Zelanda e Re po e përballon pandeminë e koronavirusit duke e kaluar pa dëme të rënda. Në 24 orët e fundit në Zelandën e Re janë shënuar 2 të vdekur.

Tani numri total i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 11. 7 nga viktimat kanë ndërruar jetë gjatë kurimit në banesat e tyre. Zelanda e re ka në total 1 mijë e 409 raste të konfirmuara dhe më shumë se 800 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 8 raste të reja.

Top Channel