E premte, 17 Prill 2020
15:18
Pas infektimit të infermieres në Aranitas të Mallakastrës, i merret tamponi i dytë

Pas rezultatit të parë pozitiv me Covid-19 të infermieres në qendrën shëndetësore në Aranitas, Mallakastër, banorët kanë frikë nga infektimi.

14:56
“I mbijetuari” nga koronavirus publikon videon nga spitali: Kur merrja frymë më dukej sikur …

Jason Hartelius, i cili po shërohet nga koronavirusi, publikoi një video në mediat sociale, ku shfaqet në një prej tualeteve të spitalit, në gjendje të rënduar shëndetësore.

14:11
Covid-19/ Rajon, shtohen rastet në Kosovë dhe në Maqedoni. Në Greqi …

Një qytetar nga Ferizaj u bë viktima e 12-të e koronavirusit në Kosovë.

13:19
“Covid-19, vaksina në shtator”/ Universiteti i Oksfordit: Testet, në mes të majit

Testet për vaksinën që Universiteti i Oksfordit synon ta ketë gati në muajin shtator, do të nisin në mesin e majit tha për the Lancet ekspertja e virologjisë, Sarah Gilbert.

12:54
Paralajmërimi i OBSH-së: Afrika mund të bëhet epiqendra e re e COVID-19

Afrika mund të jetë epiqendra e re e koronavirusit, paralajmëron OBSH.

12:35
Koronavirusi në Kosovë, shkon në 12 numri i viktimave

Një qytetar nga qyteti i Ferizajt është personi i 12 që ka vdekur pas infektimit me koronavirus në Kosovë.

12:26
Rëndohet bilanci/ Mbi 5,000 viktima nga koronavirusi në Belgjikë

Është rritur sërish bilanci i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Belgjikë.

12:14
Gjermania “ia hodhi”/ Ministri i Shëndetësisë: Epideminë e kemi nën kontroll!

“Masat e marra deri tani kanë pasur sukses; shpërthimi epidemik është aktualisht nën kontroll” deklaroi ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn.

07:30
Wuhan, rritet me 45% numri i të vdekurve nga Covid-19

Në Wuhan është bërë një regjistrim i ri i numrit të viktimave nga koronavirusi. Sipas mediave të huaja në Wuhan numri i vdekjeve është rritur me 45%.

07:11
2 të vdekur në Zelandën e Re, 1409 të infektuar në total

Zelanda e Re po e përballon pandeminë e koronavirusit duke e kaluar pa dëme të rënda. Në 24 orët e fundit në Zelandën e Re janë shënuar 2 të vdekur.

06:57
Shpërndarësi i picave pozitiv me koronavirus, karantinohen më shumë se 70 persona

Më shumë se 70 persona janë futur në karantinë pasi një shpërndarës picash rezultoi pozitiv. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytetin e Indisë, Delhi.

06:19
Analiza e gjakut/ A mund të përcaktojë nëse jemi infektuar nga COVID-19?

Dr. Fauci i premtoi publikut amerikan që për një javë do të fillohet të bëhet testi i gjakut i antitrupave për koronavirus, që të gjendet kush e ka kaluar dhe është i mbrojtur, pra ka krijuar imunitet. Dr. Anthony Fauci është eksperti infektivolog dhe epidemiolog i Task Force pranë Shtëpisë së Bardhë. FDA rregullatori i SHBA-se, po bën dhënien e certifikimit të verifikimit për këto teste, me përshpejtim të jashtëzakonshëm emergjence, duke liruar shumë kritere.

E enjte, 16 Prill 2020
23:38
26 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, shkon në 449 numri i të infektuarve

Në Kosovë janë shënuar 26 raste të reja me koronavirus. Sipas IKSHPK sot në Kosovë janë bërë 195 testime në total ku 26 kanë dalë pozitivë.
Gjithashtu njoftohet janë shëruar 8 pacientë gjatë ditës së sotme.

16:19
New York/ 2 mjekë publikojnë videon, ja si duket në vijën e frontit të luftës me Covid-19

Dy mjekë kanë publikuar pamje brenda në një prej spitaleve të New York-ut, aty ku forcat e bardha vazhdojnë të luftojnë më koronavirusin.

