Humbja ndaj Benficas në mbrëmjen e së mërkurës ka ngritur shumë dyshime për Milanin e Amorim. Bashkëkombasi i tij, Marco Silva me skuadrën portugeze i dha një leksion të mirë futholli. Ruben Amorim në sfidën e parë evropiane me Milanin kuptoi shumë pak.

Edhe një herë kuqezinjtë bënë një paraqitje për të ardhur keq si në ndeshjen e së shtunës në Olimpico.

Benfica ishte padrone absolute e fushës; sinjali i frikshëm është se pas golit të Lukebakio i shkoi shumë pranë golit të dytë dhe nuk pësoi golin e barazimit. Dhe më pas seria e zëvendësimeve, por që nuk kishte prekjen magjike si ndaj Lazios. Goli i dytë i Kaminskit, 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë me mbrojtjen në superioret numerik mbylli llogaritë.

U fol për një qasje të gabuar; në fakt në asnjë nga  5 ndeshjet zyrtare të luajtura në të gjitha kompeticionet nuk ka mundur të shënojë në pjesën e parë. Gonçalo Ramos, blerja më e kushtueshme në historinë kuqezi, kundër Benfica së tij, nuk e pa thuajse fare portën kundërshtarëve dhe bilanci i tij në këtë muaj të parë nuk duket se e justifikon investimin prej rreth 75 milionë. Sigurisht nuk ka humbur shanse të mëdha shënimi duke qenë se rastet që ka pasur kanë qenë të pakta. Në ndeshjen me Benfica sulmi u zgjua pak me hyrjen( e vonë) në fushë të Saelemaekers dhe Pulisic. Dhe fakti që i vetmi qendërsulmues është Camarda 18 vjeç, ngre pikëpyetje të tjera

Por ‘lajmi’ i vërtetë i mbrëmjes, ndoshta është se Luka Modriç qëndroi të 90 minutat në stol; në Romë qëndroi në dhomat e zhveshjes, në San Siro qëndroi gjatë gjithë ndeshjes i ulur. A do ta kthejë kjo humbje(e para nën drejtimin e Amorim) kroatin në qendër të lojës kuqezi? Përpara pauzës së kombëtareve, të dielën është në program Milan-Lecce. Në dukje një ndeshje pa histori, por që mund të jetë një pikë kthese e rëndësishme në të mirë e në të keq

Top Channel