vdekja e Bedrie Lokës, lihet në burg bashkëshorti

Prokurori i çështjes së vetëvrasjes së Bedrie Lokës ka deklaruar se ndalimi i bashkëshortit të saj, Xhemal Lokës, është i ligjshëm dhe kërkoi masën e sigurisë arrest me burg, pasi konsiderohet person me rrezikshmëri.

13:46
“Paratë ishin për shpenzimet funerale”/ Avokati i Xhemal Lokës: Në spital Bedria i ka kërkuar falje…

Avokati mbrojtës i Xhemal Lokës ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kallëzim për dhunë në polici ndaj viktimës Bedrie Loka.

13:42
Dëshmia e nënës së Xhemal Lokës: Djali ia la telefonin motrës, kur erdhi policia…

Nëna e Xhemal Lokës, në një deklaratë për mediat jashtë gjykatës ku po mbahet seanca për djalin e saj, mohon se celulari i tij u fsheh qëllimisht.

13:38
“Jam bërë për të vrarë veten”/ Reagon Xhemal Loka: Nusja ime është kërcënuar, djali e gjeti në 5 të mëngjesit…

Xhemal Loka, bashkëshorti i së ndjerës Bedrie Loka, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Durrësit se ajo ka marrë vazhdimisht kërcënime, duke i publikuar foto të dytë në muajin maj.

13:38
U dhunua në Mal të Zi/ Dëshmia ekskluzive e Klodian Meajt në “Shqipëria Live”: Ishte masakër, nuk kishin të ndalur, kur doja të largohesha…

Klodian Meaj, një nga shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi, tregoi nëpërmjet një telefonate në “Shqipëria Live”, se si ai dhe dy shokët u ndaluan dhe u rrahën barbarisht.

13:05
Familjarët e Xhemal Lokës hedhin poshtë akuzat ndaj tij: I dha kurajo Bedries, kërkoi fshirjen e fotove në “TikTok”

Në pritje të seancës për masën e sigurisë, familjarët e Xhemal Lokës hedhin poshtë akuzat e ngritura ndaj 45-vjeçarit, duke mohuar përfshirjen e tij në vetëvrasjen e Bedrie Lokës, nënës së 4 fëmijëve.

13:01
Mbante kanabis sativa në formë çokollate në konvikt për ta shitur, arrestohet adoleshentja në Gjirokastër

Një adoleshente 17-vjeçare është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi mbante kanabis sativa brenda në konvikt.

12:46
Shqiptarët e Preshëvës, Lutfiu: Serbia, në kufijtë e racizmit!

Mes njoftimeve që shqetësojnë prej kohësh se shqiptarët “po fshihen” praktikisht në jug të Serbisë sidomos përmes çaktivizimit të adresave dhe mohimit praktikisht të të drejtave për dokumente e sigurim shëndetësor, atyre, si dhe votimit në zgjedhje, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu thotë se diskriminimi i Serbisë ndaj komunitet shqiptar në Luginë të Preshevës ka prekur kufijtë e racizmit

12:44
Më shpejt drejt jugut! Balluku jep datën, kur hapet tuneli i Llogarasë

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, në analizën vjetore njoftoi se tuneli i Llogarasë do të hapet në fillim të sezonit.

12:40
“Mbushin” 100 vjeç, në shitje kabinat e kuqe “legjendare” të Londrës!

Edhe pse numri i tyre është tkurrur ndjeshëm, kabinat e famshme të kuqe telefonike ende i gjen në shumë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, si një ikonë kulturore që tashmë shënon vjetorin e saj.

12:35
Protesta në Izrael kundër Netanyahut: “Zgjedhje të reja”, luftime kundër Hezbollahut!

Lufta në Lindjen e Mesme hyri në ditën e 94-të, pa asnjë shenjë të zbutjes së saj.

12:33
Fotot/ Nga JLo, Selena Gomez te Dua Lipa, si dukeshin yjet në tapetin e kuq në “Golden Globes 2024”

Golden Globes është eventi më i rëndësishëm i ceremonisë së çmimeve të kinematografisë, atyre Oscar.

12:31
Zgjerimi i autostradës Tiranë – Durrës, Balluku: Do të bëhet me tri korsi, mjetet që shkojnë drejt jugut do të zhvendosen në Kashar – Lekaj

Puna për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës do të nisë këtë vit, u shpreh zëvendës/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në konferencën për analizën vjetore të ministrisë.

12:17
Takim dy ditor/ Edi Rama mbledh qeverinë në Lezhë, çfarë pritet të ndodhë

Paraditja e të martës do ta gjej kabinetin qeverisës të kryeministrit Edi Rama të mbledhur në Lezhë në një takim “retreat” dy ditor.

12:12
“8 janari, turpi ynë i ngrënë me bukë”/ Përplasja e dhunshme mes demokratëve për selinë e PD-së, Açka: Ku janë përgjegjësit, të kërkojnë falje ata që…

Dy vite më parë, demokratët, të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha, organizuan një protestë para selisë blu, që kulmoi me përdorimin e dhunën dhe përplasjeve.