E hënë, 20 Prill 2020
21:27
​Putin: Kulmi i epidemisë s’ka ardhur ende, koronavirusi po përhapet në të gjithë Rusinë

Kulmi i infeksionit me COVID -19 në Rusi nuk ka ardhur ende, por situata është ende e vështirë pasi virusi vazhdon të përhapet në gjithë vendin, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin.

18:46
BBC: Ndotja e lartë e ajrit po rrit shkallën e vdekjeve nga koronavirusi

Nivele të larta të ndotjes së ajrit mund të rrisin rrezikun e vdekjes nga Covid-19, sipas BBC, që citon për këtë dy studime.

18:26
“Orgji diskutimesh për kufizimin”/ “Shpërthen” kancelarja Merkel

Gjermania nisi këtë javë me kujdes zbutjen e disa masave kufizuese në kuadër të krizës së koronavirusit.

18:16
Testet e antitrupave: Në Mynih, bëhen nëpër rrugë …

Kërkues të Institutit Ludwig Maximillian në Mynih kanë dalë në rrugët e qytetit dhe kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 3.000 banorë të tij për t`i bërë testet e anti-trupave të Covid 19.

17:59
Testimet në SHBA, vendimtare për hapjen ekonomike

Beteja kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara po shndërrohet në përplasje politike, thotë VOA, pasi udhëheqësit federalë dhe ata shtetërore po debatojnë si të gjenerojnë fonde shtesë dhe një numër më të madh testesh.

17:50
Shumë njerëz mund ta kenë marrë koronavirusin pa simptoma

Një valë studimesh të reja sugjerojnë se shumë më tepër njerëz kanë pasur koronavirusin pa asnjë simptomë, duke nxitur kështu shpresën se do të rezultojë shumë më pak vdekjeprurës nga sa mendohej fillimisht.

17:44
Masat për koronavirusin frenojnë gripin në Evropë

Gripi, i cili çdo vit shkakton vdekjen e qindra mijëra njerëzve në të gjithë botën, pothuajse u zhduk në Evropë muajin e kaluar.

17:38
Emergjenca globale COVID-19/ Presidenti i Brazilit u bashkohet protestave kundër izolimit

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është kritikuar, pasi u është bashkuar protestuesve që kërkojnë heqjen e kufizimeve, të vëna për shkak të pandemisë së koronavirusit.

16:39
Merkel: Gjermania të mbetet vigjilente në luftën kundër koronavirusit

Gjermania duhet të jetë e kujdesshme dhe e disiplinuar në luftën kundër koronavirusit, për të shmangur rikthimin e sëmundjes në javët e ardhshme, tha të hënën kancelarja Angela Merkel.

16:28
Covid-19/ Rritet bilanci në Greqi, ja të rejat më të fundit

Vijon të rritet bilanci i viktimave si pasojë e virusit Covid-19, në Greqi.

E diel, 19 Prill 2020
07:40
Turqi, shkon në 1.890 numri i viktimave nga COVID-19

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se me 121 viktima të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në vend është rritur në 1.890.

E shtunë, 18 Prill 2020
14:16
Rritet numri i viktimave në Zvicër nga koronavirusi

Zvicra ka njoftuar se numri i përgjithshëm i vdekjeve nga kororonavirusi i ri ka arritur në 1,111 persona.

14:08
Pandemia Covid-19/ Lajme të mira nga Spanja, bie sërish numri i viktimave

Numërohen më tepër se 20 mijë viktima deri më tani në Spanjë si pasojë e pandemisë koronavirus, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë.

13:53
Infektohen me koronavirus stafi i presidentit të Afganistanit

Burime qeveritare në Afganistan thonë se të paktën 20 zyrtarë që punojnë në pallatin e presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, kanë dalë pozitiv në testin e COVID-19.

13:07
Testet e antitrupave/ OBSH shuan shpresën e Britanisë së Madhe!

Shpresat se testet e antitrupave për koronavirusin mund të ndihmojnë Britaninë e Madhe ti japë fund izolimit, duket se janë zbehur pasi organizata botërore e shëndetësisë vuri në diskutim nëse ato ofrojnë apo jo ndonjë garanci për imunitet.

