E mërkurë, 15 Prill 2020
07:54
Bilanc tragjik/ 126 mijë e 539 të vdekur në mbarë botën, ja 5 shtetet me numrin më të lartë të viktimave

Lufta me koronavirusin vazhdon, ndërkohë që numri i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 rritet dita-ditës.

07:23
Rrezik për një valë të dytë infektimi/ 86 raste të reja në Kinë, mbyllet kufiri me Rusinë

Në Kinë është dhënë një alarmi i rrezikut për një valë të dytë përhapjeje të koronavirusit. Dje autoritetet kanë raportuar për 46 raste, ku 36 raste ishin të importuara nga përtej detit. Në 10 rastet lokale vetëm 8 prej tyre u raportuan në veri të provincës Heilongjiang.

05:35
Trump: SHBA ndërpret fondet për OBSH-në. Shkak, keqmenaxhimi i CoVid-19

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka bërë të ditur se vendi i tij po ndërpret fondet për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në mes të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

04:25
Turqi, rritet në 1.403 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Ministri turk i Shëndetësise, Fahrettin Koca, ka konfirmuar 107 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 1.403 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus në vend. Koca po ashtu njoftoi se numri i rasteve të koronavirusit në vend është rritur në 65.111, me 4.062 raste të reja të regjistruara në 24 orët e fundit.

01:56
Gjendet mënyra si të zbulohen ata që e kalojnë Covid 19 pa e kuptuar!

Teksa vende të ndryshme të botës kanë zgjedhur izolimin si mënyrë për frenimin e përhapjes së koronavirusit, disa shpresojnë se një zgjidhje për këtë situatë mund të jenë edhe testet e antitrupave.

E martë, 14 Prill 2020
18:14
Danimarka synon të përfundojë izolimin më shpejt sesa ishte planifikuar

Qeveria e Danimarkës dëshiron të dalë nga izolimi më shpejt nga sa ishte parashikuar më parë, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po bie, tha të martën kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen.

18:00
Shënohet rasti i parë i transmetimit të koronavirusit nga personi i vdekur

Një pjesëtar i stafit mjekësor në Tajlandë ka humbur jetën pasi besohet se është infektuar me koronavirus nga një person i vdekur, transmeton Daily Mail.

16:02
Shkon në 44 numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Edhe gjashtë persona kanë humbur jetën në Maqedoni të Veriut nga koronavirusi, duke e çuar në 44 numrin e përgjithshëm të viktimave.

14:47
Bota “dridhet” prej virusit/ Të infektuarit, gati 2 milionë dhe 120.871 viktima

Bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në Britani mund të jetë 15% më i lartë sesa shifrat zyrtare, thotë shtypi vendas.

12:46
Nis “zbutja” e masave/ Austria e Spanja hapin dyqane e biznese

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Austria e nisi lehtësimin e masave të izolimit të marra për mbrojtje nga koronavirusi. Mijëra dyqane nën 400 metra katrorë u rihapën, e bashkë me to dhe dyqanet e pajisjeve të rënda dhe qendrat e kopshtarisë.

12:28
3 javë në vetëizolim, gruaja infektohet nga qeset e ushqimeve: Nuk jam sëmurë ndonjëherë kaq keq

Rachel Brummert nga Scharlotte në Karolinën e Veriut, ka qëndruar për tri javë në vetëizolim, por pavarësisht kësaj, është infektuar me koronavirus.

12:15
Vietnam, vendi që po habit botën! Asnjë viktimë nga COVID-19

Si një vend që nuk ka asnjë të vdekur dhe numri i të infektuarve me COVID-19 është 262, Vietnami është lavdëruar dhe komplimentuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas të cilëve mund të shërbejë si shembull i një shteti që ka arritur ta luftojnë pandeminë.

12:12
SHBA/ Debat për masat izoluese, Trump: Topin e kam unë, penalltinë e gjuaj vetë!

Duke i dalë kundër guvernatorëve dhe ekspertëve ligjore, Donald Trump deklaroi se presidenti ka autoritetin e plotë të lehtësojë masat kufizuese ndaj pandemisë së koronavirusit dhe të rihapë ekonominë.

11:55
Ministri britanik: Karantina, të paktën edhe tre javë!

Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab pritet t`i thotë vendit të enjten se bllokimi nga koronavirusi do të zgjasë të paktën deri në 7 maj.

11:44
Policia e Kosovës ndalon 55 persona që nuk i respektuan masat kundër koronavirusit

Policia e Kosovës ka ndaluar 55 persona, të cilët nuk i kanë respektuar masat e vendosura nga autoritetet për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

06:16
Shkon në mbi 10 mijë numri i viktimave në Nju Jork

Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi se të hënën janë konfirmuar 671 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur numrin e viktimave në 10.056.

05:50
OBSH: Vetëm vaksina mund ta ndalë përhapjen e koronavirusit

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se vetëm një vaksinë efektive kundër koronavisurit, mund ta ndërpresë plotësisht përhapjen e sëmundjes në gjithë botën.

