Është rritur sërish bilanci i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në Belgjikë.

Numërohen mbi 5,000 persona (ekzaktësisht 5,163), të cilët kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusitt, njoftojnë autoritetet shëndetësore.

Kjo shifër paraqet një normë të lartë të vdekshmërisë për kokë banori, në krahasim me shumicën e vendeve të tjera evropiane.

Në një konferencë për media të premten, autoritetet shëndetësore thanë se janë regjistruar 313 viktima në 24 orët e fundit, që e rrisin në 5,163 numrin e përgjithshëm të tyre.

1,329 ishin rastet e reja të konfirmuara me Covid-19 në 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të të infektuarëve në 36,138.

Gjysma e viktimave janë regjistruar në shtëpitë e pleqëve dhe gjysma tjetër në spitale.

Top Channel