13:04
Vala e dytë e pandemisë në vjeshtë? OBSH: Më shumë se hipotezë është siguri

Një valë e dytë e epidemisë së koronavirusit në vjeshtë? Më shumë se një hipotezë, është një siguri – thotë Valter Ricardi, përfaqësues italian në organizatën botërore të shëndetësisë dhe këshilltar në ministrinë italiane të shëndetit.

12:45
Mjekja e shëruar nga koronavirusi: COVID-19 nuk është i lehtë për t’u tejkaluar

Valbona Tafilaj ka arritur që pas 30 ditësh qëndrimi në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare ta mposht koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.

11:57
Foto/ Ndotja e ajrit, Tirana para dhe pas Pandemisë!

Në dekadat e fundit, fatkeqësitë natyrore me të cilat përballet njerëzimi, sa vijnë dhe shtohen duke marrë qindra-mijëra jetë njerëzore si pasojë e forcës shkatërrimtare të natyrës.

11:04
Covid-19, Greqi/ Një tjetër viktimë nga koronavirusi, humb jetën një 79-vjeçar (Emri)

Bilanci vijon të rritet në vendin fqinjë, Greqinë, ku numri i viktimave ka shkuar në 109 persona.

10:53
“Nuk kisha asnjë simptomë”/ Nuk e dinte se kishte koronavirus, nëna infekton 18 fëmijët e saj

Brittany Jencik nga Nju Jorku raportohet se ka infektuar shumicën e 18 fëmijëve të saj me Covid-19, rreth pesë javë më parë.

09:58
Mjeku turk: COVID-19 mund të përkeqësojë sëmundjet e zemrës

Ka mjaft pacientë që vuajnë nga sëmundje të zemrës dhe kardiologu Mehmet Emirhan Isik thotë se një sëmundje ngjitëse si koronavirusi i ri (COVID-19) mund t’i bëjë sëmundjet e zemrës edhe më vdekjeprurëse.

09:53
​Trump, program ndihme prej 19 miliardë dollarësh për fermerët

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një program prej 19 miliardë dollarësh për të ndihmuar fermerët amerikanë të përballojnë ndikimin nga epidemia e COVID-19.

09:26
Lufta e mjekëve me koronavirusin, përballë mosveprimit të qeverive

Asnjë cep i globit nuk është kursyer nga koronavirusi ngjitës – ose përpjekjet për ta ngadalësuar përhapjen e tij.

09:16
OBSH-ja dyshon në dobinë e testeve me anti-trupa për koronavirus

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka hedhur dyshime në dobinë e anti-trupave për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

08:56
Trump: Masat kufizuese të disa shteteve janë “shumë të rënda”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arsyetuar postimet e tij në Twitter përmes të cilave kishte përkrahur protestat në disa shtete kundër masave të kufizimit të lëvizjes.

08:48
Koronavirusi doli nga laboratori në Wuhan? DW: Nga teoritë konspirative te faktet autentike, virusi s’doli në qarkullim pa dashje!

Ajo që në fillim dëgjohej si teori konspiracioni, mund të shfaqet si teori autentike. A mund të ketë dalë virusi i coronës nga një laborator që merrej me studimin e viruseve tek lakuriqët e natës?

08:40
Pacientët e shëruar nga koronavirusi po testohen sërish. A mund të infektohen përsëri?

Në Korenë e Jugut, zyrtarët shëndetësore po përpiqen të zgjidhin një mister! Arsyen se pse 163 persona të cilët u shëruan një herë nga koronavirusi tashmë janë sërish pozitivë, njoftim ky i bërë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Korenë e Jugut (KCDC).

08:05
Bilanci/ Mbi 2.2 milion të infektuar me koronavirus në botë, ja vendet më të prekura

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë ka tejkaluar shifrën 2.2 milion përkatësisht 2.251.768.

07:05
Video/ Vdekje masive nga Covid-19 në Ekuador, banorët detyrohet të mbajnë kufomat në shtëpi

Situata e koronavirusit në Ekuador është përkeqësuar duke dalë jashtë kontrollit. Numri zyrtar i të vdekurve nga Covid-19 në Ekuador është 403, por së fundmi janë raportuar për shifra të reja në një krahinë të vendit.

00:14
31 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 480 numri i të infektuarve

Sot më 17 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 209 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.