05:14
Koreja e Jugut thotë se te 116 pacientë u përsërit sëmundja COVID-19

Koreja e Jugut ka raportuar se të paktën 116 persona që ishin shëruar nga koronavirusi i ri kanë dalë sërish pozitiv. Zyrtarët po shikojnë shkakun e përsëritjes së sëmundjes, raporton BBC. Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), thotë se virusi mbase mund të jetë riaktivizuar në vend se të ketë ndodhur sërish infektimi i këtyre pacientëve.

04:57
Sinjalet e injoruara vonuan reagimin e SHBA ndaj koronavirusit

Kur Presidenti Trump e përmendi për herë të parë koronavirusin, mund të ketë qenë vonë në reagimin e duhur. Në një intervistë gjatë takimeve të Davosit, më 22 janar, presidenti nuk i kushtoi rendësi virusit që kishte goditur Kinën, ndërkohë që një rast i vetëm ishte identifikuar në SHBA. “E kemi plotësisht nën kontroll. Vetëm një individ që ka ardhur nga Kina, e kemi nën kontroll. Gjithçka do të shkojë mirë”.

03:51
Koronavirusi, vdes marinari i parë në aeroplanmbajtësen “Theodore Roosevelt”

Një marinar i Marinës së Shteteve të Bashkuara vdiq të hënën pasi ishte infektuar me koronavirusin, duke shënuar kështu vdekjen e parë të një anëtari të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses “Theodore Roosevelt” që është goditur nga pandemia.

02:29
Si do të jetë bota pas Covid-19, në normalitet vetëm nëse sëmundja zhduket shpejt

Shumë pyetje ngrihen për periudhën që po jetojmë, por edhe mbi ndikimin që do të ketë koronavirusi në jetën tonë në të ardhmen. Nëse sëmundja do të zhdukej shpejt, jeta mund t`i rikthehej normalitetit. Por paralajmërimet e liderëve botërore dhe shkencëtareve në zë na tregojnë se virusi ndoshta nuk do të zhduket për muaj të tërë.

02:01
Origjina e koronavirusit/ Kina kufizon kërkimet akademike

Kina i ka vendosur kufizime publikimit të kërkimeve akademike mbi origjinën e koronavirusit, sipas një direktive të qeverisë qendrore dhe njoftimeve në internet të publikuara nga dy universitete kineze, të cilat më pas, u hoqën nga faqet e tyre në internet.

01:33
Gjermanët kundër heqjes së masave shtrënguese për parandalimin e Covid-19

Në një sondazh të institutit të opinionit, YouGov shumica e gjermanëve janë shprehur për zgjatjen e masave të kufizimit përtej datës 19 prill. Të mërkurën vendoset për lirimin apo vazhdimin e kufizimeve dhe gjermanët duket, nuk e duan zbutjen e masave të distancimit social në betejën kundër koronavirusit.

01:06
Franca e izoluar deri më 11 maj/ Vendimi u dha nga Macron pasi vendi shënoi 15 mijë të vdekur

Me gati 15 mijë të vdekur nga koronavirusi, presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi në fjalimin e tij të paralajmëruar nga Elizeja se masat e kufizimit të lëvizjes në vend, do të zgjaten deri në 11 maj.

00:38
Garancia sovrane 150 mln $/ Rama: Paketa, brenda 48 orëve. Lëvrimi pas 20 prillit

Të hënën në mbrëmje u lançua nga kryeministri Edi Rama, paketa e dytë ekonomike që synon të parandalojë kolapsin e ekonomisë shqiptare nga kriza e koronavirusit.

00:32
Shkodra përshkallëzon masat/ Urdhër i ri për tregjet, lëvizja e banorëve më autorizim

Shkodra tashmë është kthyer në një ‘bombë me sahat’ në situatën e koronavirusit.

00:26
Ndërroi jetë 68 vjeçarja/ 24 të vdekur dhe 467 të infektuar në Shqipëri

Në Shqipëri numri i të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 24 të hënën në mbrëmje.

E hënë, 13 Prill 2020
22:22
Covid-19, masat/ Nga e mërkura, qytetarët e Kosovës do të lëvizin vetëm …

Duke filluar nga dita e mërkurë, të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të lëvizin vetëm 90 minuta në ditë për të kryer shërbimet bazike si dhe njëkohësisht duke respektuar distancën dhe rregullat e tjera të vendosura në parandalimin e mëtejshëm të koronavirusit.

22:11
Konfirmohet 15 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Instituti i Shendetësisë Publike në Kosovë bëri të ditur se janë konfirmuar edhe 15 raste me koronavirus në Kosovë.

21:56
Kosovë, situata alarmante/ Rritet numri i të infektuarve dhe zgjerohet harta

E hëna shënon një muaj nga rasti i parë me coronavirus, por ditëve të fundit lakorja ka pësuar një ngritje të theksuar të të infektuarve.