E mërkurë, 22 Prill 2020
13:22
Kryeministri i Pakistanit i nënshtrohet testit për COVID-19

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan është testuar për koronavirus pasi mësohet se ka qenë në kontakt me udhëheqësin e një organizate bamirëse, Faisal Edhi, i cili ka dalë pozitiv me koronavirus.

13:05
”Tetoja ime 99-vjeçare ‘i mbijetoi’ koronavirusit”

Në një kohë të zymtë si kjo që po përjeton e gjithë bota, lajme si kjo që do të lexoni më poshtë na lumturojnë dhe na japin më tepër pozitivitet.

12:47
Të rejat e fundit për Covid-19/ Gjermani, miratohet testimi e vaksinës tek njerëzit

Në Gjermani i është dhënë drita jeshile fillimit të testimit të vaksinës anti-Covid tek njerëzit. Vaksina e katërt e këtij lloji në botë që merr miratimin për testimin klinik.

12:26
Covid-19 në Spanjë/ 4.211 raste të reja në 24 orët e fundit, rritet bilanci i viktimave

Numri i viktimave në Spanjë nga koronavirusi i ri u rrit me 435 në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë këtë të Mërkurën, një rritje me 2% krahasuar me raportimet e dhëna gjatë ditëve të fundit.

12:14
Shkon në mbi 57,000 numri i të infektuarve me koronavirus në Rusi

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Rusi janë regjistruar 5,236 raste të reja të koronavirusit.

11:04
9 ditë në koma nga Covid/ E “mbijetuara” ka një mesazh për protestuesit në SHBA

Zëri i Leah Blomberg është ende i dobët pasi ka mbajtur një tub në fyt për nëntë ditë.

10:45
Studim: Koronavirusi mund të bëhet si gripi sezonal/ Distancimi fizik, i domosdoshëm

Parashikimet nga specialistët sugjerojnë, që masa periodike e distancimit fizik, mund të bëhet e domosdoshme nëse koronavirusi i ri bëhet një dukuri sezonale, shkruan Medical News.

10:30
Raporti nga OKB: Koronavirusi mund të dyfishojë varfërinë

Programi i Ushqimit Botëror nga OKB-ja paralajmëroi se impakti në ekonomi që ka shkaktuar koronavirusi mund të dyfishojë numrin e të varfërve në më shumë se 265 milionë persona.

08:14
Rëndohet situata në Krujë, 18 raste të reja me Covid-19

Rëndohet situata e koronavirusit në Krujë. Mësohet se së fundmi janë shënuar edhe 18 raste të reja.

07:40
Eksperti i shëndetësisë në SHBA: Vala e dytë e infektimeve me Covid-19 mund të jetë më agresive

Një ekspert i shëndetësisë në SHBA ka paralajmëruar se vala e dytë e infektimeve mund të jetë më e keqe se kjo aktualja, pasi ajo ndoshta do të përkonte me fillimin e sezonit të gripit.

06:45
Shteti amerikan padit Kinën për pandeminë e koronavirusit

Shteti amerikan i Missouri-t ka paditur qeverinë kineze dhe Partinë Komunisë që ndodhet në pushtet për krizën globale të shkaktuar nga koronavirusi.

04:14
OBSH: Nuk ka të dhëna për lëshim të koronavirusit nga laboratori

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se të dhënat tregojnë që koronavirusi e ka origjinën nga kafshët, duke hedhur poshtë raportimet se është prodhuar në ndonjë laborator kinez.

02:38
Kush do ta paguajë koston financiare të koronavirusit?

Një pjesë e madhe e rinisë evropiane iu përgjigj me seriozitet thirrjes për distancim fizik dhe për t’u mbyllur në shtëpi, në përpjekje për të kontribuuar për kufizimin e përhapjes së sëmundjes. Por tani ky brez po ndjehet gjithnjë e më nervoz e i shqetësuar për të ardhmen dhe situatën ekonomike, thonë ekspertët. Ekspertët thonë se rezultati ekonomik i pandemisë mund të krijojë konflike mes brezash.

E martë, 21 Prill 2020
18:17
Covid-19/ Conte: Maska dhe distancim derisa të dalë vaksina

Kryeministri Italian Giuseppe Conte deklaroi se mbajtja e maskave dhe distancimi social do të jenë të detyrueshme derisa të gjendet vaksina për Covid 19 apo një terapi efikase kundër sëmundjes.

18:13
Çekia në këmbë për koronavirusin: Kontrolle masive popullatës për antitrupa!

Republika Çeke do të nisë një studim gjithëpërfshirës, për të përcaktuar numrin e rasteve të pazbuluara me koronavirus në popullatën e saj.

