Kuvendi i Republikës së Kosovës është konstituuar, ndërsa procesi i zgjedhjes së nënkryetarëve ka përfunduar pa zgjedhjen e kandidatit të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Emilia Rexhepi është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve joserbe.

Nga radhët e komunitetit serb, nënkryetare është zgjedhur Tanja Vujoviç, e cila mori 62 vota për, gjashtë kundër dhe tri abstenime.

Ndërkohë, kandidatët e tjerë nga komuniteti serb nuk arritën të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur në postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Pas përfundimit të votimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, deklaroi se me këtë rast Kuvendi i Kosovës konsiderohet i konstituuar.

“Me këtë rast konstatoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar”, tha Haxhiu.

Kësisoj, Kuvendi është konstituuar, por PDK-ja mbetet pa përfaqësues në postin e nënkryetarit.

Top Channel