Duke filluar nga dita e mërkurë, të gjithë qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të lëvizin vetëm 90 minuta në ditë për të kryer shërbimet bazike si dhe njëkohësisht duke respektuar distancën dhe rregullat e tjera të vendosura në parandalimin e mëtejshëm të koronavirusit.

Njoftimi i plotë:

“Të dashur qytetarë

Nga tani e tutje, me qëllim të mbrojtjes së jetës tuaj, në tërë territorin e Republikës së Kosovës, hyjnë në fuqi masat rigoroze të lëvizjes me qëllim të pamundësimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë Covid-19.

Çdo qytetar, nga tani e së paku deri më 3 maj, do të ketë të drejte të lëvizjes vetëm për 90 minuta gjatë orarit të përcaktuar në bazë të Me numrin e parafundit te numrit personal.

Secili nga ju do të keni 90 minuta në dispozicion për të kryer shërbime bazike duke e respektuar distancën sociale dhe të gjitha rregullat e deritanishme për të mbrojtur shëndetin tuaj dhe shëndetin publik.
Ata që do të shkelin masat e ndërmarra, do të ballafaqohen me pasoja ligjore.

Kontribo edhe ti duke respektuar me përpikmëri masat në fuqi”.

Top Channel