Pas rezultatit të parë pozitiv me Covid-19 të infermieres në qendrën shëndetësore në Aranitas, Mallakastër, banorët kanë frikë nga infektimi.

Më të shqetësuar janë ata që kanë shtëpitë shumë pranë qendrës shëndetësore.

Gjithë stafit mjekësore të qendrës shëndetësore i është bërë testi i parë dhe përgjigjet kanë rezultuar negative. Ndërkohë që të enjten, ISHP ka marrë tamponet e dytë për personelin e qendrës shëndetësore, ku i gjithë stafi është futur në karantinë.

Gjithashtu janë bërë edhe 12 teste të personave të kontaktit dhe të afërm të infermieres që doli pozitv me Covid-19.

Infermierja nuk kishte asnjë shenjë të Covid-19 dhe u zbulua gjatë një kontrolli rutinë që kryer për stafet mjekësore. Deri në mesditën e së premtes 10 nga 12 persona janë marrë tamponet dhe kanë rezultuar negative.

Top Channel