18:07
Izolimi nga koronavirusi, britaniku heq dhëmballën vetë!

Stomatologët britanikë paralajmëruan se pacientët po mbeten pa u trajtuar ndërsa qendrat e emergjencave përballen me një mungesë të theksuar të pajisjeve mbrojtëse.

18:04
Trump lavdëron testimet: Është bërë një super punë!

Presidenti amerikan Donald Trump përshëndeti punën e administratave të tij për testimin e gjerë të bërë në të gjitha shtetet mes pandemisë koronavirus.

17:55
Koronavirusi dhe hijet e dyshimit mbi laboratorin e Wuhanit: U ndërtua në bashkëpunim me Francën!

“Jam i lumtur që ndodhem në Wuhan, qyteti që disa e quajnë “Franca e vogël” e Kinës, dhe zemra e bashkëpunimit franko-kinez “, deklaronte në vitin 2017 kryeministri i atëhershëm i Francës Bernard Cazeneuve.

17:10
Portugalia, shembull: Si u bashkua e gjithë politika kundër koronavirusit!

Deri disa vite më parë, Portugalia nuk kishte para për të mbushur ambulancat e saj me karburant.

16:44
Pogradeci, Përmeti dhe Gjirokastra, asnjë rast me COVID-19, ja përse …

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishin të ftuar, kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Bledi Çomo, dhe kryetarja e Bashkisë Përmet, Alma Hoxha.

15:55
Covid-19, lirim i masave/ Optimizëm në Itali, Kryeministri Conte: Brenda javës “plani b”

Italia do të njoftojë planin e saj për të dalë gradualisht nga izolimi deri në fund të kësaj jave – tha kryeministri i vendit, Giuseppe Conte.

14:07
Qentë anti-Covid/ Organizata britanike nis trajnimin

Medical Detection Dogs, ka nisur punën me London School of Hygiene, Tropical Medicine (LSHTM) dhe universitetin Durham në Anglinë verilindore për të përcaktuar nëse qentë do të mund të ndihmonin.

13:58
Rihapje e shtetit dhe “zbutje” e masave/ Protestës kundër izolimit i kundërvihen infermierët!

Një grup i vogël punonjësish të sektorit të shëndetësisë, i është kundërvënë një proteste në Kolorado, që kërkonte rihapjen e shtetit dhe zbutjen e masave që kanë si qëllim ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

13:22
Sot kthehen 120 kosovarë nga Turqia/ 100 të tjerë, nga SHBA-të

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot në ora 17:00 do të kthen 120 qytetarë të Kosovës nga Turqia, e të cilët kanë qenë atje për trajtim shëndetësor.

13:14
Koronavirus në Spanjë/ 3.968 të infektuar në 24 orët e fundit, rritet bilanci i viktimave

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka publikuar shifrat zyrtare më të fundit, këtë të martë, ku numri total i të prekurve ka arritur në 204.178 persona, 3.968 më tepër se dje.

12:52
OBSH: Dalja nga izolimi duhet të jetë graduale

Shumë vende planifikojnë ose kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e koronavirusit, ndërkohë në anën tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kërkuar që ky proces të bëhet në mënyrë graduale.

07:43
Mbi 42 mijë të vdekur/ SHBA nuk i përfill shifrat, 3 shtete nisin hapjen

Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja dhe të vdekurve nga koronavirusi në mbarë botën. Sipas të dhënave të publikuara nga universiteti John Hopkins, numri total i të infektuarve është 2 milion 478 mijë e 153 të infektuar, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 170 mijë e 368 persona.

04:11
Ilaçi remdesivir me rezultate shpresëdhënëse ndaj koronavirusit

Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral Remdesivir arriti të parandalojë përparimin e koronavirusit. Në njoftimin e bërë nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse thuhet se ilaçi u testua tek majmunët, të cilët nuk patën vështirësi në frymëmarrje apo ndonjë dëmtim të mushkërive. Një studim i ri tregon se ilaçi eksperimental antiviral i kompanisë Gilead Sciences Inc, remdesivir, parandaloi përparimin e koronavirusit tek majmunët, njoftoi të premten Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID).

E hënë, 20 Prill 2020
22:42
OBSH alarmon për koronavirusin: Më e keqja ende nuk ka ardhur

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) Tedros Adanom Gebrejesus, deklaroi sot se më e keqja nuk ka ardhur sa i përket pandemisë me koronavirusin e ri.

21:40
Turqia ndërton spitalin ‘COVID’ në aeroportin e Stambollit

Pamjet e publikuara nga autoritetet turke të aviacionit tregojnë ndërtimin e një spitali për trajtimin e koronavirusit në aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit, raportojnë mediat lokale.