Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi se të hënën janë konfirmuar 671 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e rritur numrin e viktimave në 10.056.

Ai shprehu besimin se”më e keqja ka mbaruar” pasi spitalet duket se po arrinin tavanin e shkallës së të infektuarve dhe vdekjeve të reja. “Kurba është në thelb e sheshtë por ka arritur në nivel pikëllues”, tha Cuomo.

Nju Jorku ka më shumë raste të të infektuarve me koronavirus, sesa secili shtet tjetër në Shtetet e Bashkuara, tregojnë të dhënat e fundit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA ka arritur në 558,999, ndërsa 22,154 persona kanë vdekur.

Top Channel