Drejtori i CIA-s zbarkon papritur në Moskë/ Mediat e huaja: John Ratcliffe mund të jetë takuar me Putinin, në fokus Ukraina dhe NATO
Një aksident tragjik ndodhi në Aeroportin Ndërkombëtar Montreal-Trudeau në Kanada, ku një punonjës i kompanisë së shërbimeve tokësore humbi jetën gjatë operacioneve në pistë, pak para nisjes së një avioni të kompanisë franceze French Bee me destinacion Parisin.
Sipas raportimeve fillestare, punonjësi pësoi lëndime të rënda gjatë operacioneve në pistë, ndërsa avioni Airbus A350 i French Bee ishte duke u zhvendosur përpara nisjes.
Punonjësi u transportua me urgjencë në spital, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Sipas raportimeve të mediave kanadeze, punonjësi dyshohet se u pengua ndërsa avioni ishte në lëvizje, duke u goditur dhe duke përfunduar poshtë tij.
UPDATE: Montréal-Trudeau International Airport’s authority has confirmed Tuesday morning that the ground marshaller who was struck by the French bee A350-900 was rushed to hospital but sadly succumbed to the injuries.
The employee has died following the incident.
Video show the… https://t.co/uINf3Mx3lh pic.twitter.com/ojj4MTJ0vV— Turbine Traveller (@Turbinetraveler) August 25, 2026
Një pasagjer në bord përshkroi momentet e panikut pas incidentit, duke thënë se disa persona nisën të bërtisnin kur kuptuan se çfarë kishte ndodhur.
Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit nuk pësuan lëndime.
Pas incidentit, pasagjerët u morën në kujdes nga kompania French Bee dhe ekipet e aeroportit.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit dhe mënyrën se si ndodhi incidenti gjatë operacioneve në pistë.
Top Channel