16:04
Kosovës i duhen më shumë teste për koronavirusin

Kosova aktualisht ka gjithsej 600 teste dhe pret këto ditë arritjen e 2,000 të tjerave për konfirmimin e rasteve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

14:54
Kriza nga koronavirusi, rritet në shifra ekstreme papunësia në SHBA

Më shumë se 21 milion amerikanë kanë humbur punën e tyre në katër javët e kaluara, tregojnë shifrat e fundit të publikuara nga Departamentit i Punës.

13:23
“Të paprekshmit” e Indisë, çfarë po ndodh në këtë vend prej koronavirusit!

Që kur India u bllokua për shkak të koronavirusit, 57 familjeve në fshatin kodrinor Vijayawada, iu ndalua të zbrisnin poshtë, as për te blerë sende të domosdoshme si ushqime apo ilaçe.

13:05
Bilanci në 24 orë/ 551 viktima dhe thuajse 4000 të shëruar në Spanjë

Është rritur bilanci i viktimave në Spanjë, ku janë shënuar 551 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë atje.

12:34
Britani, vogëlushi 11 muajsh me koronavirus lufton për jetën!

Një vogëlush 11 muajsh po lufton për jetën në Britani, pasi u diagnostikua me koronavirus.

12:12
‘Pacienti zero’ doli nga laboratori kinez? SHBA nis hetimet

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo i ka kërkuar Kinës të japë shpjegime pas raporteve se koronavirusi e ka pasur vërtet origjinën në një laborator kinez, por jo si armë biologjike.

12:00
Viktimat po shtohen/ Profesori i epidemiologjisë: Strategjia e Suedisë, e pasuksesshme!

“Niveli në të cilin Suedia ka mbrojtur më të cenuarit është i diskutueshëm, pasi ne e dimë se koronavirusi është i pranishëm në spitale dhe shtëpi pleqsh, çka çon në përfundimin se strategjia nuk e ka mbrojtur sa duhet popullatën më të cenueshme nga virusi”.

11:57
Rritet bilanci/Covid-19, ja sa viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Belgjikë

Një tjetër shifër e lartë viktimash është shënuar ditën e sotme në Belgjikë si pasojë e virusit të ri Covid-19.

11:44
SHBA, 20% të vdekjeve nga virusi nëpër botë/ Trump: vendet e tjera po fshehin të vërtetën!

Presidenti Donald Trump i akuzoi vendet e tjera se po gënjejnë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë vendi me bilanci më të thellë të jetëve të humbura prej tij në mbarë globin.

10:31
Kosovë/ 63 pacientë me Covid-19 të shtruar në spital, ja gjendja e tyre shëndetësore

Në Klinikën Infektive, QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 72 pacientë.

E mërkurë, 15 Prill 2020
17:53
Në “luftë” me pandeminë Covid-19/ Nga Japonia në Zelandë, politikanët heqin dorë nga pagat

Pas kompanive dhe qytetarëve privatë, edhe politikanët kanë zbritur në shesh për të ndihmuar vendet e tyre të përballojnë emergjencën e koronavirusit.

17:37
Maqedoni e Veriut: 974 të infektuar, 45 të vdekur nga koronavirusi

Në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 974 numri i të infektuarve me koronavirus ndërsa i viktimave në 45.

14:52
Dashuria në kohën e virusit/ Në Milano, takimet bëhen në “skype”

Koronavirusi ka ndryshuar shumëçka në Milanon e goditur rëndë prej tij, po dashurinë? Një gazetar Italian shkruan për The Economist se ata që po shpresojnë të nisin një lidhje, duhet të kënaqen me flirtimin nga telefoni.

14:13
Lajme të mira nga Brazili: Veterani 99-vjeçar shërohet nga koronavirusi

Një lajm i mirë vjen nga Brazili, një veteran 99-vjeçari i Luftës së Dytë Botërore është shëruar totalisht nga virusi Covid-19.

12:37
Kosova, masa të reja kundër Covid-19/ Izolimi ndaj virusit deri në 4 maj

Bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë shkoi në nëntë, ndërsa të infektuarit janë rreth 390.

10:57
Mbi 1.000 viktima nga Covid-19 në Suedi

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Suedi u ngjit mbi 1.000. Sipas Andres Tegnel nga Agjencia e Shëndetit Publik, dje janë paraqitur 114 raste të vdekjes, me çka numri i të vdekurve arriti në 1.033.